Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmim. Sipas Policisë ngacmimi është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur që nga data 5 shkurt. Por është raportuar në polici më 15 shkurt.
“Njësitet e hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në vazhdimësi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit thuhet se është dërguar në mbajtje.