Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës do të prezantohet të shtunën, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
“Federata e Futbollit e Kosovës, nesër, do të bëjë prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kombëtares.
Prezantimi para mediave do të bëhet në orën 14:00 në hotel “Emerald””, ka njoftuar FFK.
FFK nuk ka përmendur ndonjë emër, por është Franco Foda ai që është përmendur për ta marrë drejtimin e skuadrës. /Kosovatimes/