Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë dy prej pikave kryesore të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon.
“Kryeministri Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.