By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis Konferenca e Sigurisë në Munih
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Nis Konferenca e Sigurisë në Munih
Ballina 2Rajon / Botë

Nis Konferenca e Sigurisë në Munih

Kosova Times
Last updated: 2024/02/16 at 9:20 AM
Kosova Times Published February 16, 2024
Share
SHARE
Konferenca e Sigurisë së Munihut nis më 16 shkurt në një kohë kritike, përderisa në Shtetet e Bashkuara po vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale ku ka të ngjarë që sërish të përballen presidenti Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump. Punimet e kësaj konference po mbahen edhe në kohën kur në Kongresin amerikan ka ngecur një paketë për ndihmë ushtarake për Ukrainën.Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, parashihet që t’i adresohet konferencës në ditën hapëse, ndërkaq një ditë më vonë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të bëjë paraqitjen e parë fizike në këtë konferencë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.Vlerësohet se 50 udhëheqës botërorë do të marrin pjesë në këtë ngjarje vjetore, që e cilëson veten si forumin kyç në botë ku debatohet për politikën ndërkombëtare të sigurisë. Qeveritë e Rusisë dhe Iranit nuk janë ftuar.Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbinë presidenti i saj Aleksandar Vuçiq. Pjesëmarrja e tyre në të njëjtin forum po ndodh në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur për shkak të një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar pagesat me dinarin serb. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 1 shkurt në mes të kritikave ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrje të vendimit ka ndikuar në cilësinë e raporteve mes Uashingtonit dhe Prishtinës.Ndërkaq, numri dy i politikës amerikane, Kamala Harris, e cila ka marrë pjesë në Munih edhe më 2022 dhe 2023, kësaj radhe përballet me vështirësi të tjera. Ajo këtë vit përballet me detyrën që të sigurojë aleatët se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të mbrojtur sigurinë e tyre pasi Trump, që konsiderohet kandidati kryesor për të fituar nominimin e republikanëve për president, ka vënë në pikëpyetje mbrojtjen e aleatëve të NATO-s – të aleatëve që dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre – nga një pushtim i mundshëm nga Rusia.Harris planifikon të zotohet se ShBA-ja kurrë nuk do të largohet nga obligimet e saj ndaj NATO-s dhe do të krahasojë angazhimin e Bidenit për angazhim global me pikëpamjet izoluese për Trumpin, citohet të ketë thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nga Reuters.“Nënpresidentja do të riangazhohet për të mposhtur ideologjitë e dështuara të izolacionizmit, autoritarizmit dhe unilateralizmit… dhe do t’i denoncojë këto qasje shkurtpamëse ndaj politikës të jashtme, që janë të rrezikshme dhe destabilizuese”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.Harris pritet të takohet me Zelenskyn gjatë konferencës, tha Shtëpia e Bardhë.Asaj në Munih do t’i bashkohet sekretari amerikan i Shtetit, i cili një ditë më parë qëndroi në Shqipëri, ku tha se Uashingtoni dhe Tirana kanë një “partneritet të jashtëzakonshëm”.Nënpresidentja amerikane po ashtu pritet të shpreh besimin se populli amerikan do të vazhdojë të mbështesë qasjen e administratës Biden ndaj Ukrainës.Ukraina, që varet shumë nga ndihma ushtarake dhe ekonomike që merr nga aleatët perëndimorë, po përballet me mungesë të municioneve dhe pajisjeve ushtarake në fushëbetejë dhe tani po përballet edhe me luftime intensive në qytetin lindor të Avdijivkës.Kievi po ashtu me dëshpërim po kërkon që të rimbushë furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të mbrojë civilët dhe infrastrukturën që goditen pothuajse përditë nga granatimet ruse dhe sulmet me dronë.Harris me siguri do të pyetet për paketën e ndihmës ushtarake në vlerë prej 95.34 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin që Senati, i udhëhequr nga demokratët, e miratoi më 13 shkurt. Por, kjo paketë mund të mos dërgohet asnjëherë për votim në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, pasi këtë ndihmë e kundërshton Trumpi.Ndërkaq, aleatët evropianë të Ukrainës kanë nisur të rrisin mbështetjen e tyre për Kievin.Para shkuarjes në Munih, Zelensky fillimisht pritet që më 16 shkurt të qëndrojë në Berlin, ku do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Lideri ukrainas më pas do të shkojë në Paris për nënshkrimin e një pakti të sigurisë me homologun e tij francez, Emmamuel Macron, kanë konfirmuar zyra e Zelenskyt dhe ajo e Macronit.Berlini nuk ka publikuar detaje për takimin Zelensky-Scholz, por Gjermania po ashtu është duke negociuar një marrëveshje të sigurisë me Kievin.Konferenca mbahet në kohën kur po vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.Si lufta në Ukrainë, ashtu edhe ajo në Gazë, kanë rritur frikën se mund të zgjerohen dhe ka të ngjarë që këto çështje të trajtohen gjatë konferencës në Munih.Konferenca e Sigurisë në Munih do të mbyllë punimet më 18 shkurt.

You Might Also Like

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Kosova Times February 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Tiranë, Kuvendi miraton rezolutë për antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Kosova Times Kosova Times May 27, 2024
Elita e futbollit vazhdon sot me dy ndeshje interesante
Irani nuk e njehe aneksimin e Krimesë dhe katër rajoneve të tjera të Ukrainës
Pingpong, u zhvillua turneu “Dita e Çlirimit të Kosovës”
Shtypi gjerman për fyerjen e Analena Berbok në televizionin serb: Vuçiç bën gjithmonë aq sa është absolutisht e nevojshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?