By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Senatorët e ShBA-së rrisin presionin ndaj Hungarisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Senatorët e ShBA-së rrisin presionin ndaj Hungarisë
Uncategorized

Senatorët e ShBA-së rrisin presionin ndaj Hungarisë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/16 at 2:21 PM
Kosova Times Published February 16, 2024
Share
SHARE

Një delegacion i përbërë nga senatorët e dy partive në Kongresin amerikan do të vizitojë Hungarinë të dielën, më 18 shkurt, në kohën kur po rritet presioni ndaj Budapestit për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO kur Parlamenti i shtetit të kthehet nga pushimi dimëror.

Hungaria është shteti i vetëm i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë, një proces që kërkon mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Kjo ka tensionuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe ka rritur shqetësimet në mesin e aleatëve.

Suedia ka aplikuar për t’iu bashkuar NATO-s në maj të vitit 2022, e shtyrë nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka raporte më të mira me Rusinë sesa me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shumicën e anëtarëve të NATO-s, ka deklaruar se Qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në aleancë, por në Parlament ende nuk është marrë një vendim për këtë.

Ambasada amerikane në Budapest njoftoi se senatorët do të udhëtojnë për në Hungari “me mision të përqendruar në çështjet strategjike me të cilat përballen NATO-ja dhe Hungaria”.

Pranimi i Suedisë në NATO është një çështje që në mënyrë të drejtpërdrejtë prek sigurinë kombëtare të ShBA-së dhe po ashtu sigurinë e aleancës në tërësi, tha më herët gjatë këtij muaji ambasadori amerikan, David Pressman.

Pranimi i Suedisë në NATO mund të ratifikohet kur Parlamenti hungarez të rinisë punën në fund të shkurtit, ka thënë Grupi Parlamentar i partisë në pushtet, Fidesz.

You Might Also Like

Rritje e rasteve të vjedhjeve: Tre të mitur arrestohen në Prishtinë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, tre në pranga dhe katër nën hetim

Redaksia qendrore miraton fjalësin përfundimtar të Enciklopedisë shqiptare

Fituesi i lotarisë (80) financoi rrjetin më të madh të ilaçeve të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar

Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh

Kosova Times February 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia apelon: Respektoni rregullat e trafikut, shmangni aksidentet fatale

Kosova Times Kosova Times February 26, 2024
Mblidhet Qeveria e Kosovës
Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Jam i shqetësuar për situatën në veri
Horoskopi ditor për 15 Tetor
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Bisedimi Trump-Putin ishte një dështim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?