By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës
January 11, 2026
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Blinken uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë
Ballina 1Lajme

Blinken uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/17 at 12:00 PM
Kosova Times Published February 17, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar qytetarët e Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar “partneritetin tonë të qëndrueshëm”.

Sipas tij, partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është i bazuar në mirëkuptim reciprok, vlera të përbashkëta dhe miqësi mes dy popujve.

“Derisa ju vazhdoni të bëni përparim drejt forcimit të institucioneve demokratike dhe në promovimin e sundimit të ligjit, ne do të vazhdojmë të mbështesim një Kosovë multietnike”, tha Blinken.

Kryediplomati amerikan përsëriti qëndrimin e shprehur një ditë më parë nga presidenti Joe Biden, lidhur me dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA-ja inkurajon Kosovën që të zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, në rrugën drejt një njohjeje eventuale reciproke”, u tha në deklaratën e lëshuar nga Blinken.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve, me lehtësim të BE-së, që nga viti 2011. ShBA-ja e mbështet këtë proces, por nuk është pjesë e tij.

Palët ndër vite kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar në praktikë. Një prej marrëveshjeve që faktori ndërkombëtar i kërkon me ngulm Kosovës që ta zbatojë është ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës ka shprehur drojën se një asociacion i tillë njëetnik mund të dëmtojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Po ashtu, vitin e kaluar palët arritën një marrëveshje në rrugën drejt normalizimit dhe u pajtuan edhe për aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

BE-ja ka thënë se marrëveshja, që nuk është nënshkruar por është obligative për palët, ende nuk ka nisur të zbatohet.

Blinken tha po ashtu se Shtetet e Bashkuara besojnë se e ardhmja e Kosovës është në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

“Mezi pres të thellojmë partneritetin tonë duke forcuar demokracinë dhe duke krijuar kushte për Kosovën dhe qytetarët e saj që të prosperojnë në një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, tha kryediplomati amerikan.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Më herët gjatë ditës, në ceremonitë për të shënuar 16-vjetorin e pavarësisë, krerët shtetërorë të Kosovës falënderuan aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë që ndihmuan në çlirimin e Kosovës dhe në shpalljen e pavarësisë.

You Might Also Like

Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar

Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë

Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

Kosova Times February 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza në Prishtinë: E kemi fokusin që të zhvillohet ekonomia

Kosova Times Kosova Times January 29, 2025
Nga Beogradi në Prishtinë, vajzat e Pretty Loud luftojnë paragjykimet
Refuzoi të nënshkruante tjetër kontratë, `Trainkos` e pushon nga puna
Stano: Jemi në pritje të raportit zyrtar për hetimet në Banjskë
Kurti: Me Shqipërinë kemi nënshkruar 184 marrëveshje dhe protokolle
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?