By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë do të ndryshojë vdekja e Navalnyt dhe çfarë jo?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë do të ndryshojë vdekja e Navalnyt dhe çfarë jo?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë do të ndryshojë vdekja e Navalnyt dhe çfarë jo?

Kosova Times
Last updated: 2024/02/17 at 6:10 PM
Kosova Times Published February 17, 2024
Share
SHARE

Për më shumë se një dekadë, e sidomos që nga burgosja e tij më shumë se tre vjet më parë, Aleksei Navalny ishte një faktor i rëndësishëm për politikën e Kremlinit. Një kundërshtar i pakompromis, vizion i të cilit ishte një Rusi ndryshe nga ajo që udhëheq Vladimir Putin.

Vdekja e tij ndodhi në kohën kur kjo Rusi vazhdon të transformohet në një vend, ku zërat e pavarur nuk tolerohen dhe zgjedhjet kontrollohen rreptë, për të mbajtur larg çdo alternativë tjetër.

Për më tepër, Rusia, tash e dy vjet, është e angazhuar në pushtimin e plotë të Ukrainës.

Tani, me vdekjen e kritikut më të zëshëm të Kremlinit, a do të ndryshojë ndonjë gjë prej këtyre dhe, nëse po, në çfarë mënyre?

Gjëja e parë që duhet shikuar, është fushata për zgjedhjet presidenciale të 15-17 marsit – tashmë vetëm një muaj larg.

Marrë parasysh kontrollin e ngushtë të shtetit mbi politikën dhe median, Putin sigurisht se do të fitojë, por analistët thonë se Kremlini dëshiron që ai të fitojë me një diferencë që u tregon rusëve dhe botës se nuk ka alternativë.

Kjo doli më shumë në pah kur Boris Nadezhdin – i vetmi kandidat i mundshëm, i cili është kundër luftës në Ukrainë – u ndalua të marrë pjesë në zgjedhje këtë muaj.

Autoritetet e morën vendimin pasi një numër i madh rusësh gjetkë, u pa duke mbledhur nënshkrime për kandidaturën e tij. Putini dhe Kremlini mund të jenë trembur se ai mund të merrte një numër të konsiderueshëm votash.

Navalny, të cilit iu ndalua të sfidonte Putinin në zgjedhjet e fundit, më 2018, shprehu mbështetje për një iniciativë që u bën thirrje rusëve të paraqiten në qendrat e tyre të votimit në orën 12:00, në ditën e fundit të zgjedhjeve të ardhshme. Protesta u kodua si “Mesdita kundër Putinit”.

Vetë Navalny, në disa raste, kishte thënë se kushtet e tmerrshme në burg dhe trajtimet e ashpra që i bënin, kishin për qëllim që ta vrisnin. Dhe, disa analistë dhe kritikë të Kremlinit e lidhin tani vdekjen e tij direkt me zgjedhjet në të cilat Putin – i cili ka qenë herë president, herë kryeministër që nga viti 1999 – pritet të sigurojë një mandat 6-vjeçar.

“Të martën dëgjova një audio-regjistrim të zërit të tij në një nga seancat e shumta gjyqësore, në të cilat ai ka marrë pjesë. Ishte zëri i një njeriu të gëzuar, energjik dhe të shëndetshëm”, tha për Deutsche Wellen politologia Yekaterina Shulman.

“Kjo do të thotë se ai u vra. Ai u vra që të mos ndërhynte në fushatën zgjedhore. Kjo është ajo që qëndron në sipërfaqe dhe nuk mund të injorohet”, sipas saj.

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjat i naftës dhe aktivist opozitar rus, i cili jeton në mërgim, u bëri thirrje rusëve që ta shkruajnë emrin e Navalnyt në fletët e votimit kur të votojnë.

Por, një akt i tillë, e sidomos protestat në rrugë për zgjedhjet, për fatin e Navalnyt ose për luftën në Ukrainë, paraqesin rrezik të madh për rusët.

“Në njërën anë, njerëzit tani do të kenë edhe më pak dëshirë për të votuar për Putinin; në anën tjetër, veprimi aktiv kundër [zgjedhjeve] do të bëhet edhe më i frikshëm”, shkroi analisti politik, Abbas Gallyamov, në Telegram.

“Një pikëpamje optimiste është se vdekja e Navalnyt mund të injektojë një jetë të re te Nadezhdini… dhe të lindë një lëvizje e vërtetë. Sipas një pikëpamjeje pesimiste, Nadezhdin do të heshtet, qoftë nga frika, qoftë me metoda më radikale dhe potencialisht të përhershme”, tha Samantha de Bendern, bashkëpunëtore në institutin britanik, Chatham House.

Në fakt, vdekja e një njeriu që simbolizonte opozitën ndaj zgjedhjeve jokonkurruese, mund të shërbejë vetëm për të rritur rrezikun e protestave për zgjedhje – ose për çdo gjë tjetër.

“Në një kohë, Navalny ishte i dobishëm për Rusinë, si shenjë se opozita ndaj Putinit tolerohej. Kjo dobi mori fund shumë kohë më parë”, tha Keir Giles, këshilltar i lartë në Chatham House.

“Tani, Rusia ka braktisur çdo pretendim se është diçka tjetër, pos një regjim represiv. Rusia është kthyer në zonën e saj të rehatisë historike, të vrasjes së kundërshtarëve brenda dhe jashtë vendit, pa u shqetësuar dhe pa u brengosur për dënimin ndërkombëtar”, shtoi Giles.

Navalny u bë kritik i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe vdekja e tij duket se nuk ka gjasa të ketë ndonjë efekt në ndjekjen e qëllimeve të Kremlinit atje. Por, jehona jashtë vendit mund të luajë rol të madh në vazhdimin e mbështetjes perëndimore për mbrojtjen e Ukrainës.

Cilido qoftë shkaku i vdekjes së Navalnyt, ai përbën një sfidë për Putinin dhe shtetin, sipas Tatyana Stanovayas, eksperte për Kremlinin dhe analiste në Qendrën Carnegie.

“Navalny ishte një figurë e rëndësishme dhe historike, që mishëronte një qëndrim të palëkundur politik kundër Putinit dhe përfaqësonte alternativën më të rëndësishme ndaj regjimit të Putinit. Fama e tij e pakrahasueshme, rëndësia që kishte tek elitat dhe përfshirja në politikën e brendshme e dalluan atë nga çdo figurë tjetër opozitare”, shkroi ajo në X.

“Dhe kjo krijon një problem të madh politik për regjimin – atij do t’i duhet të merret me trashëgiminë e Navalnyt”, sipas saj.

Por, mënyra se si Kremlini do të përpiqet ta trajtojë këtë sfidë, nuk është vështirë të parashikohet, shtoi ajo.

“Nuk kam dyshim se shumë shpejt do të jemi dëshmitarë të një vale të madhe represionesh e bastisjesh”, tha Stanovaya.

Vëzhgues të shumtë thanë se, pa marrë parasysh nëse vdekja e Navalnyt do të sjellë ndonjë ndryshim ose jo, ajo është një nga shenjat më të errët të një kohe të errët.

“Navalny po luftonte për një Rusi të bukur të së ardhmes dhe u dërmua nga Rusia e tmerrshme e së shkuarës dhe tashmes. Një e ardhme për këtë Rusi ekziston vetëm për një njeri – Putinin”, tha Alena Epifanova, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë. “Ai është gati të vrasë këdo që i del në rrugë. Sot e dëshmoi sërish”.

You Might Also Like

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës

Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë

Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Kosova Times February 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Barcelona fiton në fund ndeshjen e nisur keq

Kosova Times Kosova Times April 29, 2024
Ukraina rrëzon një dron të sajin në Kiev (Video)
Lirohet për qarkullim tuneli afër liqenit të Ujmanit
Belgjika refuzon zhvillimin e ndeshjes me Izraelin për arsye sigurie
Refuzohet kërkesa për masë të sigurisë ndaj vendimit të ZRRE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?