By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm
December 9, 2025
Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve
December 9, 2025
Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë
December 9, 2025
Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës
December 9, 2025
Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-gjyqtari Nexhmedin Bunjaku kujton futbollin nën “pendrekun” serb
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Ish-gjyqtari Nexhmedin Bunjaku kujton futbollin nën “pendrekun” serb
Sport

Ish-gjyqtari Nexhmedin Bunjaku kujton futbollin nën “pendrekun” serb

Kosova Times
Last updated: 2024/02/17 at 4:04 PM
Kosova Times Published February 17, 2024
Share
SHARE
Ndalimi ishte pësimi më i vogël të luaje futboll në Kosovën e pushtuar nga Serbia. Pësimet e mëdha ishin arrestimi, rrahja e ofendimi. Të luaje futboll në Kosovë asokohe ishte sikur të bëje ndonjë krim dhe Policia serbe vazhdimisht ishte e angazhuar për moslejimin e ushtrimit të futbollit po edhe të sporteve të tjera. Kjo qasje e zbatuar nga Serbia ishte nga data 13 shtator e vitit 1991, kur futbolli i Kosovës u organizua ndaras nga ai i Jugosllavisë së prishur e deri në vitin 1998, kur vendi u përfshi në luftë të armatosur dhe nuk kishte kushte për futboll.

No description available.

Nexhmedin Bunjaku, një gjyqtar futbolli në Kosovën e paraluftës, sot me rastin e Përvjetorit të gjashtëmbëdhjetë të Kosovës shtet, ka kujtuar sakrificën e të marrurit me futboll në vitet e nëntëdhjeta.

Ai kishte qenë duke e ndarë drejtësinë në një nga ndeshjet nëpër terrene të improvizuara si fusha, kryesisht livadhet ku më herët kishin kullotur bagëtia. Derisa ndeshja zhvillohej policët ishin futur në fushë. Bunajku i kishte vërejtur policët, por  nuk i kishte mëshuar bilbilit për ta ndërprerë ndeshjen. Polici i kishte rënë bilbilit të tij. Prapë lojtarët nuk e kishin ndalur lojën. Tek pasi policët e kishin mësyrë gjyqtarin ai e kishte ndërprerë ndeshjen. E kishin marrë gjyqtarin dhe e kishin dërguar në fshatin Babush të Muhaxhirëve. Ai ishte goditur disa herë nga Bobani, një polic serb për të cilin thuhej se e kishte vrarë një fëmijë në Kaçanik. “Bobani më tha: vetëm edhe një herë të pashë  në fushë me bilbil në gojë duke gjykuar ndeshje, unë me këtë revole që e kam në dorë do të vras”, ka kujtuar ai. “Policët ndërprenin ndeshjet dhe debatin e bënin me organizatorët. Gjithmonë në fjalorin e tyre mbizotëronin ofendimet personale dhe shfryerjet ndaj ‘Republikës së Kosovës’. ‘Pse luani ilegalisht? Ju duhet të hyni në Ligën e Serbisë; ju kurrë s’do të keni shtetin tuaj’, ka kujtuar Bunjaku.

No description available.

Kosova ishte çliruar nga Serbia më 1999, por futbolli i Kosovës kishte mbetur i izoluar edhe për më shumë se një dekadë. Më 2016 shteti i krijuar më 2008 ishte antarësuar në UEFA dhe në FIFA.Ish-gjyqtari nga Gjilani, i cili sot jeton në Holandë, ka thënë se kur kujtohet e kaluara, përkatësisht sakrificat e futbollistëve në kohën e okupimit, sot në gjendjen e lirisë duhet angazhuar shumëfish më shumë për zhvillimin e futbollit dhe të sportit në përgjithësi në Kosovë.“Sot për fat të mirë jemi në situatë krejt tjetër. Gjendja e sotme duhet shfrytëzuar për të ecur përpara dhe e kaluara me shumë sakrifica duhet të jetë motiv për arritje”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Osmani viziton Dritën, e përgëzon për suksesin në Evropë

FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit

Kurti: Për transformimin e stadiumit të Prizrenit mbi 12 milion euro

Bullgaria shpallet kampione e IHF Trophy U17 në Prishtinë, Kosova e treta

Karateisti Islam Selmani shpallet nënkampion bote në Kajro

Kosova Times February 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të afërmit ndihmojnë në hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times November 9, 2022
Orbani mbërrin në Moskë, BE-ja vazhdon të distancohet nga ai
Hjulmand nuk është më komisari teknik i Danimarkës
Arrestohen dy burra, sulmojnë një grua në Prishtinë
Ministri turk tejkalon shpejtësinë në autostradë. Ai dëgjoi popullore dhe fjalimet e Erdoganit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?