By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krerët e shtetit urojnë Ditën e Pavarësisë,nderojnë të gjithë kontribuuesit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krerët e shtetit urojnë Ditën e Pavarësisë,nderojnë të gjithë kontribuuesit
Ballina 1Lajme

Krerët e shtetit urojnë Ditën e Pavarësisë,nderojnë të gjithë kontribuuesit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/17 at 10:54 AM
Kosova Times Published February 17, 2024
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, pas ceremonisë së ngritjes zyrtare të flamurit të Kosovës, me rastin e shënimit të 16-vjetorit të shtetësisë, kanë uruar të gjithë qytetarët e Republikës për Ditën e Pavarësisë, derisa kanë përkujtuar të gjithë ata që punuan dhe u flijuan për këtë ditë.

Presidentja e vendit ka thënë se sot shënohet e arritura më e madhe historike e popullit tonë, teksa ka këmbëngulur se Kosova asnjëherë nuk do të bëjë hapa prapa.

“Shënojmë ditën kur shteti ynë u shpall i pavarur, sovran i lirë e demokratik. Në këto 16 vite të shtetit tonë, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe e vendosur për të treguar para botës që jo vetëm e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj por është edhe kontribuuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj. Dua të uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse gjithsecili prej tyre ka dhënë një kontribut të  çmuar që sot ne ta gëzojmë shtetin tonë, por në veçanti dua të kujtoj ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre, që ne sot të jetojmë të lirë, të gjithë dëshmorët e kombit dhe martirët e republikës sonë”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ajo tutje ka theksuar se “sot e kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentit Ibrahim Rugova dhe sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e Familjes Jashari dhe të gjithë ushtarëve UÇK-së në krye me kryekomandantin legjendar, Adem Jashari”.

“Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën, për shtetin që sot e gëzojmë e festojmë, dhe i cili do të vazhdojë të ecë përpara pa bërë asnjëherë hapa prapa”, ka shtuar Osmani.

 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se sot së bashku me presidenten e vendit, kryeministrin, kabinetin qeveritar, ushtrinë e ngritën flamurin e Republikës për nder të Ditës së Pavarësisë.

“Kjo është dita më e rëndësishme e shtetit tonë, 16 vite më parë lindi Republika e Kosovës. Sot është jo vetëm ditë e festimit, por edhe e reflektimit, e falënderimeve dhe mirënjohjeve. Falënderimi i parë shkon për ata dëshmorë dhe martirë që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë dhe për të gjithë ata veprimtarë e aktivistë politikë të cilët nuk kursyen asgjë që shteti jonë të krijohet. E padyshim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët na ndihmuan që të lind Republika e Kosovës. Prandaj gëzuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës kjo ditë e rëndësishme”, ka thënë Konjufca.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti rikujtoi se para një muaj u përkujtua 25 vjetori i masakrës së Reçakut, derisa pas tri javësh tha se do të përkujtojmë 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, e pas katër muajsh do të shënohet 25 vjetori i çlirimit.

“Pra, rezistenca e  çlirimi i paraprinë pavarësisë, të cilën e gëzojmë sot dhe e forcojmë nëpërmjet institucioneve të shtetit, zhvillimit ekomomik, progresit demokratik e shoqëror. Ky 16 vjetor e zë Kosovën me pasaportë të fuqishme si asnjëherë më parë, duke mundësuar që qytetarët e saj të lëvizin të lirshëm në 35 vende. Gjithashtu edhe në aspektin ekonomik, demokratik por edhe në aspektin e sigurisë dhe të integritetit mund të themi, e duhet të themi se republika jonë e përbashkët asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, e sigurt e lirë dhe demokratike”, ka theksuar i pari i ekzekutivit.

Tutje Kurti iu shprehu lavdi e mirënjohje të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që punuan e u flijuan për Republikën e Kosovës.

“Duke i përkujtuar ata, ne ja përkujtojmë vetes edhe çfarë  çmimi të lartë kemi paguar për të arritur këtu, por edhe njëkohësisht edhe rrugën që do ta vazhdojmë sigurisht drejt integrimeve evropiane e euroatlantike, për  çka një falënderim i veçantë shkon partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtar që na mbështetën e na ndihmuan. Të arriturat i mbrojmë, sfidat i tejkalojmë e sukseset i shtojmë bashkë. Gëzuar”, ka theksuar Kurti para medieve pas ceremonisë së ngritjes së flamurit të shtetit.

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times February 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot i vranët dhe me shi

Kosova Times Kosova Times March 28, 2025
Vazhdojnë protestat ndaj profesor Krasniqit, i bllokohet zyra
Britania: Kina ka mbyllur stacionet jozyrtare policore
Loriana Kuka e nis me fitore në ‘Paris 2024’, mund sllovenen
Bislimi: I kemi ndërmarrë masat, qytetarët të festojnë me zemër jo me armë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?