By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?
December 15, 2025
Një dokument identifikimi i klubit serb të gjuetisë u gjet në portofolin e sulmuesit të Sidneit, ai ishte anëtar i tij
December 15, 2025
SHBA: I dyshuari i arrestuar për masakrën e Brown lirohet – Ku po shkojnë hetimet?
December 15, 2025
Kërcënimi i Rusisë është “agresiv”: Çfarë thotë kreu i ri i MI6
December 15, 2025
(VIDEO) Momenti i rënies se aeroplanit më të madh të transportit ushtarak rus: U nda përgjysmë në ajër
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lanë Gjermaninë e Finlandën: Dy të rinj rrëfejnë përse u kthyen në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lanë Gjermaninë e Finlandën: Dy të rinj rrëfejnë përse u kthyen në Kosovë
Ballina 1Lajme

Lanë Gjermaninë e Finlandën: Dy të rinj rrëfejnë përse u kthyen në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/17 at 5:19 PM
Kosova Times Published February 17, 2024
Share
SHARE
Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës… Ikja e të rinjve nga Kosova drejt Perëndimit ka ngritur shqetësim se “kriza e punëtorëve” në vend do të përkeqësohet. Por, historitë e ikjes nga vendlindja i shoqërojnë edhe rrëfime të të rinjve që provuan jetesën jashtë Kosovës dhe nuk duruan gjatë deri në blerjen e biletës së kthimit për në shtëpi.Numri i saktë i personave që janë kthyer në Kosovë nga vendet e Perëndimit, nuk dihet. Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, në pikat kufitare të Kosovës u ripranuan 90 persona nga shtete të ndryshme.Ndërkohë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se në mesin e mbi dhjetë mijë imigrantëve në Kosovë gjatë vitit 2022, përfshihen edhe të kthyerit apo të riatdhesuarit.Por, edhe pse numri i saktë i tyre nuk dihet, rrëfimet e të kthyerve në Kosovë mbartin disa ngjashmëri: mallin për të afërmit, jetën e ngarkuar nga puna dhe ankesat për çmimet e taksat e shtrenjta.Nga Gjermania në Rahovec: “E dëgjova zemrën time”Dy ndërhyrje të njëpasnjëshme kirurgjike e detyruan Neki Hotin nga fshati Ratkoc i Rahovecit të mendonte për një jetë që s’e kishte dashur kurrë.
Neki Hoti duke punuar në Gjermani.
Neki Hoti duke punuar në Gjermani.
“Operacioni i dytë më ka kushtuar shumë. Për fat të mirë, shpëtova. Kurrë nuk kam pasur dëshirë të shkoj të jetoj në kurbet. Por, pastaj aplikova për vizë pune katër herë”, kujton 36-vjeçari.Aplikimi i katërt i Nekiut pati sukses. Më 10 tetor të vitit 2022, ai udhëtoi për në Shtutgart të Gjermanisë, me një kontratë pune. Ai do ta bënte të njëjtën punë sikurse në Kosovë: do të punonte në fasada të ndërtesave.Por, ajo ditë, pavarësisht të gjitha përgatitjeve, ia ka lënë një shije të hidhur në mendje.“Më la përshtypje jo të mira dita e parë, se këtu i lashë prindërit dhe gruan me tre fëmijët, pa ndihmën e askujt. Ata mua më kishin krah të djathtë për gjithçka”, rrëfen ai për Radion Evropa e Lirë.Edhe pse kishte rreth vetes familjarë të tjerë në Gjermani, si dhe shokë të tjerë nga fëmijëria në Rahovec, ai nisi të fillonte të mendonte për kthimin në Kosovë qysh pesë muaj më vonë.
Neki Hoti duke punuar në Kosovë, pas kthimit nga Gjermania.
Neki Hoti duke punuar në Kosovë, pas kthimit nga Gjermania.
“Në mars nisa të mendoj për t’u kthyer dhe i thashë shefit atje, në Gjermani, që po kthehem në Kosovë. Ta them të drejtën, e lajmërova edhe ish-shefin në Kosovë që po kthehem”, kujton ai.Në atë periudhë, të afërmit e bindën që të vazhdonte të qëndronte në Gjermani. Por, ai nuk duroi edhe shumë gjatë dhe në fund të gushtit mori përfundimisht biletën e kthimit për në vendlindje.“Nuk jam penduar që jam kthyer. Kam ardhur në vendin tim, te fëmijët e mi, te familja ime. Unë, thjesht, e kam dëgjuar zemrën time ku po fle”, thotë Nekiu.Ai tregon se është i kënaqur me kushtet e punës që bën në Kosovë, pasi thotë se merr pagë të mirë, shkaku i përvojës së tij 17-vjeçare në këtë profesion.“Por, në fakt, nuk ia vlen me këtë profesionin tim që e kam… nuk ia vlen të shkosh [jashtë] ta maltretosh veten, ta ndërtosh jetën prej zeros”, thotë ai.Nga Finlanda në Mitrovicë të Jugut: “Kosovën nuk e ndërroj me asnjë vend në botë”Pesë vjet më parë, një i ri nga Mitrovica e Jugut dhe bashkëshortja e tij blenë bileta njëdrejtimëshe nga Kosova për në Finlandë.Si vetëm 21-vjeçar, ai filloi të punonte në instalimin e ventilatorëve, ndërsa bashkëshortja e tij qëndronte në shtëpi.Me kalimin e kohës, të dy u dorëzuan nga jetesa jashtë Kosovës. Bashkëshortja e tij u kthye rreth dy vjet pas shpërnguljes në Finlandë, ndërsa 26-vjeçari ka rreth gjashtë muaj që është kthyer në vendlindjen e tij.“[Jashtë orarit të punës] flija. Punoja rreth 12-13 orë në ditë. E kam provuar [se si është] të rrish pa ngrënë e gjithqysh. I di të gjitha hallet. Sikur të më thonë që dhjetë mijë euro e ke rrogën, nuk shkoj më”, thotë mitrovicasi, që tani punon si taksist.Ai thotë se vendimin për t’u kthyer, e mori shkaku i punës së vështirë dhe çmimeve e taksave të larta në Finlandë, që e linin pa kursime në fund të muajit, e kështu edhe pa mundësinë për të blerë biletë për ta vizituar Kosovën.“A e di se sa njerëz janë kthyer në Mitrovicë? Krejt janë taksistë ose punojnë në ndërtimtari. Këtu s’e dinë se si është atje. Ti u tregon, ata thonë ‘këqyre, për inat po flet’”, thotë ai.Ndër arsyet kryesore që kanë nxitur kosovarët drejt emigrimit, është punësimi, sipas ASK-së, që në Kosovë arrin deri në 12 për qind.Paga mesatare në vend, sipas të dhënave të fundit nga viti 2022, është 521 euro në muaj, dukshëm më e ulët sesa në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian.Ndërkohë, në vitet e fundit – shkaku i pandemisë COVID-19 dhe nisjes së luftës ruse në Ukrainë – çmimet për shumë produkte dhe shërbime janë rritur dukshëm.I nxitur nga këto kushte, mitrovicasi e kishte provuar të jetonte edhe në Gjermani, por sërish u zhgënjye: nuk arrinte të fitonte aq sa kishte menduar.“Me Kosovën nuk e ndërroj asnjë vend në botë. Asnjë vend s’është më i mirë se Kosova”, thotë ai.

You Might Also Like

41 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Prioritetet e Uashingtonit kanë ndryshuar, Kosova nuk e shfrytëzoi periudhën e qetësisë

Një tërmet është shënuar sot në Kosovë

Moti në Shqipëri me diell dhe ulje e temperaturave në disa qytete

AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut

Kosova Times February 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Broja është ‘i tepërt’, lista e lojtarëve që duhet të largohen nga Chelsea

Kosova Times Kosova Times August 13, 2024
Bashkimi fiton derbin prizrenas, Sigal Prishtina mposht Istogun
Gruaja e Radojiçiqit po merret në pyetje nga Policia e Kosovës
Mickoski: E respektojmë marrëveshjen me Greqinë, këtë ta bëjë edhe Athina
Nuk miratohet rezoluta e PDK-së për gjetjet e Raportit të DASh-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?