By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell: Tensionet në Bregun Perëndimor, pengesë për zgjidhjen me dy shtete
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Borrell: Tensionet në Bregun Perëndimor, pengesë për zgjidhjen me dy shtete
Ballina 2Rajon / Botë

Borrell: Tensionet në Bregun Perëndimor, pengesë për zgjidhjen me dy shtete

Kosova Times
Last updated: 2024/02/18 at 4:59 PM
Kosova Times Published February 18, 2024
Share
epa10147462 EU's High Representative of the Union for Foreign Affairs and Security Policy Josep Borell attends a press conference during the European Defence Ministerial Meeting in Prague, Czech Republic, 30 August 2022. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK
SHARE

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se situata në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli përbën pengesë të madhe në gjetjen e një zgjidhjeje për paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.

“Bregu Perëndimor është pengesë reale për zgjidhjen me dy shtete”, tha Borrell më 18 shkurt gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.

“Bregu Perëndimor është në një pikë vlimi… mund të jemi në prag të një shpërthimi më të madh”, tha ai.

Afër 490.000 izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, që Izraeli ka pushtuar më 1967, në dhjetëra vendbanime që konsiderohen joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.

Kolonët jetojnë së bashku me afër 3 milionë palestinezë në këtë territor.

Palestinezët i shohin ndërtimin e vendbanimeve izraelite si krim lufte dhe pengesë të madhe për paqe.

Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor në Gazë, në Bregun Perëndimor është regjistruar një numër në rritje i përleshjeve mes forcave izraelite dhe palestinezëve.

Borrell tha se BE-ja duhet të “mbështesë nismën arabe” për krijimin e një shteti palestinez, që do të përfshinte edhe Bregun Perëndimor, edhe Rripin e Gazës.

Deklaratat e Borrellit vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar një plan për njohjen ndërkombëtare të një shteti të tillë, pasi The Washington Post raportoi se ka një nismë të tillë.

Kjo gazetë tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, dhe një grup i vogël i shteteve arabe po punojnë në një plan gjithëpërfshirës për paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve. Sipas The Washington Post, në plan përfshihet edhe një afat kohor për themelimin e një shteti palestinez.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times February 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Haki Limani

Kosova Times Kosova Times April 6, 2025
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Udhëtimet nuk planifikohen më, ato rregullohen
Reagon MPJD: Deklarata e Serbisë e mbushur me gënjeshtra e dezinformata
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?