By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Familjarët e të pagjeturve në Gjakovë tregojnë si ndihen nëpër festa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Familjarët e të pagjeturve në Gjakovë tregojnë si ndihen nëpër festa
Ballina 1Lajme

Familjarët e të pagjeturve në Gjakovë tregojnë si ndihen nëpër festa

Kosova Times
Last updated: 2024/02/18 at 12:57 PM
Kosova Times Published February 18, 2024
Share
SHARE

Ditët e Pavarësisë i festojnë, por mallin për më të dashurit sa shkon e rritet. Familjarë të të pagjeturve në Gjakovë tregojnë si ndihen nëpër festa.

T’i ndjekim rrëfimet e nënës Ferdonije Qerkezi, Afrim Dervishit e Arbër Malotës.

“Unë si nënë e katër djemve dhe bashkëshortit Halimit, ju uroj pavarësinë gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe kudo që janë nëpër botë, ju uroj pavarësinë e gëzofshin me të mira”.

Ky urimi prekës i Ferdonije Qerkezit, nënës së Gjakovës e cila në themelet e lirisë së Kosovës ka gjakun e bashkëshortit dhe katër djemve të saj, dy prej të cilëve ende nuk janë gjetur.

Ndjenja i rëndohen Qerkezit për ata që nuk janë në mesin tonë në ditët festive siç është përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Ma rëndë e përjetoj datën kur mi kanë marrë edhe për festa që jemi gëzu kur e kem pritur me bashkëshortin, djemtë. Sikur t’ishin kanë ata o kanë ma gëzim. Me kanë bile me i gletë edhe ata me i pru në tokën e vet, t’Gjakovës t’Kosovës edhe krejt djemtë e nanave që i kanë të zhduke fëmijët e burrat me i pru n’venin e vet e me i varros siç e kemi adet”, thotë Ferdonije Qerkezi.

Të pagjeturit vazhdojnë të jenë plagë e hapur edhe për shumë familje të tjera, sidomos gjatë festave dhe përvjetorëve në nderim të tyre.

“Normalisht është një plagë e hapur e cila e rëndon familjen tonë sikurse shumë familje tjera, sepse janë mbi 20 që janë ende të pagjetur, mirëpo duhet të ballafaqohemi me fatin dhe çdo përvjetor çdo festë vijmë këtu familjarisht me nipa, me mbesa, me vëllezër dhe motra dhe e mbajmë gjallë kujtimin me shpresën që edhe ai një ditë do të prehet në tokën e atdheut të vet. Që do të thotë çdo pikë e gjakut të tyre është në themelet e lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë”, thotë Afrim Dervishi, familjar.

“Kur jemi në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk mund të mos e kujtojmë kontributin e të rënëve të cilët dhanë gjithçka për lirinë e vendit. Kjo ditë duhet të jetë ditë kur duhet të kujtojmë mundin dhe sakrificën e heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe secilit kontributdhënës për lirinë e vendit. Nëse jemi në Meje nuk mund të harrojmë se ky vend i ka borgj gjetjen e trupave që janë ende të zhdukur, që t’ua kthejnë familjarëve të tyre që ata të prehe në tokën e atdheut të vet”, thotë Arbër Malota, familjar dëshmori.

Sidoqoftë, zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i ekzekutuesve për masakrat gjithandej Kosovës është ëndrra dhe kryefjala e familjarëve nëpër përvjetorë, por, edhe në ditët kur kemi festë.

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times February 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtarët ukrainas do të bashkohen në paradën e Ditës së Fitores në Mbretërinë e Bashkuar

Kosova Times Kosova Times May 3, 2025
Dita Ndërkombëtare e Parandalimit të Vetëvrasjes
Pranga ciftit në Prishtinë, kapen me kokainë
Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së
Kurti përmbledh javën: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?