By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hulumtimi: ChatGPT shpërndan më shumë dezinformim në gjuhën kineze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Hulumtimi: ChatGPT shpërndan më shumë dezinformim në gjuhën kineze
Ballina 2Teknologji

Hulumtimi: ChatGPT shpërndan më shumë dezinformim në gjuhën kineze

Kosova Times
Last updated: 2024/02/18 at 6:57 PM
Kosova Times Published February 18, 2024
Share
SHARE

Sipas një testimi të aftësive të ChatGPT për të krijuar informacion të rremë, platforma e inteligjencës artificiale shpërndan më shume dezinformin në gjuhën kineze. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Robin Guess sjell më shumë detaje mbi hulumtimin e bërë nga kompania që mbikëqyr mediat, NewsGuard.

Sheshi Tiananmen në Pekin, 4 qershor 1989. Pamjet regjistrojnë trupa dhe tanke që janë vendosur në terren kundër studentëve që protestojnë.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë thonë se aty u vranë qindra, ndoshta edhe mijëra njerëz.

Por kur hulumtuesit pyetën platformën e inteligjencës artificiale ChatGPT lidhur me këtë ditë, përgjigja që jepet është narrativa e rremë se nuk pati asnjë të vdekur.

Kompania që mbikqyr mediat, NewsGuard, zbuloi këtë përgjigje gjatë një kontrolli mbi variantin e fundit të ChatGPT.

“Ka një sërë linjash dezinformuese që prodhohen nga Kina. Dhe ne donim të shihnim nëse ChatGPT ishte aq keq sa është në anglisht. Dhe rezultoi se ishte më keq”, shprehet Jack Brewster, redaktor në kompaninë NewsGuard.

Kur kompania NewsGuard nxiti ChatGPT të krijoje artikuj bazuar në narrativën e rreme që nxitet nga Pekini, platforma krijoi vetëm një artikull të rremë në gjuhën angleze, por shtatë në gjuhën kineze.

Mes elementëve të rremë që përmendeshin ishin se Shtetet e Bashkuara nxitën protestat pro demokracisë në vitin 2019 në Hong Kong apo se Pekini nuk ndalon apo burgos ujgurët në shkallë të gjerë.

Ndërsa gjuha kineze është e dyta më e folur në rang botëror, mundësitë për të përhapur këtë narrative të rremë janë shumë të larta, thonë ekspertët.

“Problemi i inteligjencës artificiale është se shpesh kushton pak ose ndonjëherë është falas dhe është një mjet që mund të përdoret për të prodhuar këto narrativa të rreme në një shkallë të paimagjueshme dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme”, shprehet Eric Effron, drejtor editorial në kompaninë NewsGuard.

Një zëdhënës i kompanisë OpenAI që prodhoi programin e inteligjencës artificiale ChatGPT, pranoi kërkesën për koment nga Zëri i Amerikës dhe tha se do ta shqyrtonte atë. Platforma ChatGPT jep një njoftim paralajmërues, ku shkruhet se “me raste mund të shpikë fakte”.

“E para ata nuk mund të shpjegojnë se përse prodhohen këto përgjigje dhe po ashtu ata nuk kanë një përgjigje se si të zbulojnë këto narrativa. Kjo krijon terrenin e duhur për dezinformim”, shprehet zoti Brewster.

Kur Zëri i Amerikës pyeti ChatGPT mbi përgjigjet e rreme, tha se përgjigjet bazohen tek të dhënat që merr.

Një arsye, thotë Violet Peng, nga Universiteti i Kalifornisë, është burimi i të dhënave që merr sistemi kompjuterik.

“Ka të dhëna në anglisht dhe ka të dhëna në gjuhën kineze të thjeshtuar dhe në gjuhën kineze tradicionale, këto të dhëna nuk janë domosdoshmërisht të njehsuara”, shprehet Violet Peng, pedagoge e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë.

Kompania NewsGuard ritestoi ChatGPT në janar të vitit 2024 dhe zbuloi se prodhonte të njëjtën narrativë të rreme. Raporti i tyre paralajmëron mbi rrezikun e mundshëm që ChatGPT të “jetë një shpërndarës tejet i shpejtë i dezinformimit”.

You Might Also Like

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Kjo është një Škoda e re, asgjë si ajo nuk është prodhuar kurrë më parë…

Marrëveshja Izrael-Hamas pas dy vitesh lufte

Axhenda ndërkombëtare

Tusk i Polonisë fajëson “Nord Stream”-in “ata që e ndërtuan”, kundërshton ekstradimin e të dyshuarit ukrainas

Kosova Times February 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hovenier: I nderuar që presidentja Osmani na u bashkua për kremten e Krishtlindjes

Kosova Times Kosova Times December 25, 2022
Krimi i tmerrshëm në Serbi: Djali vrau babanë me lopatë
Regjistrim për të dëshmuar se kush është shumicë në Luginë
Gërvalla: Kosova e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike
Liga e Kampionëve: Vdes një tifoz pas përleshjeve mes përkrahësve rivalë në Athinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?