By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trendi më i madh i bukurisë i sezonit: Kjo ngjyrë e manikyrit është më e dëshirueshme dhe duket shumë elegante
November 18, 2025
Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.
November 18, 2025
Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
November 18, 2025
Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Seksionet Lajme të fundit Lajme Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli VG Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli Jugor Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkast ANSAMag Oferta speciale ADV vendas Faqet ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Ansamad ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Speciale e së Premtes së Zezë ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkast Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck Lidhja u kopjua Të paraqitura Gauchos e Stefano Ricci-t për vjeshtë/dimër 2026/2027 Teatrot e Hapura: Një udhëtim nëpër skenat historike të Emilisë Piadina Romagnola PGI: Një proces gjyqësor francez fiton Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Andrea Riccardi në darkën nderi për prezantimin e konferencës së parë të Italofonisë ANSA.com​ Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhëve Italiane është duke u zhvilluar Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Tokë dhe Shije Vatikani Observatori i Inteligjencës Artificiale Bota Naviga Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
November 18, 2025
FFK: Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë–Zvicër
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Senatorja Shaheen: Radoiçiqi duhet të arrestohet për Banjskën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Senatorja Shaheen: Radoiçiqi duhet të arrestohet për Banjskën
Ballina 2Rajon / Botë

Senatorja Shaheen: Radoiçiqi duhet të arrestohet për Banjskën

Kosova Times
Last updated: 2024/02/18 at 4:04 PM
Kosova Times Published February 18, 2024
Share
SHARE

Senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, tha se Millan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjet e shtatorit të Banjskë të Zveçanit.

Shaheen, që po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, tha se është takuar ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se sa i përket Radoiçiqit, palët duhet të bashkëpunojnë.

“Unë mendoj se ata duhet ta arrestojnë Radoiçiqin dhe ta çojnë në burg. Ai e ka pranuar përfshirjen e tij dhe ajo çfarë ndodhi më 24 shtator, vrasjet [e një polici të Kosovës dhe tre sulmuesve serbë], tani ai duhet të mbahet përgjegjës për këto veprime. Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për këtë çështje”, tha ajo gjatë një paneli që kishte në fokus situatën në Ballkan.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë përleshjeve që pasuan në këtë fshat të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serb.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, të cilin e konsideron terrorist, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Prishtina po ashtu ka kërkuar që Serbia t’ia dorëzojë Radoiçiqin.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se të gjithë të dyshuarit për kryerjen e sulmit në Banjskë në veri të Kosovës në shtator të vitit të kaluar, janë futur në sistemin ndërkombëtar të INTERPOL-it për urdhërarrestime.

Pas ngjarjeve në Banjskë, Serbia e la të lirë Radoiçiqin, por me kusht që të mos udhëtojë drejt Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia, e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë”, deklaroi Sveçla më 16 shkurt.

Disa ditë sulmit, Sveçla kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë se mbi “80 terroristë” kishin qenë të përfshirë në të.

Gjatë panelit të diskutimit në Munih, senatorja demokrate Shaheen, e cila në të kaluarën ka vizituar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, tha se është e rëndësishme që ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian të përqendrohen në atë që po ndodh në Ballkanin Perëndimor, qoftë në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, në situatën në Bosnje e Hercegovinë apo në procesin e zgjerimit të BE-së.

Sa i përket temës së fundit, ajo tha se shtetet që ndërmarrin vendime të vështira dhe bëjnë reforma, duhet të shpërblehen në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

“Ne po ndërtojmë një koalicion në Senat për nevojën se ne duhet të mbështesim përpjekjet në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

Shaheen shtoi se do të vazhdojë të shtyjë administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, që të mbështesë përpjekjet për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Dua të theksoj se këto përpjekje diplomatike janë publike dhe private. Pra, ka gjëra që ndodhin në prapaskena që ndihmojnë në ‘lëvizjen e topit’ në mënyrë që të lëvizin gjërat që thuhen publikisht”, tha Shaheen.

Kosova e konsideron ShBA-në aleaten më të madhe të saj. Por, së fundi raportet mes Prishtinës dhe Uashingtonit janë tendosur pasi Kosova nisi zbatimin e një rregulloreje për pagesa me para të gatshme, që përjashton përdorimin për pagesa të dinarit serb – valutë që përdoret nga popullata serbe në Kosovë.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se mospërfillja e kërkesës së tyre për shtyrjen e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës ka ndikuar në cilësinë e raporteve mes ShBA-së dhe Kosovës.

ShBA-ja ka argumentuar se rregullorja është miratuar pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që mund të ketë te popullata serbe në Kosovë.

Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

You Might Also Like

Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.

Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck

Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Seksionet Lajme të fundit Lajme Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli VG Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli Jugor Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkast ANSAMag Oferta speciale ADV vendas Faqet ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Ansamad ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Speciale e së Premtes së Zezë ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkast Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck Lidhja u kopjua Të paraqitura Gauchos e Stefano Ricci-t për vjeshtë/dimër 2026/2027 Teatrot e Hapura: Një udhëtim nëpër skenat historike të Emilisë Piadina Romagnola PGI: Një proces gjyqësor francez fiton Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Andrea Riccardi në darkën nderi për prezantimin e konferencës së parë të Italofonisë ANSA.com​ Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhëve Italiane është duke u zhvilluar Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Tokë dhe Shije Vatikani Observatori i Inteligjencës Artificiale Bota Naviga Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck

Shikoni si duket rrokaqiellit Vjesnik në Zagreb pas zjarrit: Pjesë të fasadës po bien, dëmi është total

Burri (32) shpëton fqinjin (83) në Itali. Të dy humbën jetën në rrëshqitjen e dheut

Kosova Times February 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusi, vajza e të cilit u mor për shkak të një vizatimi kundër luftës, u dënua me dy vjet burg, por i shpëtoi arrestimit

Kosova Times Kosova Times March 29, 2023
WSJ: SHBA dhe BE paralajmëruan Kievin për mungesën e “qindra miliarda dollarëve” për një fitore të plotë të Ukrainës në luftë
Sindikata e Punëtorëve të Ferronikelit: Situata e krijuar, alarmante
Mposhtni vapën duke ngrënë shalqi
Sveçla: Damari i Gazpromit rus s’ka vend në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?