By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FFK lansoi strategjinë për periudhën katërvjeçare “Themelet e së ardhmes”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > FFK lansoi strategjinë për periudhën katërvjeçare “Themelet e së ardhmes”
Sport

FFK lansoi strategjinë për periudhën katërvjeçare “Themelet e së ardhmes”

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 12:05 AM
Kosova Times Published February 19, 2024
Share
SHARE

Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar strategjinë e saj për periudhën 2024 – 2028 nën moton “Themelet e së ardhmes”. Në ceremoninë e mbajtur në hotel “Emerald”, krahas mysafirëve të shumtë nga komuniteti i futbollit i pranishëm ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrulla Çeku si dhe përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari dhe përfaqësuesit e FIFA-s, Gianni Manca dhe Lorenzo Cavallari FIFA.

Presidenti Agim Ademi në adresimin e tij para të pranishmëve falënderoi UEFA-n që i qëndroi afër FFK-së në hartimin e kësaj strategjie, derisa theksoi se tashmë rruga përpara ka të ardhme të ndritur.

“Kjo strategji është rruga e federatës drejt zhvillimit të futbollit kosovar në vitet e ardhshme. Ajo përmban vizionin tonë për të ardhmen dhe garanton zhvillim e progres. Ne jemi të përkushtuar që t’i përmbushim të gjitha pikat e kësaj strategjie, në mënyrë që komunitetit të futbollit t’i krijojmë mundësi për avancim të mëtutjeshëm. Synimi ynë është që në çdo cep të vendit ta kemi nga një fushë stërvitore. E kjo nuk mund të bëhet edhe pa mbështetjen e MKRS-së, e cila tashmë ka filluar zbatimin e strategjisë së saj për përmirësimin e infrastrukturës, me punimet në stadiumin ‘Adem Jashari’, derisa shumë shpejt do të nisin edhe punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ta bërë fushën me bari hibrid”, ka theksuar ndër të tjera presidenti Ademi.

Ndërkaq, ministri Hajrulla Çeku u shpreh i lumtur që është pjesë e këtij eventi dhe përgëzoi Federatën e Futbollit të Kosovës për krijimin e strategjisë për periudhën katërvjeçare. “E përgëzoj FFK-në dhe presidentin Ademi, i cili krahas punëve të tjera është i përkushtuar edhe në planifikimin strategjik afatgjatë. Në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat po bëjmë konsolidimin e stadiumeve. Presidenti Ademi përmendi investimet në stadiumet ‘Adem Jashari’ dhe ‘Fadil Vokrri’, por ne me po aq zell po i trajtojmë edhe stadiumet e tjera. Brenda 5 viteve besoj se Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive”, ka thënë Çeku.

Ai ka thënë se MKRS gjatë këtij viti po planifikon edhe nisjen e stadiumit nacional.

E Adam Walker, mentor i strategjisë së FFK-së nga UEFA Grow përgëzoi stafin e FFK-së dhe përkushtimin e tyre për të ndërtuar këtë strategji:

“Në secilën fazë të vizitave tona ju më keni sfiduar me vizionin tuaj. Kjo qartësisht tregon se jeni të përkushtuar të testoni ‘status quon’ dhe të gjeni rrugën më të mirë të zhvillimit të futbollit të vendit tuaj. Përveç kësaj ju keni ndërmarrë një vizion të qartë që strategjia juaj të jetë sa më reflektuese. Shpresoj dhe besoj se të gjithë akterët do të shijojnë dhe festojnë shumë suksese që pashmangshëm kjo strategji do t’i sjellë. Puna e vështirë fillon nesër. Derisa krijimi i një strategjie është sfidë, implementimi i saj i përditshëm do të jetë shumë i rëndësishëm. Jam i entuziazmuar që e përfunduam këtë proces dhe tani do të shohim ndikimin e saj në zbatim. Keni një ekip fantastik brenda federatës, të cilët kanë shumë energji për të punuar dhe për të ndërtuar procese”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, zyrtarja për zhvillim në FFK, Doruntina Fetahu, shpalosi vizionin strategjik të FFK-së:

“Në një botë ku të gjithë janë në zhvillim, federata mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të ngritur unitetin dhe bashkëpunimin midis anëtarëve të saj. Misioni ynë është të bashkojmë mbarë Kosovën për ndërtimin e një shoqërie më të mirë përmes sportit. Futbolli është forca më unifikuese dhe pozitive në shoqërinë kosovare, andaj ne angazhohemi që ta mbrojmë dhe të zhvillojmë në të gjitha nivelet dhe kjo nënkupton ta kemi një strategji të qartë të cilën tashmë e kemi. Komponentët kryesor janë pjesëmarrja, klubet dhe garat, rruga e talenteve dhe ekipeve kombëtare, infrastruktura dhe zhvillimi i biznesit”, tha ajo derisa tutje shpalosi në detaje shtyllat e kësaj strategjie.

Në ditë në vijim strategjia “Themelet e së ardhmes” do të publikohet në faqen zyrtare të FFK-së.

You Might Also Like

Kosova përmbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

Kombëtarja e Kosovës po stërvitet për përballjen e radhës

Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë

Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras

Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi

Kosova Times February 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken ripohon përkushtimin e SHBA-së për lirinë fetare botërore

Kosova Times Kosova Times May 16, 2023
Një mjek në Bosnje pranon se ka fshehur qëllimisht në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës
Rama: Ishte puna e zellshme e Putinit që BE të kuptonte që jetonim në një botë paralele
Marrëdhëniet me Rusinë e Kinën, ndër pikat kryesore të Raportit të Progresit për Serbinë
Pengmbajtësit e shtetit!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?