By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfaqësuesit e bujqve ankohen për ndarjen me vonesë të granteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Përfaqësuesit e bujqve ankohen për ndarjen me vonesë të granteve
Ballina 1Bujqësi

Përfaqësuesit e bujqve ankohen për ndarjen me vonesë të granteve

Kosova Times
Last updated: 2024/02/19 at 11:48 AM
Kosova Times Published February 19, 2024
Share
SHARE

Ministria e Bujqësisë akoma nuk e ka shpallur listën e përfituesve të granteve për vitin 2023. Nga kjo ministri kanë thënë se listat përfundimtare do të shpallen deri në qershor. Përfaqësues të bujqve vonesat për shpalljen e përfituesve të granteve i shohin si të pa arsyeshme e që ndikojnë negativisht në zhvillimin e bujqësisë. Për këto grante janë regjistruar 1 mijë 887 aplikime.

Ndryshe nga vitet e më hershme, thirrja për aplikim për grante në bujqësi për vitin 2023, u hap në nëntor e u mbyll në mes të dhjetorit. Ishte planifikuar ndarja e mbi 24 milionë eurove mbështetje për bujqit, por kjo akoma nuk ka ndodhur teksa përfituesit ende nuk dihen.

Radio Kosova ka pyetur në Ministrinë e Bujqësisë se kur pritet të shpallet lista e përfituesve të granteve për vitin 2023 dhe cilat janë arsyet e mos publikimit të listës. Nga kjo ministri është thënë se listat përfundimtare të përfituesve do të shpallen kohë pas kohe, muajve në vijim.

“Më 7 shkurt të këtij viti në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë është publikuar Lista e Vlerësimit preliminar për nënmasën e pemëve manore. Listat e Vlerësimit për nënmasat e tjera do të publikohen sapo vlerësimi i projekteve përkatëse të jetë përfunduar dhe marrë parasysh numrin e madh të aplikuesve, listat përfundimtare të të gjithë përfituesve do të shpallen kohë pas kohe dhe pritet që i tërë procesi i vlerësimit të zgjasë deri në qershor të vitit 2024”, thuhet në përgjigjen me shkrim të MBPZhR-së.

Vonesa në shpalljen e përfituesve të granteve është e pa arsyeshme, thotë Tahir Tahiri, kryetar i Federatës së Bujqve.

“Vonesa e publikimit të listave të përfituesve dhe dhënia e të drejtës për granate në fund të prillit apo në maj është dështim total, sidomos për ata që aplikojnë për pemishte apo ndërtimin e stallave. Në këtë mënyrë në njëfarë forme është çrregulluar në tërësi metoda e organizimit për dhënien e granteve”, tha ai.

Ndërsa kryesindikalisti i bujqve thekson se vonesa në ndarjen e granteve ka efekte negative për zhvillimin e bujqësisë.

“Vonesa po ndikon që bujqit të dështojnë. Për shembull, aplikuesit për ngritjen e pemishteve edhe nëse përfitojnë grantin nuk mund të realizojnë projektet, sepse pemët nuk mbillen në qershor e korrik. Për ne kjo është keqpërdorim i buxhetit të shtetit, pasi bujqit kanë telashe e nuk mund të përfitojnë nga ato investime”, tha Tahiri.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje në kuadër të masave të Programit të Zhvillimit Rural 2023, janë dërguar 1 mijë 887 aplikime.

You Might Also Like

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Kuvendi nderon Dacin, njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë

Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

Kosova Times February 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zvicra e fiton Eurovisionin 2024

Kosova Times Kosova Times May 12, 2024
Skënderbeu, besimi i tij dhe orientimi i tij Perëndimor
Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri
Banorët e Vlashnjës të rrezikuar nga rrjeti i amortizuar elektrik
Kenia i njeh pasaportat e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?