By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Erë pranvere” libri i nxënëses së klasës së pestë Era Sinani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > “Erë pranvere” libri i nxënëses së klasës së pestë Era Sinani
Lajme

“Erë pranvere” libri i nxënëses së klasës së pestë Era Sinani

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 10:28 AM
Kosova Times Published February 20, 2024
Share
SHARE

Vëllimi me poezi “Erë pranvere” është libri i nxënëses së klasës së pestë, Era Sinani, në ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë.

Në këtë libër, autorja ka shpalosur përjetimet personale, imagjinatën dhe botën emocionale të saj.

Poezitë e Erës janë të thjeshta e të kuptueshme, me një larmi temash, duke filluar nga përshkrimi i natyrës, ngjyrat e stinëve, të mirat e tyre për njeriun, frutat dhe dobitë e tyre për shëndetin…

Po ashtu, një vend të veçantë autorja i kushton rolit të shkollës e librit, së bashku me informacionet shkencore për trupat qiellorë, pa harruar ndjenjat e ngrohta për mësuesen dhe vlerësimin për të.

Nuk mund të mungonte, gjithashtu, dhe hapësira që do t’u kushtohej figurave të rëndësishme për historinë e kombit tonë, duke dëshmuar kështu dhe mbrujtjen e saj me ndjenja të fuqishme atdhedashurie.

Pikërisht, poezia e fundit bart mesazhin e ruajtjes në kujtesën kolektive të të gjitha përpjekjeve të heronjve e dëshmorëve tanë për të gëzuar lirinë e pavarësinë që kemi sot.

Vargjet e këtij vëllimi kanë jo vetëm vlerë letrare e artistike, por njëkohësisht janë dhe mjaft edukative, prandaj besojmë se do të lexohen me ëndje e kërshëri, sidomos nga bashkëmoshatarët e saj.

Autorja e këtij vëllimi është nxënëse shembullore mjaft e talentuar, pëlqen leximin dhe matematikën, po edhe baletin dhe muzikën.

Vijon edhe shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, ku ndjek mësimet për flaut, gjë që tregon përkushtimin e saj ndaj artit dhe kulturës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`

Qosja përkujton Kadarenë: Shkrimtari që i dha Shqipërisë zë botëror

“Gërrdia” përmbyll Festivalin “Talia e Flakës 2026” sonte në Gjilan

Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

Kosova Times February 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Çka e kërcënon sigurinë publike dhe kombëtare të Kosovës?

Kosova Times Kosova Times March 1, 2023
IPK shyrton ankesën për reagimin policor në QKN në Mitrovicë të Jugut
Koalicioni për Familjen zotohet se do të mbështes industrinë vendore
Kurti: Qeveria s’do të ndalet së mbështeturi Policinë e Kosovës
Ministri francez i Mbrojtjes bëri thirrje për diskutimin e vendosjes së “forcave jo-bërthamore” në Ukrainë për të kontrolluar Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?