By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
A është vizita e Vuçiçit në Moskë një akt heroik?
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sandulloviq: Në mesin e atyre që më rrahën ishin edhe Rakiq e Radojiçiq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sandulloviq: Në mesin e atyre që më rrahën ishin edhe Rakiq e Radojiçiq
Ballina 2Rajon / Botë

Sandulloviq: Në mesin e atyre që më rrahën ishin edhe Rakiq e Radojiçiq

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 11:41 PM
Kosova Times Published February 20, 2024
Share
SHARE

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, ka thënë se pjesë e atyre që e torturuan ishin edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq e Milan Radojiçiq, si dhe lideri i bandave në veri, Zvonko Veselinoviq.

Ai ka thënë se agjentët e BIA-s e kanë kidnapuar në orën 14 e 40 minuta para shtëpisë dhe deri në orën 21 është ballafaquar me rrahje, torturë, kërcënime me vrasje për të dhe familjen e tij dhe urrejtje të pafundme ndaj shqiptarëve, duke i quajtur “shiptari”.

“Është si në ata filmat e tmerrshëm, kur nuk mund të besoni që ajo është duke ju ndodhur në një institucion shtetëror i cili duhet të mbrojë qytetarët dhe i cili duhet ta mbrojë Kushtetutën. I kam njohur fytyrat, të cilët janë shumë të njohur për ju, dhe se njëri nga ato figura, pra të cilët më kanë xhiruar me telefon, ka qenë edhe kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili po ashtu më ka sharë me nënë dhe më ka xhiruar. Që të gjithë kanë xhiruar sipas urdhrit dhe kur njëri nga ata i ka pyetur, a e xhiruat dhe a e dërguat, ata janë përgjigjur me po. Më pas atij grupi i kanë thënë që t’i fshijnë menjëherë, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë me maska, ekziston mundësi e madhe që njërin prej tyre e kam njohur dhe mund ta them se ka qenë Milan Radoiçiq, ndërsa personi tjetër, i cili për katër orë ka qëndruar mbi mua, më është futur në fytyrë, më ka grushtuar pas koke dhe m`i ka shkelur duart me këmbë, sepse e shikonim njëri-tjetrin në sy në një largësi prej 20 deri 30 centimetra, dhe ata sy i kam mbajtur në mend dhe me siguri të madhe mund të them që ai ka qenë Zvonko Veselinoviq”, ka rrëfyer politikani serb.

Ai tutje ka thënë se grupi prej 15 personave që e kanë marrë në pyetje dhe të cilët i kanë fshehur fytyrat e tyre e të cilët e kanë sharë nënën shqiptare, kanë qenë serbë nga Kosova, pasi kanë pasur theks të serbëve nga Kosova.

“Ky grup ka qenë i përbërë nga përafërsisht 15 persona dhe i kam mbajtur në mend ata që kanë qenë në rroba civile dhe besoni që edhe personat e maskuar, por edhe ata që nuk kanë qenë të maskuar, mund t’i identifikoj 100%. Goran Rakiq nuk mbante maskë, por ishte pjesë e atij grupi prej pesë personave që xhironin, bërtisnin, shanin dhe kërcënonin me vrasjen time dhe të familjes sime dhe më pështynin përse kisha vendosur lule mbi varrin e vajzës”, ka shtuar ai.

Sandulloviq ka thënë se nga ajo që ka përjetuar vet, tani krejtësisht mund ta kuptojë se çfarë tortura kanë përjetuar shqiptarët. “…edhe pse të gjitha ato i kam parë nëpër fotografi dhe kam qenë i tmerruar nga krimet e bëra dhe kam kërkuar falje për krimet të cilat njerëzit normalë në Serbi nuk do t’i kryenin kurrë. Por, kur këto mizori i bëjnë ndaj një serbi atëherë vetëm mund ta paramendoj se çfarë ju kanë bërë shqiptarëve dhe tani më nuk e kam asnjë dyshim se përse populli shqiptar në Kosovë i kishte marrë armët në duar”, ka theksuar Sandulloviq.

Ai ka thënë se është një njeri që merret me politikë dhe i ka synimet e veta politike dhe asgjë nuk do të mund ta ndalë në këtë drejtim.

“Tani jam edhe më i vendosur dhe asgjë nuk ka rëndësi për mua, as jeta ime. Unë do të qëndroj i palëkundur në pikëpamjet e mia. Drejtësia duhet të ketë momentin e saj. Kriminelët e luftës, vrasësit, kriminelët ordinerë dhe përdhunuesit në Serbi që na kanë sjellë në këtë pozitë, bashkë me gjithë atë që ka ndodhur dhe urrejtjen mes popullit shqiptar dhe atij serb, duhet të mbajnë përgjegjësi. Nëse Nikola Sanduloviq është viktima dhe lëvizja fillestare që kjo të ndodhë, unë do t’i përshëndes dhe do t`i falënderoj përzemërsisht të gjithë për vëmendjen tuaj dhe ta jap jetën time për idealet e mia. Këto janë qëndrimet e mia jetësore. Kjo është politika ime e pajtimit të cilën e mbroj që 10 vjet e ndaj së cilës Evropa ka qenë e shurdhër dhe ShBA-ja nuk ka reaguar me kohë. Tani ju ka rënë në mend të reagojnë, dhe dua ta pranoj që udhëheqëse për ta treguar të vërtetën dhe për luftën për jetën time, të parët që kanë reaguar për këtë kanë qenë Britania e Madhe”, ka thënë Sandulloviq.

Sandulloviq në RTK Prime: Vuçiq qëndron prapa tentim-vrasjes sime

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që qëndron prapa tentim vrasjes së tij. Ai muajin e kaluar ishte rrahur deri në alivanosje nga agjentët e shërbimit sekret –BIA, për shkak të homazheve dhe vendosjes së luleve pranë varrit të një vajze shqiptare, e vrarë nga forcat serbe në luftën e Kosovës.

Sandulloviq, në një intervistë për “RTK Prime” përmes ‘Skype’-it, theksoi se ende nuk është shëruar nga lëndimet që ka pësuar nga rrahja brutale e BIA-s, por ka thënë se më shumë e shqetëson pasiguria për jetën e tij dhe të familjes.

“Sinqerisht t’ju them, nuk jam mirë, ndiej dhembje në anën e majtë nga një brinjë e thyer që ende nuk është shëruar dhe fatkeqësisht ende nuk mund ta lëviz as dorën e as këmbën e djathtë. Më shumë jam i brengosur se si do të vazhdojë kjo punë më tutje, se për atë që kam përjetuar. Të jem i sinqertë, nuk ndiej kurrfarë sigurie dhe, siç e shihni, vetë situata për mua dhe familjen time është ende e ndërlikuar. Vajza ime është e ekspozuar ndaj sulmeve, kërcënimeve dhe mesazheve të ndryshme, të cilat kanë filluar në rrjete të shumta dhe me publikimin e fotografive të saj. Pra, situata është vetëm vazhdimësi e asaj që keni dëgjuar nga historitë e mia dhe ndodhive mes meje dhe Aleksandër Vuçiqit. Gjithçka ende po vazhdon. Por tani presioni është edhe më i madh dhe kërcënimet janë të dukshme dhe të hapura, siç janë kërcënimet me jetë, dhunime, djegie të shtëpisë e kështu me radhë”, ka theksuar Sandulloviq.

Ai tutje ka thënë se policia i ka mbyllur sytë në lidhje me këto ngjarje dhe atë që i ka ndodhur atij. “Tash ata janë duke i ndjekur profilet e mia; i përgjojnë të gjitha telefonatat e familjes sime dhe ata e shohin që unë jam i ekspozuar ndaj kërcënimeve me jetë, si unë ashtu dhe familja ime dhe ata absolutisht asgjë nuk ndërmarrin në lidhje me këtë”, ka shtuar politikani serb.

Ai tutje ka akuzuar direkt presidentin serb Vuçiq për rrahjen dhe torturat, teksa e ka quajtur këtë si tentim vrasje.

“Dëshmi e kësaj është edhe deklarata e djeshme e Aleksandër Vuçiqit, i cili në konstatimin e kryeministrit Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit, që policia sekrete më ka rrëmbyer dhe më ka rrahur deri në atë masë, saqë kam mbetur i paralizuar, theksoi se unë jam personalitet i panjohur. Mua më njohin me mijëra njerëz në Serbi, e mos të them miliona njerëz të tjerë nga e mbarë bota, ndërsa Vuçiq thotë që jam personalitet i panjohur, i cili ka marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk i ka fituar as 0,1% të votave. Kjo është një gënjeshtër e madhe sepse ai në përgjithësi po përpiqet të shtrembërojë historinë dhe unë jam i bindur nga përgjigjja dhe mohimi i ngjarjes nga ana e tij që, ai (Vuçiq, v.j), është njeriu i cili ka qëndruar prapa kësaj ngjarjeje dhe gjithë kësaj historie të tmerrshme, torturave dhe rrahjeve dhe lirisht mund të them tentim-vrasjes”, ka nënvizuar Sandulloviq.

Ai ka thënë se deri tash asnjë organ hetues nuk është marrë me rastin e tij, derisa ka thënë se deklarata e Gjykatës Themelore në Beograd se ata kanë vërtetuar se nuk është përdorur asnjë lloj force ndaj tij tregon që kjo është një vrasje politike e paramenduar.

Sandulloviq më tej ka treguar se gjatë marrjes në pyetje dhe rrahjes prej disa orëve nga shërbimi sekret, e kanë xhiruar me telefona privatë, deri mes tjerave, një nga pyetjet kryesore ishte si kam mundur të vendos lule në varrin e vajzës shqiptare?

“Me këtë rast më kanë pyetur, a është ajo viktimë e pafajshme? Unë ju kam thënë, po, për mua ajo është viktimë e pafajshme. Më pas ata më kanë rrahur, sharë nënën shqiptare, e kështu me radhë. Më pas, mbi këtë është bazuar dyshimi se kam kryer veprën penale “përhapja e urrejtjes nacionale” sepse kam vendosur lule në varrin e kriminelit. Pra, vogëlushja Blerina Jashari, engjëllushja e vogël shtatë vjeçe, e cila është vrarë me plumb në pjesën e pasme të kokës, për autoritetet serbe dhe për regjimin diktatorial nacionalist,  qenka një kriminele. Ajo nuk është kriminele për mua. Ai fëmijë i pafajshëm është një engjëll; një viktimë e pafajshme dhe me mendimin tim është pajtuar edhe avokati Çedomir Stojkoviq, i cili ka ardhur dhe ka vendosur lule. Po ashtu ka ardhur edhe nënkryetari i Partisë Republikane, Mihajlo Todiq, si dhe vajza ime Klara Sanduloviq”, ka theksuar Sandulloviq.

You Might Also Like

Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm

“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker

I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit

A është vizita e Vuçiçit në Moskë një akt heroik?

Rrjedhin nga Moska detaje nga vizita e Vuçiçit në Rusi, pas një fjalie të Putinit ai mbeti pa fjalë…

Kosova Times February 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë duhet të dini për garën e parë presidenciale mes republikanëve?

Kosova Times Kosova Times January 15, 2024
Kamala Harris bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pa riokupimin izraelit
Muzikanti i njohur u gjet i vdekur pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli, shikoni çfarë ka postuar gjysmë ore para vdekjes…
Osmani: Koha që t’i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë
PDK shtron iftar për delegacionin e BIK-ut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?