By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krizat permanente politike e institucionale ndikuan në eksodin masiv
May 10, 2025
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “S’ka dinarë” në komunat me shumicë serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “S’ka dinarë” në komunat me shumicë serbe
Ballina 1Lajme

“S’ka dinarë” në komunat me shumicë serbe

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 7:04 PM
Kosova Times Published February 20, 2024
Share
SHARE

Mjediset me shumicë serbe në Kosovë po mbeten pa dinarë.

Kështu së paku thonë disa qytetarë në jug dhe në veri të Lumit Ibër, të cilët provuan të tërheqin para nga llogaritë e tyre, të martën.

Institucionet, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, heshtin.

Mira nga Graçanica – komunë me shumicë serbe afër Prishtinës – nuk arriti të merrte ndihmën sociale dhe shtesat për fëmijë, sepse punonjësit në postë i thanë se nuk ka para.

Kjo zyrë postare punon nën sistemin e Serbisë dhe aty mund të tërhiqen të ardhura në dinarë, të cilat ndahen nga buxheti i Serbisë.

“Nuk kam marrë asgjë. Kam ardhur t’i marr [të ardhurat], por nuk m’i kanë dhënë. Çfarë të bëj tani?”, thotë Mira për Radion Evropa e Lirë dhe tregon se jetesa e familjes së saj varet prej këtyre parave.

Ndihma sociale nga sistemi serb arrin në rreth 11 mijë dinarë, ose 100 euro për një anëtar të familjes.

Mira thotë se nuk merr asnjë kompensim financiar nga buxheti i Kosovës dhe shpreson që çështja e përdorimit të dinarit në Kosovë të zgjidhet së shpejti.

Mungesa e dinarëve në Graçanicë ndodh pasi autoritetet e Kosovës, më 13 shkurt, ndaluan për herë të dytë hyrjen e tyre, me arsyetimin se për këtë çështje vendos Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Përndryshe, më 1 shkurt hyri në fuqi rregullorja e BQK-së, e cila përcakton se euroja është valuta e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë dhe për transaksionet e pagesave.

Me këtë rregullore është ndaluar edhe dinari serb, i cili deri më tash ka qarkulluar në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, sepse qytetarët serbë, në këtë valutë, kanë pranuar pagesa të ndryshme nga buxheti i Serbisë: rroga, pensione, ndihmë sociale, shtesa për fëmijë e të tjera.

Rregullorja e BQK-së për valutën

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila u publikua më 17 janar dhe hyri në fuqi më 1 shkurt, e bën euron valutë të vetme për pagesa në Kosovë.

Ajo nxiti reagime nga komuniteti serb që pranon pagesa në dinarë nga Serbia që nga paslufta më 1999.

Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kërkoi nga Qeveria e Kosovës që ta tërheqë këtë vendim, ndërsa një pjesë tjetër kërkoi që ta shtyjë, derisa qytetarët të informohen më mirë.

BQK-ja tha se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Punëtorët e postës në Mitrovicë të Veriut u thonë po ashtu klientëve të tyre se nuk kanë para për pagesa, konfirmon për Radion Evropa e Lirë Radmilla, një tjetër përfituese e ndihmës sociale nga sistemi i Serbisë.

Megjithatë, ajo arriti t’i tërhiqte paratë nga Kursimorja e Postës e Serbisë, e cila gjithashtu funksionon nën sistemin serb dhe, aktualisht, është banka e vetme në Kosovë që operon me dinarë.

Kursimorja e Postës e Serbisë në Mitrovicë të Veriut

“Mua më duhen paratë për insulinë, për barna. Shkoj në postë dhe nuk ka para [për ndihmën sociale që marr]. Por këtu [në Kursimoren e Postës) arrita t’i tërheq paratë, për fat të mirë”, thotë Radmilla.

Pagesa të kufizuara edhe në euro?

Në Kursimoren e Postës në Mitrovicë të Veriut, Gorica mori vetëm shtesat për fëmijë në vlerë prej rreth 10 mijë dinarësh, ose 90 eurosh.

“Më thanë të vij nesër në mëngjes për të marrë ndihmën sociale”, thotë Gorica.

Ajo druan se, në të ardhmen, do t’i duhet të shkojë në Rashkë të Serbisë për t’i marrë përfitimet që i takojnë.

Te Kursimorja e Postës, ekipi i REL-it takoi të martën edhe Aleksandrin, i cili kishte shkuar për të marrë rrogën.

Sipas tij, punonjësit e Kursimores së Postës i informojnë klientët e tyre se mund të tërheqin 10 mijë dinarë, apo 100 euro, gjatë ditës.

“Do të shohim se si do të shkojë”, thotë ai.

REL-i pyeti Kursimoren e Postës nëse pagesat në Kosovë bëhen edhe në euro dhe nëse pagesat janë të kufizuara në një shumë të caktuar parash, por nuk mori përgjigje.

Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se punëtorët e shëndetësisë dhe arsimit i marrin pagat në dy pjesë, përkatësisht më 6 dhe 21 të muajit.

Përveç institucioneve arsimore dhe shëndetësore, në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë edhe institucione të tjera të Serbisë, punëtorët e të cilave paguhen po ashtu me dinarë.

Një prej tyre është Dragana nga Graçanica, e cila, siç thotë, do të shkojë në Serbi për të marrë rrogën e saj.

“Kur më duhet, shkoj atje [në Serbi]. Nuk mund ta tërheq këtu, sepse rrogën e marr përmes Kursimores së Postës dhe nuk ka dinarë. Herë shkoj në Kralevë, herë në kufi… në Jarinjë gjendet Kursimorja e Postës”, thotë Dragana për Radion Evropa e Lirë.

Asnjë zgjidhje në horizont

REL-i pyeti Postën e Serbisë, Kursimoren e Postës dhe Bankën Popullore të Serbisë se si do të zgjidhet problemi i mungesës së dinarëve në Kosovë, por nuk mori përgjigje.

As Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse periudha e ashtuquajtur e tranzicionit parasheh pagesën e përfitimeve financiare nga buxheti i Serbisë në dinarë.

Prishtina zyrtare këmbëngul në një komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet përgjegjëse të Serbisë, për të gjetur një zgjidhje sa i përket pagesës së përfitimeve monetare nga buxheti i Serbisë, por Beogradi zyrtar refuzon dhe kërkon që çështja të ngrihet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Më 18 shkurt, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha TV Prva-s në Beograd se nuk e di se cila është zgjidhja për përdorimin e dinarëve në Kosovë, e as si do të paguhen kompensimet monetare.

“Kur ta di, do ta informoj opinionin”, tha ai.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha për Bloomberg-un se vendimi i BQK-së nuk mund të anulohet. Ai përsëriti se rregullorja nuk i ndalon pagesat nga buxheti i Serbisë, por se ato duhet të bëhen në euro.

Banka Qendrore e Kosovës njoftoi më 12 shkurt se faza e tranzicionit për zbatimin e rregullores së saj, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Për vite me radhë, Banka Popullore e Serbisë dërgoi dinarë në kasafortën e saj në komunën e Leposaviqit – pjesa veriore e Kosovës. Prej aty, kompania ndërkombëtare, Henderson, i transportonte ata nëpër institucionet financiare që operonin nën sistemin serb, të tilla si Posta e Serbisë apo Kursimorja e Postës.

Por, BQK-ja thotë tani se kjo praktikë është e kundërligjshme, sepse vetëm ajo mund të eksportojë dhe importojë monedha dhe kartëmonedha në territorin e Kosovës.

Çështja e dinarit arrin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Ndërkohë, një ekip avokatësh serbë dorëzoi një kërkesë te Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, për shkak të, siç u tha, “efektit të dëmit që iu shkaktua qytetarëve”.

Avokatët kërkuan, po ashtu, pezullimin e rregullores.

Njëri prej tyre i tha portalit lokal në gjuhën serbe, Kossev, se rregullorja e BQK-së shkel të drejtat themelore të njeriut, përkatësisht për pronën, punën, profesionin, shëndetin dhe mbrojtjen sociale.

Grupi i avokatëve tha se zbatimi i rregullores është diskriminues, sepse prek, para së gjithash, komunitetin serb në Kosovë dhe nuk ka pasur konsultime paraprake me komunitetin e prekur.

Edhe bashkësia ndërkombëtare u shpreh e shqetësuar se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës mund të ketë ndikim negativ te serbët e Kosovës dhe t’i rrisë tensionet etnike.

Për rrjedhojë, autoriteteve të Kosovës iu kërkua që ta shtyjnë zbatimin e saj.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha më 15 shkurt se vendimi për të ndaluar dinarin serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës.

Edhe ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, tha më 13 shkurt se Qeveria e Kosovës vuri në pikëpyetje partneritetin e saj me ShBA-në, për shkak të vendimit për ndalimin e dinarit serb.

You Might Also Like

I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Moti në Shqipërie, me vranësira, kthjellime dhe mundësi reshje

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Kosova Times February 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Konferenca e Sigurisë në Munih: Shpresë e pasiguri për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
Deputeti gjerman i përgjigjet kritikëve: Kosova po zbaton të drejtat dhe po siguron rendin në territorin e saj
Tre të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat masive në Teksas
Të paktën 11 persona të vdekur nga uragani Milton në Floridë
Të rinjtë maqedonas të varur nga lojërat e fatit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?