By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Akil Gjakova, sportist i vitit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Akil Gjakova, sportist i vitit
Ballina 2Sport

Akil Gjakova, sportist i vitit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/21 at 11:28 PM
Kosova Times Published February 21, 2024
Share
SHARE

Xhudisti pejan Akil Gjakova, edhe sivjet është shpallur më i miri në kategorinë e “Sportistit të Vitit”.

Për Gjakovën, ky është titulli i katërt që e merr në karrierë, në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit” të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Driton Kuka, trajner i vitit

Për të tetin vit me radhë, mjeshtri i madh i xhudos Driton Kuka, e merr çmimin e “Trajnerit të Vitit”.

Kuka është i vetmi personalitet nga bota e sportit, që ka arritur që në secilin edicion ta marrë këtë çmim, duke e mbajtur bindshëm rekordin e trofeve në këtë ceremoni.

Kombëtarja e tenisit, më e mira e vitit 2023

Në konkurrencën e djemve, kombëtarja e tenisit, e mori epitetin e “Kombëtares së vitit”, në ceremoninë e Laureatëve të 2023-tës, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës, sonte në një njërin nga hotelet e Prishtinës, po mban ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin që tashmë ka ikur, event që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kombëtarja e vitit-vajzat

Kombëtarja e futbollit në konkurrencën e vajzave, është shpallur “Kombëtarja e vitit” nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës, sonte në një njërin nga hotelet e Prishtinës, po mban ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin që tashmë ka ikur, event që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

FC Ballkani nderohet me “Çmimin Special”

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani është nderuar me “Çmimin Special” nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për shkak të rezultateve mbresëlënëse, si dhe paraqitjes dinjitoze në kupat evropiane.

Skuadra nga Suhareka ka arritur për herë të dytë në fazën e grupeve në UEFA Ligën e Konferencës.

KOK-u përkujton gazetarët e ndjerë Milaim Krasniqi e Agim Binaku

Për herë të parë, në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”, Komiteti Olimpik i Kosovës i ka përfshirë edhe mirënjohjet post-mortem.

Dy gazetarët e ndjerë Milaim Krasniqi (Radio Kosova) dhe Agim Binaku (RTV21), u nderuan për veprën e tyre, e cila ka lënë gjurmë në sportin Kosovar.

Bleron Ademi nga taekwondo, shpresë e vitit

Taekvondisti Bleron Ademi e ka marrë epitetin e “Shpresës së Vitit” te djemtë, në ceremoninë gala të Laureatëve të Vitit, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Mundësja Lonisa Reka, shpresa e vitit

Në kategorinë “Shpresa e Vitit” te vajzat, sivjet u veçua mundësja Lonisa Reka.

Kombëtarja në karate, mirënjohje për arritje të veçantë

Kombëtarja e Kosovës në karate në konkurrencën e vajzave, u nderua më mirënjohje të veçantë nga Komiteti Olimpik i Kosovës, pasi e njëjta në vitin 2023 e fitoi medaljen e parë të bronztë në Kampionatin Botëror, në konkurrencë ekipore.

Nderohet doajeni i gazetarisë sportive, Gani Kosumi

Komiteti Olimpik i Kosovës e nderoi me çmimin për “Vepër Jetësore”, doajenin e gazetarisë sportive në vendin tonë, Gani Kosumi.

Kosumi iu nda ky çmim si shenjë mirënjohje për kontributin e madh në lëvizjen olimpike dhe në pasqyrimin e aktiviteteve sportive para dhe pas luftës.

Njeriu që terë jetën ja kushtojë gazetarisë sportive, u shpreh i lumtur më çmimin që iu dhurua nga KOK-u.

“Fillimisht faleminderit për çmimin, për jurinë që ka vlerësuar punë time. Kur pash këto pamje kthehem tri vite me herët kur sporti i Kosovës veprojë në kushte dhe rrethaa të vështira. Ishte gjenerata e sakrificës të cilët kaluan çdo pengesë vetëm e vetëm që ta zhvillojnë sportin. Ata në ato kushte vepruan që ta mbajën gjalli sportin. Tashmë me pranimin në arenën ndërkombëtare kushtet janë më të mira. Sporti është ambasadori më i mirë i shtetit të Kosovës”, ka thënë Kosumi.

Distria Krasniqi: Ndenje e papërshkrueshme të garosh në Kosovë

Distria Krasniqi e ka mbyllur në formën më të mirë vitin 2023, duke e marrë për të katërtën herë, epitetin e sportistes së vitit, në ceremoninë e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Krasniqi në një prononcim për RTK u shpreh e lumtur që është pjesë e ceremonisë për më të mirët e vitit 2023.

“Normal së ky çmim me motivon sepse konkurrenca gjithmonë është e vështirë. Është një privilegj më u nxjerr e para dhe është motiv shumë i madh”, tha ajo.

Xhudistja jonë, ka folur edhe për Kampionatin Evropian të hapur të Xhudos të mbajtur për herë të parë në Kosovë në dhjetorin e vitit të kaluar.

“U ndjeva mirë edhe pse ka qenë vështirë sepse kam garuar 57 kg, por ka qenë një ndenje e papërshkrueshme që nuk e kam përjetuar ndonjë herë më pas një garë kaq e madh në Kosovë. Për mua ka qenë një ndjenje shumë e mirë dhe paraqitja e ekipit tonë ka qenë mjaft mirë”, ka theksuar Krasniqi.

Komiteti Olimpik i Kosovës, sonte në një njërin nga hotelet e Prishtinës, po mban ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin që tashmë ka ikur, event që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kuka: Akili dhe Dardani ja kanë dhënë shijen e vërtetë xhudos

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, në një prononcim për RTK, ka folur për ceremoninë Laureatët e vitit 2023.

Kuka tha se viti i kaluar ka qenë një vit mjaft i suksesshëm, jo vetëm për xhudon, por edhe në sportet tjera.

“Një vit i kaluar, një vit që ka sjellë suksese në gjitha sportet tona. Faktikisht ajo që e ka karakterizuar këtë vit nga sportet tjera për ne, sepse ne jemi pionier të organizimeve serioze, e kemi pasur një organizim mjaft të mirë të Kampionatit Evropian të hapur, i cili ka shkuar shumë mirë, na kanë kompletuar shumë. Shijen e kësaj ngjarje ja kanë dhënë heronjtë tonë të këtij sporti, por kësaj herë meshkujt, sepse është bërë traditë se vetëm vajzat por shkëlqejnë, e shijen e vërtetë janë kanë dhënë Akili dhe Dardani të cilët kanë treguar se sa motivuese për sportistët është paraqitja në vendin e vet. Mua më kanë qitë në një situatë emocionuese ndoshta sikur atëherë kur kam qenë mbrapa titujve të kampioneve olimpik”, ka thënë Kuka.

Komiteti Olimpik i Kosovës, sonte në një njërin nga hotelet e Prishtinës, po mban ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin që tashmë ka ikur, event që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Krasniqi: Po shpërblehet sakrifica, angazhimi dhe mundi i sportistëve

Presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës, Ismet Krasniqi, në një prononcim për RTK, ka folur për ceremoninë Laureatët e vitit 2023.

“Patjetër që komisioni çdo herë e ka problem zgjedhjen e më të mirëve pasi kemi sportistë mjaftë të mirë të cilët kanë arritur rezultate shumë të mira gjatë terë vitit. Gjatë gjithë vitit sfida sakrifica, angazhim dhe më në fund shpërbehen më mirënjohje dhe medalje për arritjet e tyre për vitin 2023”, ka thënë Krasniqi.

Komiteti Olimpik i Kosovës, sonte në një njërin nga hotelet e Prishtinës, po mban ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin që tashmë ka ikur, event që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Nis ceremonia Laureatët 2023, drejtpërdrejt në RTK

Ka startuar ceremonia Laureatët 2023, event ky që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës, sonte në një njërin nga hotelet e Prishtinës, po mban ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin që tashmë ka ikur.

Sportistë, trajnerë, drejtues të federatave sportive, njerëz të kulturës dhe politikës, janë pjesë e kësaj ngjarje sportive.

KOK për herë të 8-të do të bëjë zgjedhjen e më të mirëve, ndërsa këtë herë janë gjithsej 27 aplikime të federatave të sporteve olimpike, të cilat kanë konkurruar për tetë çmime!

You Might Also Like

Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Poloni

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët evropianë

Amerika: Të gjithë anëtarët e NATO-s do të ndajnë 5 përqind të PBB-së për mbrojtje

Krasniqi: Qe një muaj bllokadë, dëshirojmë zhbllokim

Kosova Times February 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Luan Haradinaj, burim frymëzues për brezat pasues

Kosova Times Kosova Times May 6, 2024
Murati: Qeveria s’ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet marihuanë
Ndalohet një shtetas rus në kufi, iu gjetën mjete monetare të padeklaruara
Shefi i CIA-s shkon në Qeveri për takim me Kurtin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?