By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE dënon vendimin e Rusisë për shpalljen e REL-it “organizatë të padëshirueshme”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE dënon vendimin e Rusisë për shpalljen e REL-it “organizatë të padëshirueshme”
Ballina 2Rajon / Botë

BE dënon vendimin e Rusisë për shpalljen e REL-it “organizatë të padëshirueshme”

Kosova Times
Last updated: 2024/02/21 at 9:01 PM
Kosova Times Published February 21, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e autoriteteve të Rusisë për shpalljen e Radios Evropa e Lirë “organizatë të padëshirueshme”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se kjo është një sulm i ri ndaj lirisë së medias dhe ndaj qasjes së qytetarëve rus në informacionin pluralist.

“Bashkimi Evropian dënon vendimin e Rusisë për të shpallur REL-in ‘organizatë të padëshirueshme’. Ky është një sulm i radhës ndaj medias të lirisë, lirisë së shprehjes dhe qasjes së qytetarëve në informacionin pluralist. Rusia duhet të shfuqizojë legjislacionin për ‘organizata të padëshirueshme’ dhe ‘agjentë të huaj’ që përdor për të shtypur dhe heshtur zërat kritikë”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Russia:condemns the decision to declare @RFERL “undesirable” yet another attack on freedom of media, expression & access of citizens to pluralistic information.should repeal its legislation on “undesirables” & “foreign agents” used for repression & silencing critical voices https://t.co/hpFIh30Pyp

— Peter Stano (@ExtSpoxEU) February 21, 2024

REL-i është futur në regjistrin e Ministrisë ruse të Drejtësisë për “organizata të padëshirueshme”. Vendimi për këtë është marrë më 2 shkurt, por është bërë publik më 20 shkurt.

Paraprakisht, autoritetet e kanë shpallur REL-in “agjent të huaj”.

Sipas regjistrit të Ministrisë ruse të Drejtësisë, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listën e “organizatave të padëshiruara” .

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, ka deklaruar se ky vendim përbën shembullin e fundit se si Qeveria ruse e sheh raportimin e vërtetë si kërcënim ekzistencial.

Ligji për “organizata të padëshirueshme” është miratuar më 2015, dhe është përkrahur prej Kremlinit, për të rregulluar organizatat joqeveritare që pranojnë fonde prej jashtë.

Ky ligj prek organizatat, aktivitetet e të cilave, sipas autoriteteve ruse, përbëjnë kërcënim për themelet e strukturës kushtetuese të shtetit, për sigurinë, dhe mbrojtjen.

Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale.

Radio Evropa e Lirë është korporatë e pavarur amerikane, e financuar prej Kongresit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale.

Radio Evropa e Lirë ka prezencë përmes 27 gjuhëve në 23 shtete – kryesisht për audiencat ku liria e mediave është e kufizuar.

Faqet dhe llogaritë e REL-it nëpër rrjetet sociale, përfshirë faqet e Shërbimit rus të kompanisë, janë bllokuar prej Roskomnadzor-it, agjencisë federale që monitoron mediat ruse, në pranverë të vitit 2022, për shkak të refuzimit për të hequr informacionin për luftën e nisur prej Rusisë në Ukrainë.

Pavarësisht bllokadave, interesimi i audiencës për informacionin që ofron REL-i dhe Current Time – televizion i krijuar prej Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës – vazhdon të jetë i madh, pasi kompania regjistron miliona klikime nëpër faqet e saj në internetit dhe në platformat tjera që ka.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times February 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia bën kontrollin e trafikut përmes veturave me pajisje inteligjente

Kosova Times Kosova Times June 30, 2023
41 aksidente dhe 10 arrestime gjatë 24 orëve të fundit
Vendimi: Giuliani shpërfilli përmbushjen e detyrimeve lidhur me çështjen e zgjedhjeve 2020
Fotoja e publikuar e Christian dhe Georgina zbulon më së miri lidhjen e tyre aktuale
Qytetarët serbë paralajmërojnë protestë në Zubin Potok
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?