Dy punëtorë kanë humbur jetën e dy janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një pjese të urës në Lochem të Holandës gjatë punimeve ndërtimore. Kështu kanë njoftuar autoritetet regjionale holandeze.
Punët nuk shkuan mirë derisa një pjesë e urës po vendosej në vendin e caktuar. Një hark i madh i urës u shkëput nga kabllot e vinçit që po e mbanin dhe ra mbi punëtorët e kompanisë që po punonin në urë.
Bëhet fjalë për një urë që po ndërtohet mbi kanalin Twente.