By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë
November 21, 2025
Një banor i rajonit të Belgorodit u kap duke kontrabanduar gati 9 ton kokainë nga Venezuela
November 21, 2025
Vuçiç mohon përfshirjen në “safarin e Sarajevës” dhe paralajmëron miliona padi: Isha në Pale sepse di anglisht
November 21, 2025
Kallas: Evropa dhe Ukraina nuk do të dorëzohen para agresionit rus
November 21, 2025
Një politikan britanik mori një ryshfet prej 45,000 eurosh për deklarata pro-ruse. Ai do të shkojë në burg
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi paralajmëron masa që “qytetarët të mos dëmtohen” nga ndalesa e dinarit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi paralajmëron masa që “qytetarët të mos dëmtohen” nga ndalesa e dinarit
Ballina 1Lajme

Bislimi paralajmëron masa që “qytetarët të mos dëmtohen” nga ndalesa e dinarit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/21 at 5:15 PM
Kosova Times Published February 21, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Qeveria e Kosovës shpejt do të prezantojë dhjetë masa lidhur me mënyrat se si qytetarët të mos dëmtohen gjatë “fazës kalimtare” të zbatimit të vendimit, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh euron si valutën e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Gjatë një tryeze me temën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, Bislimi tha se janë të vetëdijshëm për vështirësitë që mund të krijojë rregullorja e BQK-së te serbët në Kosovë.

“Ne jemi të vetëdijshëm që në afat të shkurtër zbatimi i kësaj mase mund të krijojë vështirësi për një pjesë të qytetarëve të cilët kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Republika e Serbisë. Banka Qendrore [e Kosovës] ka nxjerrë një varg aktivitetesh dhe masash përmes së cilave synon ta zbusë këtë ndikim”, tha Bislimi.

“Por, në ditët në vijim edhe Qeveria e Kosovës do të dalë me një listë prej dhjetë masash përmes së cilave ne do të tregojmë se si do të kujdesemi që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare, por fazë e cila do të garantonte pastaj zbatimin në plotëni të sistemit të pagesave”, tha ai.

Bislimi tha gjithashtu se shqetësimi i pjesëtarëve të komuniteti serb në lidhje me ndalimin e dinarit duhet të “adresohet”, por jo të “dramatizohet”.

“Duhet të bien dakord për një mekanizëm për sigurimin e këtyre mjeteve [në dinarë nga buxheti i Serbisë] që të arrijnë në Kosovë, si mund të konvertohet dinari në euro dhe të hiqet dinari nga qarkullimi. [Banka] NLB ka degë edhe në Kosovë edhe në Serbi. Do të thotë, ka mundësi, por duhet vullnet”, tha Bislimi.

Bislimi tha se BQK-ja i është drejtuar Bankës Popullore të Serbisë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, por deri më tani nga ky institucion nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Kosova insiston në komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet kompetente të Serbisë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për përfitimet financiare që marrin serbët në Kosovë nga buxheti i Serbisë. Por, Beogradi zyrtar e refuzon këtë dhe kërkon që çështja të ngrihet në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Në vende të caktuara në Graçanicë, qytetarët serbë më 20 shkurt nuk kanë mundur të marrin ndihmën sociale dhe shtesat për fëmijë në postë, që punon sipas sistemit serb, sepse punonjësit u kanë thënë se nuk kanë para për t’i paguar këto shtesa.

Po ashtu, më 21 shkurt një grup i mësimdhënësve në Mitrovicë të Veriut protestuan para Kursimores së Postës së Serbisë, pasi nuk morën pagat.

Beogradi e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.

Rregullorja e BQK-së është kritikuar edhe nga faktori ndërkombëtar që ka thënë se vendimi është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimin te komuniteti serb.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke argumentuar se mospërmbushja e kësaj kërkese veçse ka ndikuar te cilësia e raporteve mes Uashingtonit dhe Prishtinës.

BQK-ja ka thënë se vendimi do të zbatohet përmes një faze tranzitore jo më të gjatë se tre muaj.

You Might Also Like

KQZ-ja përcakton afatet, fushata elektorale nis me 17 dhjetor

Aktakuzë për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Hamza: PDK është gati, do ta hapim një kapitull të ri për vendin

Mes tensionesh, KQZ-ja certifikon rezultatin e zgjedhjeve lokale

Prishtina kërkon fonde të parakohshme, Murati kritikon LDK-në

Kosova Times February 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rreth 30 familje u evakuuan si pasojë e përmbytjeve nga moti i keq në Vlorë

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
Hargreaves: Britania do të bashkëpunojë me Kosovën në sigurinë kibernetike
Çongradin per Vuçiq: “Mos harroni kurrë – ai është luftënxitës, frymëzues i krimeve dhe përfitues lufte”
17 persona u arrestuan në Kubë në lidhje me rekrutimin për luftën në Ukrainë
Ukraina njofton evakuimin e mbi 200 vendbanimeve në rajonin Sumy për shkak të ofensivës ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?