By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca është mbrojtur në heshtje për akuzat për gaz lotsjellës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca është mbrojtur në heshtje për akuzat për gaz lotsjellës
Lajme

Konjufca është mbrojtur në heshtje për akuzat për gaz lotsjellës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/21 at 1:19 PM
Kosova Times Published February 21, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se do të mbrohet në heshtje, në rastin ku ai akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më datën 10 gusht të vitit 2016.

Në seancë e së mërkurës, Konjufca ka thënë se i qëndron prapa deklarimeve që i ka bërë më parë lidhur me këtë rast.

Në këtë seancë gjyqtarja Edita Çanta e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për t’u administruar si provë procesverbali i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, i datës 18 gusht 2016. Prokurori Besart Mustafa, ka deklaruar në këtë procesverbal thuhet se Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës.

Seanca e radhës, për fjalën përfundimtare në këtë rast është caktuar për të premten e kësaj jave, në orën 13:00.

Lekaj dëshmon në rastin Konjufca ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka dëshmuar në seancën gjyqësore ku kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht të vitit 2016.

Deputeti Pal Lekaj në sencë ka thënë se nuk i kujtohet që mbledhja është ndërprerë.

“Nuk më kujtohet që është ndërprerë, nuk mbaj mend se është ndërprerë ndonjë mbledhje e Kryesisë”, është deklaruar Lekaj.

Prokurori Besart Mustafa ka pyetur Lekajn se “a ka hedhur Konjufca gaz lotsjellës në Kuvend”, por trupi gjykues e ka refuzuar këtë pyetje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.

Për këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Kosova Times February 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një foto e një nëne dhe një fëmije nga Gaza është ngjitur në një pikturë të Pikasos në Londër

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
Tadiq: Marrëveshjen Kosovë-Serbi, e pres këtë muaj ose në dhjetor
‘Dhjetëra mijëra do të vdesin nga nxehtësia ekstreme’
Slavia-Ballkani/Pesë gola në pjesën e parë
Greva pezullohet deri në janar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?