By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përplasje e akuza në Komisionin Parlamentar për rezervat shtetërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përplasje e akuza në Komisionin Parlamentar për rezervat shtetërore
Ballina 1Lajme

Përplasje e akuza në Komisionin Parlamentar për rezervat shtetërore

Kosova Times
Last updated: 2024/02/22 at 12:19 PM
Kosova Times Published February 22, 2024
Share
SHARE

Me përplasje pozitë-opozitë po përcillet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.

Mazhoranca ka kritikuar PDK-në se ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Industrisë për qasje në dokumentacion rreth kësaj çështje pa pasur një aprovim të komisionit.

Për këtë, kanë reaguar deputetë të PDK-së e LDK-së, sipas të cilëve pozita po ndërhynë në punët e ministrisë.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku tha se pozita po mundohet të fshehë të vërtetën rreth dyshimeve për keqpërdorime.

“Nuk jam e interesuar të të dëgjoj duke na shitur moral, por duke bërë punë konkrete. Lini fjalët boshe. Mua po më shitni moral, po e mbroni hajninë. Pse po ju pengon që i kanë dërguar pyetje ministrisë. Ju po e luani avokatin e ministrisë. Nëse e doni të vërtetën, bëni pyetjet tuaja dhe ja dërgojmë ministrisë”, tha deputetja Bunjaku.

Ndaj saj po me tone të larta të zërit replikoi deputeti Driton Hyseni.

“A mundësh me e mbyll mikrofonin. Krejt ideja ishte të të tregojmë se e kemi gatishmërinë e plotë që ta dërgojmë deri në fund detyrën tonë”, tha deputeti Hyseni.

Kryetari i komisionit nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj tha se kërkesa e tyre për dokumentacion është e arsyeshme pasi flitet për dyshime rreth keqpërdorimeve me rezerva.

Paraprakisht Qalaj akuzoi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi për ndërhyrje në punët e ministrisë së Industrisë. Ai tha se përmes një email-i, deputeti Thaçi i ka thënë ministrisë se nuk është e obliguar që të sjellë dokumentacionin e nevojshëm.

“Ne në takimin që kemi mbajtur të hënën e kaluar jemi dakorduar që të gjithë deputetët e grupeve parlamentare që e përfaqësojnë këtë komision të dorëzojnë kërkesat për sjellje të dokumentacionit deri ditën e martë. Përveç kërkesës që e kemi sjellë ne nga PDK, nuk kemi pasur ndonjë kërkesë tjetër. Mirëpo pastaj ministrisë i është dërguar një email nga deputeti Halil Thaçi. Në email thuhet se këto kërkesa nuk janë të komisionit por të deputetit Rashit Qalaj dhe se ministria nuk ka obligim të përgjigjet. Kjo është ndërhyrje në punët e ministrisë. E konsideroj si sinjal t’i thuhet ministrisë mos e lexo dokumentin”, shtoi ai.

Ndaj deputetit Qalaj replikoi ai i LVV-së, Halil Thaçi. “Vet e bëre pyetjen dhe vet përgjigjen kur thatë se i kemi marrë dy vendime të ndryshme në mbledhjen e fundit. Ne i kemi dërguar shkresë prokurorit nëse hetimi që po e bëjmë do ta pengon punën e tij. Në të njëjtën kohë keni kërkuar dokumentacion nga ministria. Është e papranueshme të procedojmë me kërkesa për dokumentacion pa pasur përgjigjen e prokurorit të shtetit. Andaj, ne, kemi kërkuar sqarim nga prokurori, i cili nuk ardhur ende”, theksoi ai.

Nga mazhoranca thanë se duhet të pritet vendimi i prokurorit e pastaj të kërkohet dokumentacion nga ministria.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times February 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kurti mirëpritet nga presidenti i KOK i cili e njofton për përgatitjet për organizimin e lojërave mesdhetare

Kosova Times Kosova Times August 10, 2023
Orban pretendon se Qeveria polake është instaluar nga BE-ja
Vendimi i gjykatës për vrasjen e Agonis Tetajt, Haxhiu: I padrejtë dhe
Vitia: Jemi afër zbatimit të Ligjit për çmimet e barnave
Osmani me Laçkak: Kosova e palëkundur për stabilitet në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?