By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA ngre akuza ndaj oligarkëve rusë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA ngre akuza ndaj oligarkëve rusë
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA ngre akuza ndaj oligarkëve rusë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/22 at 10:18 PM
Kosova Times Published February 22, 2024
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Drejtësisë më 22 shkurt bëri të ditur për ndërmarrjen e veprimeve ligjore në pesë raste të ndara federale kundër oligarkëve të sanksionuar rusë dhe rrjeteve që mbështesin Rusinë.

Veprimet, që përkojnë me dyvjetorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, përfshijnë ngritjen e akuzave kundër kreut të bankës shtetërore ruse VTB, Andrei Kostin, dhe dy bashkëpunëtorëve të tij me seli në ShBA, tha Departamenti.

Akuzat u ngritën në Nju Jork kundër Kostin dhe bashkëpunëtorëve të tij, Vadim Wolfson dhe Gannon Bond, të cilët u arrestuan.

Kostin, që është nën sanksione të ShBA-së, për një kohë të gjatë është president i Bankës VTB, që është banka e dytë më e madhe në Rusi. Ai po akuzohet se është përfshirë në një skemë për shmangie të sanksioneve dhe pastrim të parave për të mbështetur dy superjahte. Kostin dhe dy bashkëpunëtorët e tij po ashtu akuzohen se kanë tentuar të shmangin sanksionet e lidhura me një shtëpi luksoze në shtetin amerikan të Kolorados.

Michael Khoo nga Departamenti i Drejtësisë, i tha gazetarëve se ky njoftim nënkupton dërgimin e mesazhit të presidenti rus, Vladimir Putin, se “ne nuk do të largohemi” dhe ne “po ashtu mund të luajmë lojën e gjatë” për aq kohë sa lufta të vazhdojë.

Veprimet e tjera të ndërmarra më 22 shkurt po ashtu përfshijnë ngritjen e një aktakuze në Floridë ndaj një oligarku ukrainas pro-rus, Serhiy Kurchenko, për shkak të dyshimeve se ai është i lidhur me një skemë të shkeljeve dhe shmangieve të sanksioneve amerikane.

Po ashtu në Floridë, agjentët federalë kanë ngritur një kërkesë civile për konfiskimin e dy ndërtesave luksoze që i përkasin biznesmenit të sanksionuar rus, Viktor Perevalov, i cili është bashkëpronar në një kompani ndërtimore në Rusi.

Departamenti amerikan i Drejtësisë po ashtu njoftoi për ngritjen e aktakuzës ndaj Vladislav Osipov, i cili akuzohet për mashtrime bankare në lidhje me operimin e një jahti të oligarkut të sanksionuar rus, Viktor Vekselberg. Osipov, me shtetësi ruse, jeton në Zvicër.

Në aktakuzë thuhet se bëhet fjalë për superjahtin Tango, që i takonte oligarkut të sanksionuar i cili kishte lidhje të ngushta me Kremlinin. Jahti u konfiskua me kërkesë të Qeverisë amerikane pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Departamenti i Drejtësisë tha po ashtu se Feliks Medvedev është deklaruar fajtor më herët gjatë këtij muaji për ndihmën që kishte dhënë për pastrimin e mbi 150 milionë dollarëve përmes llogarive bankare që ai kontrollonte. Mevedev, shtetas rus, jeton në shtetin amerikan të Xhorxhias.

Përmes një deklarate, prokurori i Përgjithshëm, Merrick B. Garland, tha se Departamenti i Drejtësisë “është më i përkushtuar se kurrë për të ndalur rrjedhjen e fondeve ilegale që po financojnë luftën e Putinit dhe për të mbajtur përgjegjës të gjithë ata që vazhdojnë të ndihmojnë Putinin”.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times February 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet

Kosova Times Kosova Times January 6, 2025
Borrell thotë se mezi pret të punojë me Qeverinë e re serbe
Pastrimi` reagon ndaj Komunës së Prishtinës për borxhin prej 2.2 milionë €
Të paktën 10 të vrarë në Cetinje, i dyshuari në arrati
Presidentja Osmani përkujton masakrat e Rahovecit dhe Malishevës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?