Një izraelit u vra dhe tetë u plagosën pas të shtënave në një autostradë në hyrje të Jerusalemit, konfirmoi policia izraelite herët të enjten.
Sipas Jerusalem Post , tre sulmuesit u vranë në vend, njoftoi policia. Ata u identifikuan si palestinezë dhe sipas hetimeve fillestare dy prej tyre janë nga Betlehemi. Sipas raportimeve të para, sulmuesit kanë përfituar nga turma në autostradë. Ata erdhën me dy automjete të veçanta të armatosur me një pushkë M-16, një automatik Carlo dhe granata. Më pas ata kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe kanë nisur të qëllojnë mbi personat që ndodheshin në makina.
UPDATE terreuraanslag:
Een van de slachtoffers van de schietpartij nabij Ma'ale Adumim is overleden, vertelt MDA-directeur Eli Bin aan Channel 12 News https://t.co/t3Sqar0YN3 pic.twitter.com/npcmuQBOBK
— Joop Soesan 🇮🇱🇳🇱 (@JoopSoesan) February 22, 2024
Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit.