By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bashkëpunëtorja thotë se nënës së Navalnyt iu dha një ultimatum për të varrosur të birin në mënyrë sekrete
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bashkëpunëtorja thotë se nënës së Navalnyt iu dha një ultimatum për të varrosur të birin në mënyrë sekrete
Ballina 2Rajon / Botë

Bashkëpunëtorja thotë se nënës së Navalnyt iu dha një ultimatum për të varrosur të birin në mënyrë sekrete

Kosova Times
Last updated: 2024/02/23 at 11:17 PM
Kosova Times Published February 23, 2024
Share
SHARE

Ish-zëdhënësja e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, Kira Yarmysh, tha se zyrtarët nga Komiteti Hetues i Rusisë i dhanë një ultimatum nënës së tij që ajo të pajtohej menjëherë që të varroste trupin e tij pa një ceremoni publike, ose ata do ta varrosnin në hapësirën e burgut në Arktik ku ai vdiq një javë më parë.

Ultimatumi, Yarmysh tha, u lëshua rreth orës 15:00. Nëse nëna e Navalnyt nuk do të pajtohej brenda tri orësh, zyrtarët thanë se do ta varrosnin Navalnyn në burgun e njohur si “Ujku i Arktikut”.

Lyudmila Navalnaya, tha Yarmysh, refuzoi të negocionte me Komitetin Hetues, duke thënë se ky institucion nuk është i autorizuar që të vendosë se ku dhe si djali i saj do të varroset.

Lajmi për ultimatumin nuk ka mundur të verifikohet menjëherë dhe nuk ka asnjë koment nga autoritetet e burgjeve apo nga Komiteti Hetues për këtë çështje.

Yarmysh tha se Navalnaya ka insistuar se sipas ligjit, trupi i të birit të saj duket t’i dorëzohet asaj brenda dy ditësh, pasi shkaku i vdekjes së tij zyrtarisht është përcaktuar. Ky afat skadon më 24 shkurt.

“Navalnaya insiston se autoritetet duhet ta lejojnë që të organizojë varrimin dhe ceremoninë lamtumirëse në përputhje me traditat”, shkroi Yarmysh në rrjetet sociale.

Një ditë më herët, nëna e Navalnyt tha se hetuesit e kanë lejuar më 21 shkurt që ta shohë trupin e djalit të saj të ndjerë që gjendej në qytetin Salehard të Arktikut, por autoritetet refuzuan që t’ia dorëzonin trupin për varrim.

Navalnaya tha se ajo ka nënshkruar certifikatën e vdekjes, duke theksuar se autoritetet po shkelin ligjin, duke mos ia dorëzuar trupin e të birit. Ajo po ashtu tha se dëshiron që varrimi i Navalnyt të jetë publik, në mënyrë që mbështetësit e tij të mund të marrin pjesë.

Navalnaya ka tentuar që të ketë qasje te trupi i djalit të saj që kur ai vdiq në burg më 16 shkurt. Zyrtarët e burgjeve thanë se kritiku i Kremlinit vdiq pasi u rrëzua pas ecjes jashtë qelisë ku mbahej.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe bashkëpunëtorët e Navalnyt kanë akuzuar autoritetet se nuk po dorëzojnë trupin e tij me qëllim që të fshehin shkakun e vdekjes.

Navalny, 47 vjeç, një prej kritikëve më të zëshëm të presidenti rus, Vladimir Putin, po vuante një dënim të gjatë për akuza për ekstremizëm që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

You Might Also Like

Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg

SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin

Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës

LIVE/ Nga protesta ne Shkup, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

Kosova Times February 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjatë kundërofensives, Ukraina arriti të rimarrë deri në 7 km territor

Kosova Times Kosova Times June 12, 2023
Kurti: Demokracia e Kosovës kërcënohet nga autokracia në Serbi e ndihmuar nga Rusia
Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave
Chollet: Besojmë se bisedimet do të çojnë në njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë
Spajiq shpallet mandatar për formim të Qeverisë në Mal të Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?