By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murati: Borxhi publik është në nivel të ulët, reagon opozita
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Murati: Borxhi publik është në nivel të ulët, reagon opozita
Financa

Murati: Borxhi publik është në nivel të ulët, reagon opozita

Kosova Times
Last updated: 2024/02/23 at 2:04 PM
Kosova Times Published February 23, 2024
Share
SHARE

Deputetët e opozitës kanë debatuar me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shifrat e borxhit publik për vitin 2023.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, ka raportuar ministri Murati dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore për realizimin e të hyrave për vitin 2023. Ministri Murati ka thënë se borxhi publik është në nivelin më të ulët në Evropë. Sipas tij, si Qeveri janë munduar ta stabilizojnë dhe ai është ulur.

“Sa i përket kësaj pike për borxhin publik, mund të them se si qeveri e Republikës së Kosovës jemi munduar që të stabilizojmë borxhin publik, e madje në vitin paraprak kemi pasur rënie në vlerë absolute të borxhit krahasim me vitin 2022, dhe për me tepër rënia është theksuar edhe më tej në terma relativ, pra kur krahasohet si borxh ndaj bruto prodhimit vendor. Nëse flasim me shifra konkrete, pra borxhi ndaj GDP-së në vitin e kaluar është mbyllur me 17.2 për qind e GDP-së në krahasim me vitin 2020 që ka qenë 22.44 për qind. Nëse shihet trajektorja që nga viti 2020 e këndej ka pas rënie të vazhdueshme të borxhit publik, pra vitin e fundit sidomos ka pas rëni edhe në vlerë absolute, pra duke reduktuar kryesisht vlerën e letrave me vlere të emetuara nga Qeveria, kjo si përgjigje ndaj rrethanave të jashtme që kanë qenë, e që kanë të bëjnë me rritjen e normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane e që kjo në terma makroekonomik rezulton edhe më një shtrëngim në kreditim të ekonomisë reale”, ka deklaruar ai.

Deklarimi i ministrit Murati për ulje të borxhit ka nxitur reagim të deputetit Avdullah Hoti. Sipas tij, borxhi vetëm është mirëmbajtur dhe nuk ka pasur përmirësim të performancës së borxhit publik.

Hoti ka thënë se nuk mund të merret referencë viti 2020 i pandemisë pasi që në atë kohë është rritur kreditimi dhe ka qenë në rritje shkaku i situatës së jashtëzakonshme. Ai ka thënë se 17 për qind e GDP-së ka qenë borxhi edhe në vitet paraprake.

“Nëse e merreni vitin 2019, besoj se kjo duhet të merret. Sot kemi 462 milionë euro më shumë borxh publik, nuk po them se është keq, por t’i citojmë shifrat saktë. Nuk e ke ulje borxhin publik, e ke mirëmbajtur një praktikë të mirë, të etabluar nga qeveria e Kosovës në mbështetje të partnerëve ndërkombëtar, Fondi Monetar në veçanti. Bile ti ke qenë një ndër personat kyç në huazimet gjatë qeverive të kaluara, vet i jep kredi edhe vetes edhe realitetit. Puna jote në borxhin publik shej nuk ja ka lënë këtij vendi, asgjë nuk ke bërë, 17 për qind e ke gjete ”, ka deklaruar Hoti.

Hoti i është drejtuar ministrit Murati që t’i lejë ironitë më të, pasi siç ka thënë, nuk është duke u munduar që ta poshtërojë askënd. Hoti ka kërkuar sqarime pse nuk është bërë vlerësim kreditor.

Ndërsa Murati ka thënë se në vitin 2023 janë disbursuar 102.4 milionë nga 692 milionë të ratifikuar. Sipas tij, më 2023 në Kuvend janë ratifikuar kredi në vlerë afro 300 milionë euro. Murati ka thënë se janë duke ndërtuar një historik për një trend të menaxhimit të mirë të kredisë.

Për këtë ka ndërhyrë Hoti, duke thënë “mos me mua kështu se kjo është diskutuar gjatë kohës që kam qenë ministër dhe e kemi diskutuar se a të bëhet atë vit apo vitin tjetër”.

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se nuk ka pasur trend të zvogëlimit të borxhit por vetëm mirëmbajtje.

“Borxhi publik i Kosovës është më i ulëti në rajon jo fal kësaj qeverie por çdo herë ka qenë kështu. Unë nuk mendoj që ju duhet të krenoheni që e keni ulur borxhin, juve ju mungon disbursimi i mjeteve në investime kapitale, e di që keni vështirësi në marrëveshje. Ju e keni mirëmbajt borxhin, nuk mund të na shitës që ka pasur sukses të kësaj qeverie”, ka thënë Lekaj.

You Might Also Like

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

ZKA prezantoi gjetjet kryesore të auditimit për 2024/2025

Kosova Times February 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vendimi i BE-së, Tahiri: Ligjërisht është i dëmshëm

Kosova Times Kosova Times July 23, 2024
Blinken pas takimit me Vuciq: “Kam përcjellë mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën…”
Rikthehet superliga (m dhe f) me ndeshjet e javës së tretë
City ndalet edhe nga Evertoni i Brojës
Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa forcat izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?