By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Gratë janë boshti i historisë së popullit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Gratë janë boshti i historisë së popullit të Kosovës
Ballina 1Lajme

Osmani: Gratë janë boshti i historisë së popullit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/23 at 12:17 PM
Kosova Times Published February 23, 2024
Share
SHARE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se gratë janë boshti i historisë së Kosovës në etapa të ndryshme shtetërore. Një gjë të tillë ajo e deklaroi në konferencën rajonale  “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”.

“Në bosht të historisë, popullit tonë – Kosovës, si në kohën e rezistencës paqësore ashtu edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; edhe pasluftës në procesin e shtetndërtimit, por edhe sot përderisa fuqizojmë pozitën tonë në arenën ndërkombëtare, ka qenë pikërisht roli i grave që ka shtyrë para në mënyrë vendimtare paqen dhe sigurinë në vendin tonë e më gjerë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka deklaruar se pjesëmarrja e grave në proceset e paqes dhe sigurisë s’është veç çështje barazie dhe drejtësisë, por është gurthemeli për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në vend, rajon dhe më gjerë.

“Kabineti im me përkrahjen e zyrës së sekretarit Blinken do të themelojë qendrën e ekselencës, e cila është bërë pjesë e strategjisë së SHBA-ve për gratë, paqen dhe sigurinë. Pres që në kuadër të kësaj zyre të konsolidojmë gjithnjë e më shumë partneritete të reja dhe të jetësojmë nisma e projekte që fuqizojnë rolin e parlamenteve dhe rolin e grave në to”, ka thënë ajo.

Gratë në rrafshin global sipas presidentes së Kosovës, luajnë rol vendimtar për ndërtimin e mirëkuptimit dhe sigurimit që marrëveshjet e paqes të jenë gjithëpërfshirëse.

“Kur gratë përfshihen në procese të paqes, marrëveshjet e vijnë më shpejt por kanë edhe qëndrueshmëri më afatgjatë. Gratë sjellin perspektiva, strategji dhe zgjidhje unike në tryezë që shpesh anashkalohen në mjediset e dominuara nga burrat”, ka shtuar Osmani.

Konjufca: Kosova është shembull i mirë për përmbushjen e agjendave globale

(10:21) Institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativa që kanë kontribuar në zbatimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencën rajonale  “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor” në Prishtinë.

“Kosova është shembull i mirë për përmbushjen e agjendave globale pavarësisht që shpesh jemi të kufizuar për t’i dhënë zë punës tonë në këto organizma në të cilat ende nuk jemi anëtarë. Ne kemi shumë shembuj të vajzave e grave të Kosovës që janë angazhuar aktivisht për ta shtyrë këtë agjendë përpara, ashtu siç kanë kontribuuar përgjatë gjithë etapave të shtetndërtimit tonë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka përmendur përzgjedhjen e Remzije Zeqirajt në pozitën e komisioneres parlamentare për ushtrinë e vendit.

“Një tregues i mirë i vendosmërisë sonë politike për ta rritur numrin e grave në sektorin e sigurisë nga ana e parlamentit është edhe zgjedhja tash së fundmi e komisioneres grua parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times February 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Siguria Kombëtare në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar

Kosova Times Kosova Times November 4, 2024
Rashiq: Vuçiq po i shfrytëzon serbët e Kosovës për interesa personale
Analistët e zbulojnë rrezikun: A do të shembet Vetëvendosje si një kullë nga letra me largimet e deputetëve në fushatë zgjedhore
Hapet thirrja për ndërmarrjet e vogla e të mesme për grante
Konfirmohet udhezimi administrativ për shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?