By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shfaqet dokumentari për Ukrainën, Hovenier: Kosova e kupton më së miri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shfaqet dokumentari për Ukrainën, Hovenier: Kosova e kupton më së miri
Ballina 1Lajme

Shfaqet dokumentari për Ukrainën, Hovenier: Kosova e kupton më së miri

Kosova Times
Last updated: 2024/02/23 at 11:39 PM
Kosova Times Published February 23, 2024
Share
SHARE

Ambasada Amerikane ka shfaqur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë filmin dokumentar “20 ditë në Mariupol”. Ky film i cili u shfaq në shënim të dy vjetorit të luftës në Ukrainë është nominuar për çmimin Oscar.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffry Hovenier, tha se lufta e Ukrainës nuk është vetëm një luftë për të mbrojtur territorin e saj, por ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit të saj, ka të bëjë me mbrojtjen e pikëpamjeve të saj të ndërhyrjeve politike. Ai mes tjerash theksoi se Kosova e kupton më së miri se çka do të thotë që shtëpitë e tyre të kërcënohen.

“Duke iu kundërvënë agresionit të Rusisë, Ukraina i dërgon një mesazh të fuqishëm botës se parimet e lirisë, demokracisë, të drejtës për vetëvendosje, për të zgjedhur vetë aleancat dhe partneritetet dhe klubet që do t’u përkasin ose nuk do t’u përkasin, por këto janë parime për të cilat ia vlen të luftosh. Pushtimi rus i Ukrainës nuk është gjithashtu një kërcënim vetëm për Ukrainën, por një kërcënim për të gjithë ne. Siç ka thënë vazhdimisht presidenti Biden, ne nuk mundemi, ne nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë” , ka deklaruar ambasadori amerikan.

Mes tjerash, ambasadori Hovenier tha se Rusia nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainën, por për të gjithë shoqërinë dhe se të gjithë partnerët ndërkombëtarë duhet të angazhohen për ta mbrojtur atë.

“Kjo është një sfidë themelore dhe e papranueshme për rendin ndërkombëtar, për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Nëse lejojmë që agresioni i Putinit kundër Ukrainës të ketë sukses, ai do të formojë regjime autoritare në mbarë botën”, ka theksuar Hovenier.

Ambasadori amerikan nuk la pa përmendur edhe përkrahjen që Kosova i ka ofruar Ukrainës. Ai tha se megjithëse Kosova mund të jetë e vogël, veprimet e solidaritetit dhe bujaria janë vërtet mjaft të mëdha.

Të pranishëm në shfaqjen e filmit “20 ditë në Mariupol” ishin gazetarët Ukrainas që jetojnë në Kosovë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe politikan kosovarë.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times February 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Themeluesi i grupit zviceran për të drejtën për të vdekur vdes nga vetëvrasja e asistuar

Kosova Times Kosova Times November 30, 2025
Kroacia rikthen rekrutimin ushtarak për shkak të shqetësimeve për sigurinë evropiane
Meta sulmoi në gjyq Monikën! /Lala: Po përpiqet të fajësojë Kryemadhin, e quajti “dumdumane”
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Deklaratat e Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar BE-në e ShBA-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?