By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova vazhdon të përballet me deficit tregtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kosova vazhdon të përballet me deficit tregtar
Ballina 1Financa

Kosova vazhdon të përballet me deficit tregtar

Kosova Times
Last updated: 2024/02/24 at 7:57 PM
Kosova Times Published February 24, 2024
Share
SHARE

Përkundër ndarjes së miliona eurove grante e subvencione në bujqësi, Kosova po vazhdon të importojë qindra miliona euro produkte bujqësore. Përfaqësues të bujqve dhe ekspertë të bujqësisë, thonë se vlerat e larta të importit janë të pa justifikueshme dhe se për uljen importit duhet më shumë punë dhe investime në bujqësi.

Kosova vazhdon të përballet me deficit të lartë tregtar, importe marramendëse të produkteve të jashtme dhe eksporte të pakta të atyre “made in Kosova”. Gjatë vitit 2023, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 819 milionë eurosh, teksa importoi mallra në vlerë prej 5.77 miliardë euro. Nga ky total miliardësh i importeve, miliona euro të kosovarëve u eksportuan vitin e kaluar për importim të produkteve bujqësore. Referuar një publikimi të Institutit GAP, e punuar me të dhëna të Doganës, gjatë 2023-ës, vetëm për kategorinë gjedhe u shpenzuan 83 milionë e 795 mijë e 367 euro. Kjo vlerë importi vetëm për gjedhe është shumë e lartë, thekson kryetari i Federatës së Bujqve, Tahir Tahiri.

“Kur është fjala për këtë vlerë të lartë të importit të mishit, ne kemi vërejtjet tona. Problemi numër një është se po lejohet importi i mishit të ngrirë, e që mund të themi edhe me afate të skaduar. Prandaj, ky mish vije me çmime më të lira se sa kostoja e prodhimtarisë vendore. Ky lloj importi po i bënë konkurrencë edhe prodhimtarisë vendore, sepse bujku ynë nuk po ka mundësi të dalë me çmime të ulëta siç po na vije mishi nga importi, andaj edhe fermerët po heqin dorë nga kultivimi i gjedheve për mish”, tha ai.

Edhe profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, thotë për Radio Kosovën se shpenzimi i miliona eurove për importim të produkteve bujqësore është shumë i lartë dhe thuajse i pa justifikueshëm. Ai tutje thekson se për rritjen e prodhimtarisë vendore bujqësore është e nevojshme që grantet e subvencionet t’iu ndahen më meritorëve, të ketë kontrolle dhe politika të favorshme bujqësore.

“Trendi i tillë marramendës i importit për prodhimet ushqimore në përgjithësi dhe për produktet strategjike bujqësore në veçanti është i pa arsyeshëm, sepse konsideroj se politikat bujqësore nuk ishin me kritere të mirëfillta. Nëse e shikojmë strukturën importuese dhe vërejmë se qindra milionë euro eksportojmë para të gatshme për prodhime që përkojnë me kushtet tona agroekologjike, atëherë kriteret te politika bujqësore detyrimisht duhet të ndryshohen, sepse masat stimulative që jepen për avancimin e prodhimit vendor, nuk po përshtaten me rezultate konkrete në terren”, thekson Rusinovci.

Referuar publikimit të Institutit GAP, i punuar në bazë të të dhënave të Doganës, vitin e kaluar në Kosovë u importuan tonelata të tëra me domate, në vlerë rreth 12 milionë euro. Në vlerë prej 6.3 milionë euro u importuan patate, për kultivimin dhe përpunimin e së cilës është e mirënjohur Pestova e Vushtrrisë. Tonelatat me mollë, të cilat u importuan vitin e kaluar arrijnë vlerën e 5.6 milionë eurove. Në vlerë rreth 5 milionë euro u importuan qepë e hudhra. E, për rrush e kumbulla të importuara, Kosova eksportoi mbi 4 milionë euro para të gatshme.

Mbi 2 milionë euro u importuan dardha. Në vlera më të ulëta por mjaft të mëdha u importuan edhe pemë e perime të tjera.

You Might Also Like

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Osmani pret Hargreaves, theksohet rëndësia e formimit të institucioneve

Familjet e policëve të rënë pa pagesa, Sindikata kërkon zgjidhje

Kosova Times February 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kuptimi i nocionit komb

Kosova Times Kosova Times November 27, 2024
Sot disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë për disa orë
Vdes gangsteri i famshëm
Ukraina shpërtheu eksploziv në linjën hekurudhore në Siberi?
SHBA-ja dhe Japonia e dënojnë armatosjen e Rusisë nga Koreja e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?