Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke trajnuar mbi një mijë nxënës për sigurinë në mal dhe në natyrë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se instruktorët po e realizojnë trajnimin në bashkëpunim me Federatën e Kosovës për Sporte Shkollore.
“Në një periudhë 10 javore, nxënësit do të mësojnë për sportet dimërore, shëndetin, natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar ai. /Kosovatimes/