By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Berberi i Prishtinës që ka nostalgji për stilet e Beatles dhe Rolling Stones
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Berberi i Prishtinës që ka nostalgji për stilet e Beatles dhe Rolling Stones
Ballina 1Lajme

Berberi i Prishtinës që ka nostalgji për stilet e Beatles dhe Rolling Stones

Kosova Times
Last updated: 2024/02/25 at 3:56 PM
Kosova Times Published February 25, 2024
Share
SHARE

Tash e 57 vjet, gërshërët dhe mantelin e bardhë i ka pjesë të pandashme të përditshmërisë.

Me muzikën nga kasetat në njërën anë dhe zhurmën nga trafiku në anën tjetër, Remzi Mehmeti pret flokë çdo ditë.

“Pse të mos punoj? Me shëndet jam mirë. Duart nuk më dridhen, e as me sy nuk kam probleme”, thotë berberi 72-vjeçar.

Remziu në lokalin e tij.
Remziu në lokalin e tij.

Që prej viteve ’70, ai punon në një floktari prej rreth 20 metrash katrorë në Lagjen Dardania në Prishtinë.

Edhe pse zonë me qarkullim të madh njerëzish, Remziu thotë se nuk ka shumë klientë – deri në dhjetë në ditë – por mjaftueshëm “për nevojat e mia”.

Dikur thotë se zanatin e kishte më fitimprurës, “mbante familjen 7-anëtarëshe me të”, por ishte koha kur në qytet “nuk ishin as dhjetë lokale berberësh”.

“Ata që vijnë tek unë tash, janë më në moshë. Të rinjtë paragjykojnë se i moshuari nuk i di trendet e reja”, thotë Remziu.

Gërshërët me të cilat ende pret flokët Remziu.
Gërshërët me të cilat ende pret flokët Remziu.

Teksa flet për Radion Evropa e Lirë, tregon se as atij nuk i pëlqejnë disa gjëra që praktikojnë të rinjtë në ditët e sotme, si për shembull terminët.

“Po çfarë terminësh te berberi? Ata bëhen për të shkuar te mjeku, në gjyq, në komunë…”, thotë me shaka Remziu.

Zanatin tregon se e ka trashëguar nga xhaxhai tij, por se djemtë e tij nuk kanë dashur ta vazhdojnë.

Ka qenë vetëm 15 vjeç kur ka qethur për herë të parë.

Atëkohë thotë se prerjet kanë qenë më klasike, por se kanë ndryshuar me kalimin e viteve.

“Flokë të gjata, të valëzuara e të shkurtra…. madje edhe shumë të shkurtra, sepse shumë qytetarë mbanin edhe plisa”, kujton Remziu.

Remziu duke treguar si kanë ndryshuar modelet e flokëve ndër gjenerata.
Remziu duke treguar si kanë ndryshuar modelet e flokëve ndër gjenerata.

Ai thotë se mban në mend edhe një periudhë kur janë kërkuar me të madhe stilet e flokëve që mbanin anëtarët e rock-grupeve të huaja, si Beatles apo Rolling Stones.

“Prerjet, atëherë, kanë qenë më të mira”, thotë me nostalgji.

Vetë Remziu ka pasur modele të ndryshme flokësh në të kaluarën.
Vetë Remziu ka pasur modele të ndryshme flokësh në të kaluarën.

Në lagjet e Prishtinës kanë mbetur të rralla ose nuk ka fare floktari modeste si të tijat.

Dominojnë ato më magjepsëse, me shumë drita e shumë punonjës. Ngjyrat, prerjet, stilet që krijojnë, variojnë – nga klasike deri në super-moderne.

Remziu thotë se lokali i tij i shërben edhe si vend shoqërimi me miqtë.

“Bëjmë muhabet, më shkon dita. Ky zanat më ka ndihmuar të kem edhe shëndet më të mirë”, thotë ai.

Njërin nga sirtarët e dollapit në lokal, e ka të mbushur me kaseta këngësh në gjuhën shqipe, që vazhdimisht dëgjohen në sfond.

Remziu ende përdor kasetat në lokalin e tij për të dëgjuar muzikë.
Remziu ende përdor kasetat në lokalin e tij për të dëgjuar muzikë.

Kur nuk ka klientë, kohën e kalon me një televizor të vjetër…

…apo duke plotësuar fjalëkryqe.

Të pensionohet nga puna thotë se nuk planifikon, derisa ta ketë shëndetin e mirë.

“Edhe nja 40 vjet jo”, thotë me shaka berberi flokëbardhë.

You Might Also Like

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare

Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë

IKKL: E vërteta flet, kërkesa për drejtësi vazhdon

Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti

I riu i raportuar i zhdukur gjendet i vdekur në një livadh afër shtëpisë

Kosova Times February 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gati per dorëzimin e avionëve luftarakë F-16 në Kiev, fokusi u vendos në tri gjëra kryesore

Kosova Times Kosova Times July 23, 2023
Punëtorëve të KEK-ut u dhurohet thëngjill për tejkalimin e krizës
Osmani konfirmon se Macron dhe Scholz kërkuan zgjedhje të reja në veri
Erdogan sot në Stamboll pret në takim kryeministrin Kurti
Një shpërthim ka ndodhur në Makhachkala, duke vrarë më shumë se 10 persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?