By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, “autonomia spitalore” rikthehet debati për shërbimet shëndetësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, “autonomia spitalore” rikthehet debati për shërbimet shëndetësore
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, “autonomia spitalore” rikthehet debati për shërbimet shëndetësore

Kosova Times
Last updated: 2024/02/25 at 8:40 PM
Kosova Times Published February 25, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri autoritetet zyrtare po prezantojnë disa elementë të autonomisë spitalore, që parashikon delegimin gradual të vendimmarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së përgjithshme te spitalet. Spitalet publike që plotësojnë disa kritere, po pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, e cila bazohet në atë që quhet praktikë e dyfishtë, sipas së cilës qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mjekët që duan për të marrë shërbim jashtë orarit zyrtar, kundrejt pagesës. Zyrtarët thonë se kjo reformë do të sjellë rritje të shërbimeve dhe cilësisë, ndërsa njohës të fushës së shëndetësisë mendojnë se e konceptuar në këtë mënyrë, ajo rrit edhe më tej kostot nga xhepi i qytetarëve.

“Jo vetëm praktikë e dyfishtë, por edhe rritja së brendshmi e shpërblimit të mjekëve, në bazë të meritës do të bëjë që interesi për të punuar në spitalet publike, të jetë gjithmonë e më i lartë, konkurrenca të jetë gjithmonë e më e fortë dhe pastaj kush do të shkojë në Gjermani, të na marrë të keqen”.

Kështu u shpreh pak kohë më parë Kryeministri, Edi Rama, gjatë prezantimit të autonomisë spitalore, vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi t’u japë të drejtë studentëve të mjekësisë që kërkuan shfuqizimin e një përkufizimi ligjor që i detyronte ata pas përfundimit të studimeve të punonin në vend për një periudhë 2, 3 dhe 5 vjeçare, para se t’u dorëzohej diploma. Me bindjen se reforma do arrijë të frenojë largimin e mjekëve nga vendi autoritetet argumentojnë se ajo u jep pavarësi spitaleve, që përmes bordeve që do të zgjidhen, të menaxhojnë burimet financiare, njerëzore, apo të lidhin kontrata me palët e treta. Zyrtarët janë të bindur se kjo praktikë do të rrisë cilësinë, shërbimet për qytetarët, dhe të ardhurat dytësore të institucioneve spitalore.

Në fund të janarit të këtij viti kartën menaxheriale të autonomisë spitalore e morën 5 spitale, 4 rajonale dhe ai Universitar Nënë Tereza në Tiranë,(në vend janë 41 spitale publike, 6 të nivelit terciar, 11 të nivelit rajonal dhe 24 spitale bashkiake). Disa elementë të kartës u eksperimentuan prej një viti në Spitalin Memorial të Fierit.

Sot qytetarët e marrin shërbimin shëndetësor në spitalet publike përmes sistemit të referimit, pa pagesë. Ajo që po diskutohet më së shumti në kuadër të autonomisë, lidhet me atë që quhet praktika e dyfishtë, sipas së cilës mjekët të cilët kërkohen nga qytetarët përtej orarit të punës, kanë mundësi të shfrytëzojnë ambientet e spitalit, fillimisht vetëm për konsulta dhe në një fazë tjetër edhe aparaturat, për të ofruar një shërbim ekstra me pagesë, ku 70% të pagesës i merr mjeku dhe 30% spitali, me kusht që pagesa e mjekut të mos tejkalojë 30% të pagës mujore të tij. Kjo ndodh kur qytetarët nuk duan të presin radhën që parashikon sistemi i referimit nga mjeku i familjes, dhe ai specialist. Por ekspertë të shëndetit publik, mendojnë se modeli i autonomisë spitalore që ofron qeveria do të rrisë kostot nga xhepi të qytetarëve për shëndetësinë.

“Kur dëgjoj shprehjen 70% e merr mjeku dhe 30 spitali, pyetja e parë që me vjen në mend është – kush i paguan këto para? I paguajnë qytetarët. Atëherë ne çfarë po bëjmë, po i kërkojmë para njerëzve t’i shtojmë shpenzimet nga xhepi. Të mos harrojmë dhe një element të rëndësishëm. Nuk është vetëm mjeku në shëndetësi. Është një ekip. Ka mjekë, ka infermierë, ndihmës, laborantë, imazheristë, teknikë imazherie, administratë, s’ka asnjë shpjegim për këtë dhe asnjë diskutim”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ilir Alimehmeti, ekspert i shëndetit publik.

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj, për Zërin e Amerikës i kundërshtoi këto argumenta dhe tha se praktika e dyfishtë ul listën e pritjes brenda sistemit të referimit, rrit cilësinë dhe shërbimet por jo kostot për qytetarët.

“Patjetër që jo. Shërbimi pranë spitaleve publike do të vijojë të ofrohet falas. Dhe për pacientët që do të duan ta marrin këtë shërbim brenda orarit të punës, brenda sistemit të referimit nuk do të ketë asnjë kosto për xhepat e qytetarëve. Kostoja do të jetë zero”- u shpreh Entela Ramosaçaj Zv .Ministre e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër Ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i tha Zërit të Amerikës, se disa hapa të autonomisë spitalore që lidhen me menaxhimin e fondit të barnave nga vetë institucionet spitalore, investimet apo rekurtimet e personelit janë hedhur mbi një dekadë më parë dhe se në vijim kishin nevojë të përmirësoheshin. Ai merr si shembull projektin e pilot të Autonomisë Spitalore në spitalin e Durrësit që funksionoi për një kohë të gjatë. Z. Vasili është kritik me elementët e autonomisë spitalore që ofrohen sot nga qeveria ndërsa sjell në vëmendje koncesionet në sistemin shëndetësor si një praktikë centralizuese.

“Kjo është masë propagandistike, pa bazë reale që e shthur dhe e mbingarkon sistemin spitalor. Do të krijohet patjetër dhe çorganizim, do krijohen keqkuptime të brendshme, pamundësi të ndarjes ku fillon shërbimi publik dhe ai privat do përdoren të njëjtat asete. Çfarë fituam. Asgjë. Nëse i referohemi koncesioneve. A ka hapësirë një spital autonom të vendosë për një shërbim që e vendos ministria? Kjo gjë ndodh, për laboratorët dhe elementë të tjerë. Ky është autonomia?”- u shpreh Petrit Vasili, ish Ministër i Shëndetësisë.

Por drejtuesja e Spitalit memorial të Fierit, ku prej një viti u pilotuan disa elementë të kartës menaxheriale të autonomisë spitalore thotë se aktiviteti i këtij spitali u rrit me 70%, dhe për pasojë dhe aksesi i qytetarëve.

“Praktika e dyfishtë këtë bën, ul listën e pritjes, e mirmenaxhon atë, dhe i jep qytetarit të drejtë të përzgjedhë vendin e duhur aty ku është shërbimi më i mirë dhe më cilësor. Njëkohësisht krijohet dhe një marrëdhënie e re besimi mes pacientit dhe mjekut”- argumentoi Rudina Degjoni, Drejtore e Spitalit Memorial të Fierit.

Mjaft qytetarë shtrojnë pyetjen nëse e shmang korrupsionin në radhët e bluzave të bardha utonomia spitalore. Disa prej tyre e shohin pozitivisht reformën në këtë drejtim dhe mendojnë se suksesi i saj do të varet ekipet që do ta zbatojnë.

“Ekipet menaxheriale duhet të jenë në lartësinë e reformës. Nëse ne nuk vendosim autoritete drejtuese dhe një ekip menaxherial me mekanizma kontrolli dhe audituese rrezikojmë të kemi probleme që lidhen me mungesën e transparencës, me nxitjen e favorizimit të kolegëve të caktuar, dhe mund të jetë një moment që mund të na fusë në një rreth vicioz sistemin shëndetësor”- u shpreh Qamil Dika pedagog në Fakultetin e mjekësisë UMT.

Një tjetër element i reformës së autonomisë spitalore është konkurrueshmëria. Zyrtarët mendojnë se spitalet publike do jenë gjithnjë e më konkurruese me ato private.

“Qytetari i cili merr një shërbim edhe më cilësor patjetër që do të sjellë një konkurrencë të shëndetshme jo vetëm mes spitaleve publike por dhe me ato private”- vijoi Zv.Ministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj.

Por eksperti i shëndetit publik Ilir Alimehmeti, nuk pajtohet më këtë argument.

“Përse dikush dëshiron të punojë jashtë orarit? Do të thotë që ajo punë e parë nuk i mjafton. Parimi duhet të jetë pagë e denjë për një punë të denjë. Nëse ne dalim përtej orarit, do të thotë që ne gjatë orarit nuk garantuam asgjë. Je në konkurrencë me sistemin spitalor privat. Jemi në pozita totalisht të pabarabarta. Dhe në këtë garë do fitojnë privatët sepse qofshin kushtet, metodat, kontratat të cilat përmirësohen në vijimësi janë në favor të tyre?- vijoi Ilir Alimehmeti ekspert i shëndetit publik.

Spitalet publike në Shqipëri po hyjnë në garën për autonomi, në një klimë jo shumë të favorshme sa i takon financimit të sistemit të shëndetësisë. Buxheti për këtë sektor edhe pse është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit me mbi 80%, në raport me PBB ai është rreth 3%, dukshëm nën mesataren prej 8% të vendeve të BE. Nga ana tjetër edhe numri i mjekëve për banorë është i ulët, 188 për 100 mijë banorë, kur në vendet e BE është 374. Edhe pse pagat në shëndetësi, gjatë viteve të fundit janë rritur largimi i mjekëve nga vendi po i jep goditje të vazhdueshme sistemit.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Kosova Times February 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku takohet me Guerotin, flasin për situatën politike e ekonomike në vend

Kosova Times Kosova Times June 20, 2024
Mjeku britanik i zhdukur në Francë. “Ai na dërgoi një mesazh se nuk mund të lëvizte”
Muzeu Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet restaurimit
Meghan akuzohet se flirtonte me William duke e përqafuar dhe puthur sa herë që e shihnin njëri-tjetrin, pretendon stafi
MPJ izraelite: Të paktën 7 të plagosur, disa në gjendje të rëndë, pas një breshërie raketash të hedhura nga Hamasi nga zona e Rafahut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?