By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bruksel, protestë e dhunshme e fermerëve para Këshillit Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Bruksel, protestë e dhunshme e fermerëve para Këshillit Evropian
BujqësiRajon / Botë

Bruksel, protestë e dhunshme e fermerëve para Këshillit Evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/02/26 at 5:31 PM
Kosova Times Published February 26, 2024
Share
SHARE

Fermerët u përplasën të hënën me policinë në Belgjikë, duke hequr barrierat e vëna nga policia, ndërsa ministrat e Bujqësisë të Bashkimit Evropian ishin mbledhur në Bruksel për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e tyre.

Policia tha se 900 traktorë kishin hyrë në qytet, shumë prej të cilëve ishin shumë afër ndërtesës së Këshillit Evropian ku po mblidheshin ministrat. Protestat e fermerëve janë përhapur edhe në vende të tjera evropiane.

Tymi mbuloi qiellin pranë vendit ku policia belge përdori uji kundër fermerëve për të mbrojtur selinë e BE-së

Policia kishte vendosur barrierave prej betoni dhe tela me gjemba

Fermerët thonë se janë të zemëruar me burokracinë e bllokut dhe konkurrencën nga importet e lira nga vendet ku standardet relativisht të larta të BE-së nuk përmbushen.

“Nuk është e drejtë që gjatë gjithë kohës ndaj nesh zbatohen standarde të cilat bëhen praktikisht absurde ndërsa lejojmë prodhime ushqimore në vendin tonë që nuk i plotësojnë ato standarde”, thotë fermeri belg, Gregory Deleau.

Fermerët bllokuan rrugët kryesore që të çojnë në qendër të Brukselit, duke rreshtuar traktorë.

Brenda ndërtesës së Këshillit të BE-së, ministrat evropianë thanë se po punojnë për të trajtuar shqetësimet e fermerëve.

“Belgjika, që ka presidencën e BE-së, ka marrë 500 propozime nga vendet anëtare, që është një shifër e lartë, por e rëndësishme. Ne do t’i analizojmë ato. I kemi dërguar në Komision dhe shpresojmë që përgjigjet do të jenë të mjaftueshme”, tha të hënën zëvendëskryeministri belg, David Clarinval.

“Besimi mes nesh është thyer. Duhet të rikthejmë besimin e fermerëve dhe blegtorëve tanë se Bashkimi Evropian dhe në këtë rast qeveria spanjolle, i mbron, i mbështet dhe sigurisht i merr parasysh problemet e tyre”, tha ministri spanjoll i bujqësisë, Luis Planas Puchades.

Gjatë fundjavës, Presidenti francez Emmanuel Macron u prit me fishkëllima në hapjen e Panairit Bujqësor të Parisit nga fermerët e zemëruar që e fajësojnë atë se nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i mbështetur ata.

Para hapjes zyrtare, disa dhjetëra protestues kaluan me forcë përmes barrierave të sigurisë dhe hynë në vend ndërsa Presidenti po mbërrinte.

Takimi në Bruksel të hënën u mbajt ndërsa fermerët kanë shtuar protestat këtë vit, jo vetëm në Francë, por edhe në Poloni, Gjermani, Spanjë, Itali, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Ata ankohen për kosto të larta, importe të lira si dhe kufizime të nxitura nga nisma e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.

Fermerët polakë rreshtuan rreth 100 traktorë duke bllokuar një nga hyrjet kryesore për në Gjermani.

“Ne po protestojmë kundër asaj që Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian po na propozojnë në lidhje me të Marrëveshjen e Gjelbër. Ne duam të tregojmë solidaritetin tonë me të gjithë protestuesit në Poloni, në Gjermani, Francë, Spanjë, ne fermerët jemi bashkë. Në fakt të gjithë presim të njëjtën gjë nga ata që janë në pushtet në Parlamentin Evropian”, thotë Dariusz Wrobel, fermer dhe sipërmarrës nga Polonia.

Fermerët protestuan edhe në Madrid të hënën për të kërkuar veprime nga politikëbërësit mbi një sërë vështirësish me të cilat po përballen nga çmimet e lira në supermarkete, te importet me kosto të ulët që ulin prodhimin vendas e deri te rregullat e rrepta mjedisore të BE-së.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Kosova Times February 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, u ofroi ryshfet policëve në kufi

Kosova Times Kosova Times April 28, 2024
Përkujtohen, në Prishtinë, Ilir Konushevci e Hazir Malaj
BE-ja i përgjigjet Serbisë: Marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht obliguese
Gjilani transferon Bunjakun
Zbardhet dokumenti sekret: Putin po përgatitet për një grusht shteti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?