By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari-Lila: Vendi s’mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake
June 1, 2025
Osmani pret ministrin e Jashtëm të Tanzanisë
June 1, 2025
Policia e Kosovës pjesë festimeve të Ditës së Fëmijëve
June 1, 2025
Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës jep dorëheqjen pas sulmit vdekjeprurës që vret 12 ushtarë
June 1, 2025
Kurti: Shoqëria bëhet më e mirë, kur fëmijët janë motiv i të rriturve
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deri në një vit e gjysmë pritje për kryerjen e koronarografisë në QKUK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Deri në një vit e gjysmë pritje për kryerjen e koronarografisë në QKUK
Ballina 1Shëndetësi

Deri në një vit e gjysmë pritje për kryerjen e koronarografisë në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2024/02/26 at 3:38 PM
Kosova Times Published February 26, 2024
Share
SHARE

Ka gati një vit e gjysmë që Zejush Misini, rreth 60 vjeç, pret për të bërë një koronarografi në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kjo procedurë shërben për të diagnostikuar problemet në zemër, përkatësisht për të analizuar enët që e çojnë gjakun në zemër.

Varësisht rezultatit të saj, pacienti mund të referohet për procedura të tjera, deri tek operacioni.

Misini – i cili vjen nga komuna e Obiliqit, rreth 10 kilometra larg Prishtinës – tregon se mjeku i tij ia ka rekomanduar koronarografinë qysh në shtator të vitit 2022.

“Nuk e di pse duhet pritur kaq gjatë. Mendoj se nuk është normale të pritet kaq gjatë”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me të në javën e tretë të shkurtit, kur ai kishte shkuar në QKUK – për të disaten herë – për t’u interesuar për termin.

As atë ditë nuk kishte marrë përgjigje pozitive, me justifikimin se prioritet i kanë rastet urgjente.

Misini dyshon se mund të ketë nevojë për vendosje të stentës në zemër – një spirale që ndihmon për t’i mbajtur hapur enët e gjakut – sepse, siç thotë, “disa analiza që i kam bërë, nuk po më dalin mirë”.

Çka thonë mjekët?

Drejtori i Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, pranon se ka lista të gjata pritjesh në klinikën që udhëheq.

Kjo, sipas tij, ndodh për faktin se pacientët nga e gjithë Kosova referohen në QKUK. Po ashtu, ka edhe një numër të madh pacientësh që referohen nga klinikat e tjera të QKUK-së.

“Gjithçka që kemi mundësi dhe kushte, jemi duke e bërë. Rastet urgjente nuk presin. Ato trajtohen menjëherë. Jemi shumë të ngarkuar me punë”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Pos në QKUK, koronarografitë kryhen edhe në disa spitale private në Kosovë, por se janë shumë më të kushtueshme.

Kamberi thotë se, brenda ditës, në Kardiologji kryhen 10 deri në 13 procedura të tilla.

Klinika i ka vetëm dy salla, që, sipas Kamberit, nuk mjaftojnë.

“Jemi me një sallë, ndërsa një tjetër është rinovuar para tre muajsh. Na duhen minimumi edhe dy-tri salla të tjera”, thotë ai.

Kamberi kujton se, deri vonë, ka qenë një komision që e ka përpiluar listën e pacientëve që kanë nevojë për koronarografi, ndërsa tash rastet regjistrohen vetë, vetëm me një rekomandim të mjekut.

“Më herët janë regjistruar 5-6 pacientë në ditë, kurse tani kemi 15 e më shumë”, thotë ai.

Një arsye tjetër që mund të ketë ndikuar në fluks të madh pacientësh, është edhe vetëdijesimi gjithnjë e më i madh i qytetarëve për shëndetin, thotë kardiologu Agron Qerimi, i cili punon në një institucion privat në Kosovë.

Pritjet për një periudhë të shkurtër ndodhin edhe në vende të tjera, por jo më shumë se një vit.

“Duhet të mundohemi që pacientëve t’u ofrojmë shërbime sa më të hershme, sa më të shpejta, sa më kualitative dhe më të sigurta”, thotë Qerimi.

Sa persona janë në pritje?

Duke folur në kushte anonimiteti, një infermiere e Kardiologjisë i tha REL-it se, aktualisht, janë mbi 1.600 persona në listë të pritjes për koronarografi.

Pritja, sipas saj, zgjat nga disa javë deri në disa muaj.

“Ka raste kur i thërrasim pacientët dhe na thonë: jo, e kemi kryer këtë punë… Ka raste kur na konfirmojnë se vijnë dhe nuk paraqiten… Por, ka raste edhe kur na thonë se pacienti ka vdekur”, tha ajo.

Këto të fundit, sipas saj, janë kryesisht “të moshave mbi 80 vjeç”.

Në një nga takimet e fundit, Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) – institucion që mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale – u bëri thirrje udhëheqësve të klinikave që t’i kushtojnë më shumë kujdes planifikimit të terminëve për pacientë.

Duke diskutuar konkretisht për situatën në Kardiologji, bordi tha se pritjet deri në një vit e gjysmë janë “të pakuptimta dhe të paarsyeshme”.

I pyetur nga REL-i nëse ka plane konkrete për trajtimin e kësaj problematike, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, tha:

“Ne planifikojmë të ndajmë edhe mjete të tjera për Klinikën e Kardiologjisë, në mënyrë që të ofrojmë sa më shumë shërbime dhe ta ulim numrin e rasteve në pritje”.

Azizi nuk specifikoi më shumë, por për vitin e kaluar SHSKUK-ja ndau 1.62 milion euro për furnizimin e Kardiologjisë me material shpenzues dhe stenta.

Atë vit, sipas një dokumenti që pa Radio Evropa e Lirë, në Kardiologji janë kryer 4.050 koronarografi dhe janë vendosur 3.458 stenta.

Sipas drejtorit të SHSKUK-së, shumë e ngjashme parash është ndarë edhe për vitin 2024.

Por, Kardiologjia nuk është e vetmja klinikë, ku pacientët përballen me pritje. REL-i ka raportuar më herët për pritje deri në tre vjet në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së dhe në të tjera.

Atëkohë, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se “përmirësimi i cilësisë së shërbimeve është i paraparë të bëhet përmes decentralizimit të sistemit spitalor dhe riorganizimit të QKUK-së”.

Por, ndërkohë që pritjet e gjata vazhdojnë, një faktor që nuk i ndihmon ato, është edhe mungesa e mjekëve.

Kosova, prej vitesh, përballet me largimin e stafit shëndetësor.

Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, 160 mjekë kanë marrë të ashtuquajturën certifikatë të pastërtisë etiko-profesionale, që do të thotë se janë larguar nga Kosova, ose janë në proces të largimit.

Sipas kësaj ode, të larguarit – që kryesisht emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian – ankohen për kushte jo të mira pune, paga të ulëta dhe keqmenaxhim.

Paga bruto e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 1.200 euro, ndërsa në Gjermani, për shembull, arrin në mbi 4.000 euro.

You Might Also Like

Guvernatori i Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhirije Pllana. “Sot me datën 01.06.2025 rreth orës 06:51 policia ka pranuar informatën nga Emergjenca në QKMF Skenderaj, se është sjell një person i moshës madhore pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dal në vendngjarje”, ka konfirmuar ajo. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

Nesër në Prishtinë nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Defender Europe ‘25, Kurti përgëzon pjesëtarët e FSK-së

Dështon edhe përpjekja e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova Times February 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Më shumë se dhjetë persona humbën jetën në një zjarr në një klub nate në Rusi
Haradinaj kërkon nga SHBA të kontribuojë në forcimin e FSK-së
Finlanda vendosi të mbyllë pikat e kontrollit detar në kufirin me Rusinë
Kurti: Ata që po urdhërojnë largimin nga institucionet e kanë problem ligjin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?