By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO
Ballina 2Rajon / Botë

Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO

Kosova Times
Last updated: 2024/02/26 at 9:18 AM
Kosova Times Published February 26, 2024
Share
SHARE

Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO, duke larguar pengesën e fundit në mënyrë që shteti nordik të bëjë një hap historik dhe të bëhet anëtarja e 32-të e aleancës.

Votimi në Parlamentin hungarez pritet të kalojë pa probleme pas vizitës që kryeministri suedeze, Ulf Kristersson, bëri të premten e kaluar në këtë shtet, vizitë gjatë së cilës Hungaria dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje për armë.

Hungaria është shteti i fundit që ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në aleancë.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Suedia, së bashku me Finlandën hoqën dorë nga politika e tyre e neutralitetit ushtarak.

Finlanda u bë anëtare e NATO-s vitin e kaluar, ndërkaq Suedia u përball me vonesa në ratifikim nga Turqia dhe Hungaria, shtete që kanë raporte të mira me Rusinë.

Turqia kërkoi nga Suedia që të ndërmerrte veprime më të ashpra kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që gjenden në Suedi, në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit në NATO.

Suedia ndryshoi ligje dhe zbuti rregullat për shitjen e armëve në mënyrë që të plotësonte kërkesat e Turqisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka lidhur ratifikimin edhe me miratimin e shitjes së avionëve amerikanë F-16 për Turqinë dhe tani Ankaraja pret që të punojë me Shtetet e Bashkuara që të ketë një mbështetje në Kongres për shitjen e këtyre fluturakeve luftarake.

Ndërkaq, hezitimi i Hungarisë për ratifikuar pranimin e Suedisë kishte të bënte kryesisht me kritikat suedeze për demokracinë në Hungarinë e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban.

Me pranimin e Suedisë dhe Finalndës, NATO-ja do të shënojë zgjerimin më të madh që në vitet ’90.

You Might Also Like

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe

CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit

Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”

Një person akuzohet per kërcënim me vdekje te Richard Grenell

Kosova Times February 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Grupi i Quintit në zyrën e qeverisë, presion për zbatimin e marrëveshjes

Kosova Times Kosova Times May 12, 2023
Netanyahu paralajmëron Iranin, teksa Izraeli sulmon jugun e Bejrutit
Rakiq: Serbët refuzojnë të tërhiqen nga barrikadat
​Miratohet në parim Projektligji për zyrtarët publikë, kundër PDK e LDK
Sanders: Netanyahu nuk është president i SHBA-së, ai nuk mund të përcaktojë politikën tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?