By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Menaxhimi me rezervat shtetërore, përplas mazhorancën dhe opozitën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Menaxhimi me rezervat shtetërore, përplas mazhorancën dhe opozitën
Ballina 1Lajme

Menaxhimi me rezervat shtetërore, përplas mazhorancën dhe opozitën

Kosova Times
Last updated: 2024/02/26 at 2:43 PM
Kosova Times Published February 26, 2024
Share
SHARE

Komisionit Hetimor Parlamentar mbajti mbledhjen e sajë të radhës në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Në këtë komision deputetët diskutuan rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit.

Deputeti i PDK-së, Rashiq Qalaj, tha se partia e tij ka dërguar pyetje në Prokurori speciale për të nxjerrë në pah dyshimet rreth keqpërdorimit me rezervat, “kjo ka qenë pyetja që kemi adresua”.

Kurse Driton Hyseni, nga VV tha se duhet më shumë kohë të dihet se çfarë pyetje është dërgua. “Na duhet më shumë kohë së çfarë pyetje keni dërgua. Ju keni pyetur për me nxjerrë ne pah keqpërdorimet në lidhje me rezervat, kjo për mua përbën një paragjykim”

Rashit Qalaj, kryetar i këtij komisioni, nga radhët e PDK-së, tha se pyetja është shumë e qartë. “Kemi pyetur rreth dyshimit për keqpërdorim. Ne duhet ta bëjmë një dokument se nuk kemi kohë. Nëse kontestojmë çdo shkronje, atëherë kjo po bie që po doni me shty procesin”.

Hyseni tha se nuk është marr një përgjigje nga ajo çfarë është diskutuar dhe ësht dakorduar dhe , sipas tij, ky është problemi.

Doarsa Kica- Xhelili, nga LDK tha se më 12 shkurt janë dakorduar t’i drejtohen prokurorisë se çfarë do të kihet kujdes. “Ju jeni duke e tjerrë këtë për me zvarrit këtë proces. Çdo insistim për të ndryshuar pyetja, është tentim me zvarrit procesin e hetimit”.

Salih Zyba, nga radhët e VV-së tha se nuk është i informuar për pyetjen. “Të premten na ka arritur përgjigjja e sot pyetja. Ne jemi dakorduar në mbledhjen e kaluar për shkresë”.

Kurse Doarsa Kica- Xhelili, nga LDK, tha se partia në pushtet po humbë kohë. “Jeni tu na humb kohë, hiq nuk po ju besoj se keni qilimin fisnik në këtë proces. Çka noteri qenka mangu? Jeni tu na fy inteligjencën. Po bëhen 6 muaj e ju nuk jeni gjendje me na tregu se çfarë nuk është në rregull”.

Por Zyba, tha se, pyetja ka shkua pa u dakordu këtu e pa e aprovua. “Ne vetëm jemi pajtuar që të dërgojmë një shkresë. Kjo veç pyetje nuk është, se as pikëpyetje nuk ka”/

Edhe Pal Lekaj, nga AAK-ja tha se janë dakordua për dërgimin e pyetjeve te kryeprokurori. “Unë kam qenë kundër me dërgua për kompetencat se e kam ditur ne kompetencat në prokurori se e kam ditur kompetencat e këtij komisioni. Çdo humbje kohe po shkojmë ka përfundimi, mendoj që nuk mund të ja dalim të shkojmë ka e vërteta. Jemi këtu për të marr pyetje me baze të dokumentacionit, pastaj dëshmitarët që janë involvuar”.

Doarsa Kica-Xhelili, nga radhët e LDK-së tha se dëshiron të besoj se partia në pushtet ka interesim me e zbardhë të vërtetën. “Nëse keni vullnetin e mirë atëherë nuk duhet të kapni në pikëpyetje. Nëse doni me zgjeru afatin e komisionit, jeni mazhorancë. Po diskutimi rreth pyetjes është veç me bë filma”.

Zyba tha se “nuk do duhej të adresohen të prokuroria e jo të Blerim Isufaj, është keqadresuar të personi që nuk është kompetent. Ne nuk mund të bëjmë hetim paralel”.

Kurse, Halil Thaçi, nga VV-ja, shtoi se kjo, nga partitë opozitare, po bëhet me tendencë, “Është e qëllimshme mos dërgesa me kohë e pyetjes“.

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

Kosova Times February 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një palestinez 17-vjeçar vritet gjatë bastisjes ushtarake izraelite

Kosova Times Kosova Times August 22, 2023
Aktorët e Teatrit Kombëtar kërkojnë rritje pagash ose grevë nga një nëntori
Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së u bën thirrje vartësve të përgatiten për luftë me Kinën në vitin 2025
Të paktën 21 të vrarë nga një sulm izraelit në Gazë
Lista e të ftuarve për inaugurimin e Trump është publikuar, të gjithë të djathtët janë në të, dhe ja kush nuk do të vijë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?