By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mësimdhënësit e mirëpresin vlerësimin për licencë të avancuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mësimdhënësit e mirëpresin vlerësimin për licencë të avancuar
Ballina 1Lajme

Mësimdhënësit e mirëpresin vlerësimin për licencë të avancuar

Kosova Times
Last updated: 2024/02/26 at 2:35 PM
Kosova Times Published February 26, 2024
Share
SHARE

Një pjesë e madhe e mësimdhënësve po e mirëpret paralajmërimin e Ministrisë së Arsimit se nga qershori i këtij viti, mësimdhënësit të cilët janë të gatshëm, do t’i nënshtrohen vlerësimit për licencë të avancuar. Edhe njohës të arsimit po vlerësojnë së ky është një proces i duhur dhe së ky vlerësim do të jetë në mënyrë vullnetare. 

Që nga muaji qershor të gjithë ata mësimdhënës të cilët dëshirojnë të gradohen me licenca të avancuara, do t’iu nënshtrohen disa vlerësimeve sipas kritereve të cilat pritet të vendosen nga Ministria e Arsimit.

Paralajmërimin e ministres së Arsimit, Arberie Nagavci, për vlerësimin e mësimdhënësve që nënkupton avancimin e licencës e njëkohësisht edhe rritje të pagës, po mirëpritet dhe nga vetë mësimdhënësit.

Drejtori i Shkollës fillore të mesme të ulët “ Dituria”, në Shkabaj, Landirt Dragusha, i tha Radio Kosovës së  gjysma e mësimdhënësve janë për një vlerësim të tillë.

“Ky paralajmërim për vlerësim nga një pjesë e madhe e mësimdhënësve është mirëpritur, për shkak që kjo parasheh edhe ngritje të pagës. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata mësimdhënës që dëshirojnë rritje të pagës dhe njëkohësisht të sfidohen. Pse mos ta bëjnë një testim të tillë?! Gjysma e mësimdhënësve janë për këtë lloj testimi”, tha ai.

Përkundër që testimin me shkrim për mësimdhënësit në vazhdimësi e ka kundërshtuar Sindikata e Arsimit, këtë herë këtë lloj vlerësimi, për avancim të licencës, nuk po e kundërshton as SBASHK-u

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës se SBASHK-u vazhdon të kundërshtojë testimin e të gjithë mësimdhënësve të cilat janë të licencuar, ndërsa për sa i përket vlerësimit për avancim të licencës, uron që të ketë sa më shumë mësimdhënës të cilët do të jenë të gatshëm t’i nënshtrohen.

“SBASHK-u në vazhdimësi ka qenë kundër testimit më shkrim të njohurive të mësimdhënës që aktualisht janë në sistem dhe e kanë licencën e punës. Procesi i gradimeve, kalimi nga kjo licencë e punës në licencë të avancuar pritet që ministria t’i bëjë të ditura kriteret. Uroj që të këtë sa më shumë kandidatë që do t’i nënshtrohen këtij vlerësimi dhe, i mbetet secilit mësimdhënës të vendosë vetë, pasi ky proces është vullnetar”, theksoi ai.

Se ky vlerësim i mësimdhënësve është i duhur e thonë e dhe njohës të çështjes së arsimit. Dukagjin Pupovci i tha Radio Kosovës së kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata mësimdhënës të cilët në mënyrë vullnetare  duan t’i nënshtrohen këtij vlerësimi .

“Ministria e Arsimit ka paraparë vlerësimin e performasës, i cili ua mundëson mësimdhënësve që të kualifikohen në një kategori me të lartë. Për shembull, tash të gjithë janë në një kategori, kanë licencën bazike. E, tash kush dëshiron të marrë licencë të avancuar, duhet të hyjë në provim së pari. Avancimi në licencë natyrisht sjell rritje page”, tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur se ky vlerësim parasheh tri nivele të licencave: licencën e karrierës, licencën e avancuar dhe licencën e përhershme. Kalimi nga një licencë në tjetrën realizohet përmes vlerësimit të performansës, i brendshëm dhe i jashtëm dhe vlerësimit që pritet të organizohet nga Ministria e Arsimit.

Në rast se mësimdhënësi kalon nga licenca e karrierës në licencën e avancuar, parashihet edhe një shtesë në pagë. Këto nivele të licencave vlejnë vetëm për arsimin parauniversitar. Zbatimi i këtyre niveleve të licencës do të fillojë pas finalizimit të kuadrit ligjor.

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times February 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden tha se do të vazhdojë të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kosova Times Kosova Times June 30, 2024
OKB paralajmëron Izraelin kundër transferimit me forcë të civilëve nga veriu i Gazës
Qielli mbi pjesët jugore të Greqisë është me ngjyrë portokalli (FOTO)
Kreu i partisë në pushtet të Koresë së Jugut jep dorëheqjen
AGK ngushëllon familjen e gazetarit të ndjerë, Arton Turkaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?