By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?
June 5, 2025
Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë
June 5, 2025
Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?
June 5, 2025
Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”
June 5, 2025
Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do ta ndalojë BE-ja aluminin rus?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > A do ta ndalojë BE-ja aluminin rus?
Rajon / Botë

A do ta ndalojë BE-ja aluminin rus?

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 9:13 AM
Kosova Times Published February 27, 2024
Share
SHARE
Javën e kaluar, Bashkimi Evropian e ka miratuar paketën më të re të sanksioneve ndaj Rusisë, në kohën kur është shënuar përvjetori i dytë i nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë.Masat e marra janë të zbehta, kanë të bëjnë kryesisht me ngrirje të aseteve dhe bllokada në sigurim të vizave.Diçka e tillë ka nxitur kritika brenda Brukselit, sidomos prej disa vendeve të Bashkimit Evropian, me arsyetimin se blloku evropian duhet të jetë më ambicioz kur është fjala për sanksionim të Kremlinit në të ardhmen.Duke folur para disa diplomatëve evropianë, që kanë folur në kushte anonimiteti, Komisioni Evropian ka premtuar se do të nisë punën në formim të paketës së re me sanksione, me efekt të menjëhershëm.Këtë herë, besohet se sanksionet do të kenë ndikim më të madh në ekonominë ruse.Njëri prej sektorëve pritet të jetë alumini.Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, kanë bërë thirrje që një kohë për ndalesa në importet dhe eksportet e këtij metali.Zyrtarë prej katër shteteve kanë thënë përmes një letre, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, se “importet e aluminit në Evropë, jo vetëm që e financojnë ekonominë e luftës së Rusisë, por edhe përfitojnë oligarkët e mbështetur prej Kremlinit, si dhe kompanitë shtetërore”.Vlerësohet se BE-ja ende importon metale prej Rusisë në vlerë të 2.3 miliardë dollarëve në vit.Blloku evropian eksporton shumë produkte alumini në Rusi, në vlerë të 190 milionë eurove.Sanksioni i vetëm që ka pasur efekt në këtë fushë, ka qenë një lloj specifik i aluminit në formë teli apo tubash të prodhuar në Rusi.Kjo nënkupton se 85 për qind e pjesës tjetër të biznesit me alumin mbetet e paprekur.Mirëpo ky realitet mund të ndryshojë, pasi industria e aluminit në Evropë, po bën thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë.Përfaqësuesit e industrisë evropiane të aluminit në Bruksel, kanë argumentuar se nuk mund të vazhdojë më tendenca e zhvillimit të biznesit me Rusinë, “sikurse të mos kishte ndodhur asgjë”.Ata kanë përmendur një mori të arsyeve ekonomike.Para se Rusia të niste luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, importet e aluminit rus kanë përbërë 30 për qind të të gjitha importeve të bllokut.Tani, alumini rus përbën vetëm 8 për qind të importeve totale të bllokut.Kjo do të thotë se duke u varur më pak prej Moskës, edhe sanksionet do të jenë më të dobëta në këtë drejtim.Alumini është goxha ndryshe prej materialeve tjera të papërpunuara, sikurse një lloj i rrallë i uraniumit që përdoret në industrinë bërthamore.Është më i lehtë për ta siguruar, prodhohet në gjithë botën dhe është i lehtë për ta transportuar.Duke marrë parasysh këtë fakt, BE-ja tani është duke prodhuar më shumë alumin dhe është duke e importuar atë prej partnerëve të rinj sikurse Islanda, Mozambiku dhe Norvegjia.Mirëpo Komisioni Evropian e di që përballet me disa pengesa.Nëse vendos sanksione në industrinë e aluminit, disa vende anëtare do të kërkojnë përjashtim prej rregullit. Greqia do të jetë njëra prej tyre.Kështu ka ndodhur edhe kur BE-ja u ka vënë sanksione importeve të çelikut rus më 2023.Për më shumë, nëse në industrinë e çelikut ekzistojnë certifikata të origjinës, në industrinë e aluminit nuk ekziston diçka e tillë, duke ia lehtësuar Moskës ikjen prej sanksioneve.Një sistem i ngjashëm sikurse ai për çelikun do të mund të krijohej edhe për aluminin, mirëpo në atë rast nevojiten përpjekje globale për të qenë efektiv, dhe diçka e tillë mund të kërkojë shumë kohë.A do të tentojë Estonia ta detyrojë Rusinë të paguajë për luftën e nisur në Ukrainë?Së fundi, Bashkimi Evropian e ka marrë hapin e parë drejt shfrytëzimit të një sasie parash prej aseteve të ngrira ruse, për t’i ndihmuar financiarisht Ukrainës.Për fillim, BE-ja është duke shfrytëzuar fondet e bllokuara prej Bankës Qendrore të Rusisë dhe Fondit Kombëtar të Rusisë.Vendimi për të transferuar disa prej fitimeve në Ukrainë, është miratuar në Bruksel, ndonëse hapi i dytë – dërgimi më të vërtetë i parave në Ukrainë – nuk është finalizuar ende.Në disa shtete ekzistojnë dilema se çfarë ndikimi do të ketë ky transfer në valutën euro dhe çka sa u përket të drejtave të pronësisë private, që konsiderohen themelore në BE?Estonia ka shkuar më larg pasi e ka miratuar një projektligj në lexim të parë në parlament që parasheh se asetet e ngrira që u takojnë shtetasve rusë do të mund të dërgohen në Ukrainë si kompensim për dëmet e luftës.Votimi në lexim të dytë pritet të organizohet në mars ose prill, dhe ligji pritet të miratohet në gjysmën e dytë të vitit.Estonia ka ngrirë asete truse në vlerë të 36 milionë eurove, përmes masave të veta shtetërore dhe zbatimit të sanksioneve të BE-së.Ndonëse vlera e aseteve të ngrira ruse në Estoni nuk është shumë e madhe, Brukseli dhe disa vendeve të BE-së janë duke e analizuar me vëmendje përvojën e këtij vendi.Ky shtet baltik mund të krijojë precedent dhe të shkojë më larg, jo vetëm duke i konfiskuar të hyrat prej aseteve, por edhe vetë asetet.I vendosur në këtë drejtim ka qenë edhe ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, mbështetës i ligjit, në një takim të Këshillit të BE-së për Çështje të Jashtme, më 19 shkurt.“Nëse miratohet ligji, nuk do të ketë arsyetime që nuk mund të veprojmë ligjërisht. Kjo çështje më pas ka të bëjë me vullnet politik”.Si duket propozimi estonez?Nëse miratohet, masa konsiderohet vetëm opsion dhe jo obligim dhe e lë në dorë të Ministrisë së Jashtme të Estonisë që të vendosë për përdorim të fondeve, për regjistrim të aseteve apo çfarëdo mase tjetër për asetet që bien nën sanksionet ndërkombëtare.Ndonëse këtu shënjestra është e qartë – individët dhe kompanitë ruse – në fakt vendimi do të vlejë për të gjitha fondet që kanë personat apo kompanitë që janë nën sanksione.A është në përputhje me ligjin ndërkombëtar?Një rezolutë e miratuar në nëntor të vitit 2022 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka pranuar obligimin e Rusisë për të kompensuar dëmin e shkaktuar në Ukrainën.Kjo rezolutë nuk është detyruese, megjithatë, ofro shumë mundësi që secili shtet ta interpretojë ndryshe.Në shkresën sqaruese për projektligjin, Qeveria e Estonisë e ka bërë të qartë kur ka thënë se “në këtë pikë, duhet të merret parasysh që çdo shtet është konstrukt ligjor dhe ka përgjegjësi përmes njerëzve të vet”.Sipas saj, “konfiskimi i aseteve të njerëzve që kanë kontribuuar në këtë agresion që rrezikon sigurinë e Estonisë dhe gjithë Evropës, arsyetohet me situatën aktuale, pasi kemi luftë në zemër të Evropës, pas më shumë se 80 vjetëve”.

You Might Also Like

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Trump u kërkoi vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e deportuar

Kosova Times February 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dramë në qiell mbi Kroaci: Avioni papritmas ndryshoi drejtim dhe bëri një ulje të detyruar, pamjet satelitore zbulojnë gjithçka…

Kosova Times Kosova Times September 13, 2023
Putini do të zhgënjehet”. Ekspertët për emërimin e Valery Gerasimov
Biden kërkon edhe një mandat presidencial
Përshpejtimi i integrimit evropian në fokus të Samitit të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore
Në Shqipëri shoferët që bëjnë aksidente paguajnë më shumë për sigurim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?