By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Brenda asaj që ka mbetur në Avdivkan e pushtuar nga Rusia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Brenda asaj që ka mbetur në Avdivkan e pushtuar nga Rusia
Ballina 2Rajon / Botë

Brenda asaj që ka mbetur në Avdivkan e pushtuar nga Rusia

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 1:44 PM
Kosova Times Published February 27, 2024
Share
SHARE

Fotot e bëra që nga marrja e Avdivkas nga trupat ruse, tregojnë qytetin lindor të Ukrainës të shndërruar në një djerrinë dhe thuajse të zbrazët. /rel/

Ushtarët rusë duke iu afruar një blloku apartamentesh të rrënuara në Avdivka, në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. Kjo foto e 22 shkurtit 2024 është një nga imazhet e para që dolën nga qyteti që nga kapja e tij nga forcat ruse.
Ushtarët rusë duke iu afruar një blloku apartamentesh të rrënuara në Avdivka, në rajonin e Donjeckut të Ukrainës.

Kjo foto e 22 shkurtit 2024 është një nga imazhet e para që dolën nga qyteti që nga kapja e tij nga forcat ruse.

Blloqe ndërtesash ntesh të shkatërruara në Avdiivka të rrënuara më 22 shkurt. Pas një ofensive të kushtueshme masive ruse, ushtria e Ukrainës njoftoi për tërheqjen e saj nga qyteti, "për të shmangur rrethimin dhe për të ruajtur jetën dhe shëndetin e personelit të shërbimit" më 17 shkurt.
Blloqe ndërtesash ntesh të shkatërruara në Avdiivka të rrënuara më 22 shkurt.

Pas një ofensive të kushtueshme masive ruse, ushtria e Ukrainës njoftoi për tërheqjen e saj nga qyteti, “për të shmangur rrethimin dhe për të ruajtur jetën dhe shëndetin e personelit të shërbimit” më 17 shkurt.

Kisha e Shën Maria Magdalenës, në cepin perëndimor të Avdivkës, e fotografuar më 18 shkurt, ndërsa trupat ruse hynë duke pushtuar qytetin.
Kisha e Shën Maria Magdalenës, në cepin perëndimor të Avdivkës, e fotografuar më 18 shkurt, ndërsa trupat ruse hynë duke pushtuar qytetin.
Një foto nga arkivi e kishës së Shën Maria Magdalenës (djathtas), derisa ishte duke u ndërtuar në qershorin e vitit 2007. Avdivka ishte shtëpi e rreth 31.000 njerëzve në fillim të vitit 2022, pavarësisht se ishte pranë vijës së parë të konfliktit shumëvjeçar mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase, i cili i parapriu pushtimit rus në shkallë të plotë.
Një foto nga arkivi e kishës së Shën Maria Magdalenës (djathtas), derisa ishte duke u ndërtuar në qershorin e vitit 2007.

Avdivka ishte shtëpi e rreth 31.000 njerëzve në fillim të vitit 2022, pavarësisht se ishte pranë vijës së parë të konfliktit shumëvjeçar mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase, i cili i parapriu pushtimit rus në shkallë të plotë.

Një banor duke ecur nëpër një periferi të Avdivkas ndërsa pas tij janë dy ushtarakë rusë, më 19 shkurt 2024. Teksa forcat ruse rrethuan Avdivkan në shkurt, shumë nga banorët e mbetur u detyruan të largohen. Mbetet e paqartë se sa kanë mbetur.
Një banor duke ecur nëpër një periferi të Avdivkas ndërsa pas tij janë dy ushtarakë rusë, më 19 shkurt 2024.

Teksa forcat ruse rrethuan Avdivkan në shkurt, shumë nga banorët e mbetur u detyruan të largohen. Mbetet e paqartë se sa kanë mbetur.

Një ushtar me distinktivin e brigadës ndërkombëtare "Pyatnashka", një njësi luftarake e themeluar nga abkazët etnikë, shihet brenda kishës së Shën Mishelit në Avdivka.  
Një ushtar me distinktivin e brigadës ndërkombëtare “Pyatnashka”, një njësi luftarake e themeluar nga abkazët etnikë, shihet brenda kishës së Shën Mishelit në Avdivka. 
Një tjetër anëtar i Brigadës Pyatnashka në Avdivka është fotografuar nga një fotograf i agjencisë TASS, më 19 shkurt. Flamuri abkaz mund të dallohet në krahun e luftëtarit. Njësia luftarake abkaze është akuzuar për krime lufte nga Kievi, duke përfshirë torturimin e supozuar të ushtarëve ukrainas të robëruar.
Një tjetër anëtar i Brigadës Pyatnashka në Avdivka është fotografuar nga një fotograf i agjencisë TASS, më 19 shkurt. Flamuri abkaz mund të dallohet në krahun e luftëtarit.

Njësia luftarake abkaze është akuzuar për krime lufte nga Kievi, duke përfshirë torturimin e supozuar të ushtarëve ukrainas të robëruar.

Një ushtar rus duke drejtuar një automjet në periferi të Avdivkas, më 22 shkurt. Pjesa më e madhe e mbrojtjes së Avdivkas nga Ukraina u arrit me dronët kamikazë me pamje të parë (FPV). Dronët FPV shkatërruan armatimin rus, me më shumë se 100 automjete ruse të shkatërruara brenda më pak se dy javësh rreth Avdivkas në tetor të vitit 2023.
Një ushtar rus duke drejtuar një automjet në periferi të Avdivkas, më 22 shkurt.

Pjesa më e madhe e mbrojtjes së Avdivkas nga Ukraina u arrit me dronët kamikazë me pamje të parë (FPV). Dronët FPV shkatërruan armatimin rus, me më shumë se 100 automjete ruse të shkatërruara brenda më pak se dy javësh rreth Avdivkas në tetor të vitit 2023.

Luftëtarët rusë duke ecur nëpër një periferi të shkatërruar të Avdivkas, më 22 shkurt. Pavarësisht efektivitetit të tyre kur janë në funksion, dronët FPV nuk janë në gjendje të fluturojnë në shi të dendur dhe mund të pengohen rëndë nga mjegulla, era dhe drita e dobët.
Luftëtarët rusë duke ecur nëpër një periferi të shkatërruar të Avdivkas, më 22 shkurt.

Pavarësisht efektivitetit të tyre kur janë në funksion, dronët FPV nuk janë në gjendje të fluturojnë në shi të dendur dhe mund të pengohen rëndë nga mjegulla, era dhe drita e dobët.

Një ushtarak ukrainas del nga një pikë e fshehur pranë Avdivkas më 20 shkurt, për të nisur një dron. Ushtria e Ukrainës u tërhoq në linjat e përgatitura mbrojtëse pas 17 shkurtit dhe është ende brenda rrezes së dronëve të qytetit të pushtuar.  
Një ushtarak ukrainas del nga një pikë e fshehur pranë Avdivkas më 20 shkurt, për të nisur një dron.

Ushtria e Ukrainës u tërhoq në linjat e përgatitura mbrojtëse pas 17 shkurtit dhe është ende brenda rrezes së dronëve të qytetit të pushtuar. 

Ushtarët ukrainas duke patrulluar pranë Avdivkas, më 20 shkurt. Rëndësia strategjike e kapjes së Avdivkas nga forcat ruse kundërshtohet nga analistët. Disa analistë perëndimorë besojnë se kapja e qytetit do të ndihmojë ndjeshëm logjistikën sulmuese të Rusisë dhe do të kufizojë granatimet e Ukrainës ndaj qytetit të Donjeckut disa kilometra në jug.
Ushtarët ukrainas duke patrulluar pranë Avdivkas, më 20 shkurt.

Rëndësia strategjike e kapjes së Avdivkas nga forcat ruse kundërshtohet nga analistët. Disa analistë perëndimorë besojnë se kapja e qytetit do të ndihmojë ndjeshëm logjistikën sulmuese të Rusisë dhe do të kufizojë granatimet e Ukrainës ndaj qytetit të Donjeckut disa kilometra në jug.

Fabrika e dëmtuar e koksit në Avdivka e fotografuar më 20 shkurt nga një dron i dirigjuar nga një pozicion ukrainas. Instituti për Studime të Luftës parashikoi se kapja e Avdivkas do të nënkuptonte vetëm "fitore të menjëhershme informative dhe politike" për Kremlinin dhe asnjë përparim të rëndësishëm operacional. "Forcat ukrainase kanë fortifikuar prej kohësh shumë nga vendbanimet përreth, të cilat forcat ruse po përpiqen gjithashtu t'i kapin", shkroi grupi i ekspertëve në një postim më 15 shkurt.
Fabrika e dëmtuar e koksit në Avdivka e fotografuar më 20 shkurt nga një dron i dirigjuar nga një pozicion ukrainas.

Instituti për Studime të Luftës parashikoi se kapja e Avdivkas do të nënkuptonte vetëm “fitore të menjëhershme informative dhe politike” për Kremlinin dhe asnjë përparim të rëndësishëm operacional. “Forcat ukrainase kanë fortifikuar prej kohësh shumë nga vendbanimet përreth, të cilat forcat ruse po përpiqen gjithashtu t’i kapin”, shkroi grupi i ekspertëve në një postim më 15 shkurt.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Kosova Times February 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Krasniqi: Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës perspektivë

Kosova Times Kosova Times June 5, 2024
Pse sulmi i Ukrainës në flotën e Detit të Zi është një goditje për fuqinë ushtarake ruse dhe besueshmërinë e Putinit?
Gërvalla: Mbështesim Ukrainën, ndonëse ajo nuk e ka njohur Kosovën
Barack dhe Michelle Obama mbështesin Kamala Harrisin për garën presidenciale
Dënohet me 25 vite burgim i akuzuari për vrasjen e nënës së tij në mënyrë mizore në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?