By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania nikoqire e bisedimeve për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermania nikoqire e bisedimeve për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania nikoqire e bisedimeve për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/28 at 10:11 PM
Kosova Times Published February 28, 2024
Share
SHARE

Gjermania i mirëpriti ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë për bisedime dyditore të mërkurën, pesë muaj pasi Azerbajxhani e rimori rajonin e vet, Karabak, nga shumica armene, duke shkaktuar një eksod masiv të armenëve etnikë.

Azerbajxhani ka qenë tejet kundër përfshirjes së jashtme në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje, me presidentin Ilham Aliyev që e kishte akuzuar ShBA-në se po i vinte në rrezik marrëdhëniet duke ia mbajtur anën Armenisë.

Por, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, udhëtoi në këto dy vende në nëntor. Ndërsa, kancelari gjerman Olaf Scholz u takua me Aliyevin dhe kryeministrin armen Nikola Pashinyan, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih këtë muaj.

“Kryeministri [Nikol] Pashinyan dhe presidenti [Ilham] Aliyev kanë theksuar se janë të gatshëm për paqe, për t’i zgjedhur çështjet e rëndësishme ekskluzivisht përmes mënyrave paqësore”, tha Baernock në fillim të bisedimeve.

Në dhjetor, dy vendet fqinje të Kaukazit Jugor e lëshuan një deklaratë të përbashkët përmes të cilës thanë se duan ta arrijnë një marrëveshje për paqe.

Armenia e krishtere dhe Azerbajxhani me shumicë myslimane u futën në luftë për herë të parë për shkak të rajonit Nagorno-Karabak më 1988. Pas shumë dekadave armiqësi, Azerbajxhani në shtator e rimori Karabakun, i cili kontrollohej nga shumica armene prej viteve ’90, edhe pse ndërkombëtarisht ky rajon njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

Ofensiva i nxiti shumicën e rajonit prej 120.000 armenëve etnikë të iknin në Armeninë fqinje.

Armenia e ka përshkruar ofensivën si spastrim etnik. Azerbajxhani e ka mohuar këtë dhe ka thënë se ata që ikën kanë mundur të qëndronin dhe të integroheshin në Azerbajxhan.

“Tridhjetë vjet konflikt kanë shkaktuar vuajtje të mëdha, humbje jetësh dhe plagë të thella në të dyja anët”, tha Baerbock.

Baerbock u takua ndaras me homologun e vet azerbajxhanas dhe atë armen të mërkurën, para se ta mbante një takim trepalësh.

Në mesin e telasheve të mëdha mes dy vendeve fqinje është edhe mungesa e një marrëveshjeje për kufirin, pasi të dyja mbajnë enklava të vogla të rrethuara nga territoret e njëra-tjetrës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë tentuar për shumë dekada ta ndërmjetësojnë një marrëveshje mes palëve.

You Might Also Like

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron

Trump zhgënjyer me Putinin

Bullgari Nickolay Mladenov u zgjodh drejtor i Komitetit të Trump për Paqe në Gaza

Paratë saudite, armët bërthamore pakistaneze dhe dominimi ushtarak turk: ​​”NATO-ja myslimane” në horizont

Kosova Times February 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bullgaria përgatitet të konfiskojë rafinerinë Lukoil

Kosova Times Kosova Times January 14, 2023
Diplomatët e NATO-s diskutojnë për “thellimin e lidhjeve” të Hungarisë me Rusinë
Rusia do të shkurtojë ndjeshëm shpenzimet për projektet e mëdha shëndetësore për të kursyer para për luftën
Haxhiu për IML: Nuk ka djegie të mbetjeve mortore, arkivës dhe mostrave
KFOR-i zviceran viziton Prokurorinë në Prizren, njoftohen për sfidat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?