By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çipa: Rama e Osmani do të duhej të artikulonin kërkesën e Kosovës për NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çipa: Rama e Osmani do të duhej të artikulonin kërkesën e Kosovës për NATO
Ballina 2Rajon / Botë

Çipa: Rama e Osmani do të duhej të artikulonin kërkesën e Kosovës për NATO

Kosova Times
Last updated: 2024/02/29 at 1:12 PM
Kosova Times Published February 29, 2024
Share
SHARE

Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”, që po mbahet në Tiranë, është një mundësi e mirë që diplomacia mbarë shqiptare të bashkë-koordinojë kërkesat apo artikulimet publike. Kështu tha në një intervistë për Radio Kosovën analisti nga Shqipëria, Aleksandër Çipa, i cili theksoi se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të duhej të artikulonin potencialisht kërkesën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Për rëndësinë e këtij Samiti, analisti Aleksandër Çipa, tha se prezenca e krerëve të shteteve rajonale, është gjithashtu një mundësi për t’u përfituar dhe shfrytëzuar.

“Këtu e kam fjalën edhe për prezencën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përmes komunikimeve që do të ketë me partnerët e lartë të NATO-s, apo edhe me përfaqësuesit e shteteve rajonale, në këndvështrimin tim, mund ta shfrytëzojë këtë si një mundësi të dialogimit, pse jo edhe të një kërkese dhe gatishmërie edhe për përshpejtimin e proceseve të integrimit të Kosovës në këto struktura.”

“Së pari do të ishte me vend që dy autoritetet e larta shtetërore, përkatësisht kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të duhej të artikulonin potencialisht kërkesën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO, sepse plotësohen shumë kritere dhe natyrisht kanë ndryshuar shumë situata dhe kontekste. Ndërsa në planin e kërkesës dhe inkurajimit që Kosova të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në strukturat euroatlantike dhe sidomos në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, nuk është e tepërt të themi se duhet artikuluar këto zëra dhe duhet të shprehen kërkesat. Më herët, kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në NATO e ka bërë Kroacia. Shqipëria ka momentin e rëndësishëm të artikulojë këtë gjë, e pse jo edhe vendet e tjera fqinje me Kosovën, që janë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, ka deklaruar Çipa.

Më tutje ai ka theksuar se sjellja e vëmendjes institucionale të strukturave më të larta mbrojtëse dhe të sigurisë në botë, siç është NATO, për rajonin tonë do të thotë që ka vëmendje dhe interesim.

“Komunikimi me krerët e shteteve rajonale bën të mundur që të rritet interesimi i këtyre shteteve për ruajtjen e stabilitetit, shmangien e provokimeve që kryesisht vijnë nga Serbia, evitimin e konfliktit dhe tensionit sidomos në pjesën kufitare të Kosovës me Serbinë, dhe nga ana tjetër ushtrohet një presion edhe më potencial kundrejt Serbisë, e cila për shkak të afërsisë që ka me Rusinë, shpesh krijon qasje të një ndikimi malinj. Nën këtë pikëpamje, mendoj se prezenca e krerëve të shteteve të ish-Evropës Juglindore rrit interesimin edhe për stabilizimin në zonën tjetër, në atë të Bosnjë e Hercegovinës, kur dihet që influenca ruse e kryesisht provokimet malinje që ushtrohen prej Moskës të jenë të evitueshme, të izoluara dhe të mbajtura në një izolim të autoritetit lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Ndërsa në planin e ndikimeve të sferave dhe presioneve gjeopolitike globale, ardhja e përfaqësuesve më të rëndësishëm të NATO-s, e krerëve rajonalë, kryesisht të shteteve që potencialisht kanë ndikim në hapësirën e ish-Evropës Juglindore, nuk bën gjë tjetër veçse rrit garancitë dhe kryesisht investohet për diplomaci pozitive, atë të interesit luajal dhe jo atë të mbajtjes në fuqi të vatrave të konfliktit  apo me tension”,  tha ndër të tjera Çipa.

Mbajtja e shpeshtë e samiteve në Ballkanin Perëndimor ka rritur interesimin institucional të Evropës për këtë rajon, tha Çipa, derisa theksoi se vetë qasja e vendeve të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar.

“Siç e keni vënë re, në harkun kohor të kësaj javë janë duke u zhvilluar dhe janë kryer tri samite të rëndësishme. I pari ishte në Londër, ku u fol për projekte e investime që kanë të bëjnë me përshpejtimin zhvillimor për Ballkanin Perëndimor, i dyti është samiti për Ukrainën dhe i treti është ai që zhvillohet nën autoritetin e Komisionit Evropian, ku do të jetë prezent edhe presidentja e këtij komisioni dhe komisionari për fqinjësi dhe zgjerim i BE-së. Prezenca e krerëve diplomatikë të hapësirës kontinentale dhe të institucioneve të larta të BE-së në rajonin tonë, jo vetëm që ka rritur interesimin institucional të Evropës për rajonin tonë, por në mënyrë potenciale ka shumëfishuar besimin dhe vlerën e partneritetit bilateral dhe multilateral rajonal”, tha ai.

Analisti Çipa theksoi se në këtë këndvështrim, krerët e shteteve rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht ata të hapësirës shqiptare, duhet të rrisin artikulimin, sepse kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin dëshmi të një konstruktiviteti rajonal dhe fqinjësor. “Vëmendja e BE-së dhe kryesisht institucioneve evropiane në Bruksel, për këtë kontribut që jep rajoni duhet shumëfishuar dhe bashkëshoqëruar edhe me faktin që në agjendën e inkurajimit ekonomik dhe financiar përfshihet prej Komisionit Evropian edhe granti që diskutohet me datë 29 shkurt, që kap një vlerë prej gjashtë miliardë eurosh për infrastrukturën dhe çështje të sigurisë në këtë hapësirë rajonale, siç është Ballkani Perëndimor”, tha Çipa.

Megjithatë, Çipa theksoi se zhvillimet në raport me integrimin e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të ngadalta. “Ka përshpejtim të agjendës por jo të zhvillimeve, sepse Evropa gjithmonë jep provën atë të lëvizjes me ngadalësi në raport me Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor e ka rritur edhe artikulimin edhe kërkesën për përshpejtimin e këtij procesi dhe e vërteta është që gjashtë apo shtatë vjetësh të fundit ky proces ka qenë më tepër në lëvizje se sa në periudhën e mëparshme, kryesisht para dhjetë vjetësh. Kështu që kjo është një gjë pozitive. Do të varet nga faktorët institucionalë të republikave të hapësirës së Ballkanit Perëndimor se sa mund ta vënë në lëvizje në mënyrë të përshpejtuar procesin integrues të tyre dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar analisti Aleksandër Çipa.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Kosova Times February 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Skandali i basteve në Turqi “prek” Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Gecaj: Çdo intervenim në veri të bëhet në koordinim me KFOR-in
Blinken u thotë ukrainasve se ndihma ushtarake “është rrugës”
Egzona që gëzon fëmijët lëmoshëkërkues
Aktakuzë për kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?