By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 gusht 2025
August 13, 2025
Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe
August 12, 2025
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
August 12, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
August 12, 2025
Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në samitin Ballkani Perëndimor-BE janë arritur 4 marrëveshje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në samitin Ballkani Perëndimor-BE janë arritur 4 marrëveshje
Ballina 2Rajon / Botë

Në samitin Ballkani Perëndimor-BE janë arritur 4 marrëveshje

Kosova Times
Last updated: 2024/02/29 at 5:27 PM
Kosova Times Published February 29, 2024
Share
SHARE

Komisionari për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nënvizoi sot se janë katër marrëveshje që u arritën sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Ri të Rritjes.

Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama, Varhelyi tha se: “mendoj që sot ne patëm marrëveshje për katër fusha ku duhet të ketë rezultate sivjet. E para, ka të bëjë me SEPA-n, që do të thotë një rishikim tërësor i të gjitha aspekteve rregullatorë në vendet tona. Shikojmë tashmë që në fakt vendet po përgatiten për këtë gjë dhe që të jem i sinqertë nuk duhet të jetë shumë e vështirë për shembull sepse sistemi bankar kryesisht ka në vetvete banka evropiane”.

Sipas tij, “kjo do të thotë se ato duhet të aplikojnë të njëjtat rregulla që aplikojnë në vendet e tyre të origjinës, por sfida është sa shpejt do të mund të arrijmë ne që këto rregulla të bëhen konkrete në terren, pra sa shpejt mund të aplikohen ato, por mendoj që ka patur dakordësi të gjerë që kjo gjë do të arrihet sivjet dhe besoj se do të arrihet sivjet”.

Komisionari nënvizoi se marrëveshja e dytë ka pasur të bëjë me korsitë e gjelbra. “Me korsitë e gjelbra e kemi fjalën që të heqim të gjitha kohët e pritjes në pikat kufitare, që do të thotë se do të rregullohen procedurat doganore në mënyrë që të përshpejtohen kalimet në kufi në të gjithë rajonin. Ne tashmë kemi disa pika të kalimit kufitar që funksionojnë në formë të dyfishtë për shtete të ndryshme, por duhet ta zgjerojmë këtë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra ta shtrijmë në të gjitha vendet, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kjo është sërish një gjë që duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti dhe në këtë formë në mënyrë të konsiderueshme do të ulë kostot e biznesit për bizneset e ndryshme në vendet e rajonit”, sqaroi ai.

E treta fushë, vijoi Varhelyi tha se “ka të bëjë me punën kërkimore shkencore që do të thotë që të sjellim brezin tjetër të industrive të ndryshme në rajon, që do të thotë që inovacioni, hulumtimi, kërkimi shkencor, industri të ndryshme do të kenë nevojë për një, të themi në fakt për atë që do të quhej një qendër ku të jenë këto industri, një bërthamë ku këto industri të mund të mbështeten dhe kjo të krijohet këtu në Ballkanin Perëndimor. Po flasim për aspektet farmaceutike, për sektorin farmaceutik digjital, aty ku njohuritë për teknologjitë aplikohen çdo ditë”.

“E fundit dhe ndoshta nuk e di siç duhet shkurtimin, unë vetë e quaj rrjetin falas të internetit në hapësirat publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor, pra që të gjithë të kenë mundësi që të hyjnë në internet dhe ne këtë mund ta shohim edhe si pjesë të planit të investimeve ekonomike, i kemi fondet për këtë gjë dhe tashmë duhet t’i pajisim bashkitë me të gjitha mjetet e duhura që kjo gjë të bëhet realitet sivjet. Pra këto janë ato katër fusha prioritare për sivjet”, deklaroi komisionari i BE-së.

Ai shtoi se gjëja tjetër që u diskutua gjerësisht është çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm.

“Tashmë ne po presim që vetë rajoni të na sjell ide, çfarë duan vendet e rajonit që të ndodhë vitin e ardhshëm, ku janë pengesat për ekonomitë, për qytetarët, pra çfarë gjërash mund të arrijmë vitin e ardhshëm në atë 12 mujor që të arrijmë të tregojmë ndryshime të prekshme për qytetarët dhe kjo sa u përket financimeve, është përveç 30 miliard eurove, përndryshe kemi edhe 6 miliard euro, 2 miliard euro në grane dhe pjesa tjetër me hua. Pra, siç e tha kryeministri këto financime shtesë do të përcaktohen dhe do të jenë për të gjitha përpjekjet që duhen për reformat, për të sjellë vendet tuaja pranë anëtarësimit në BE”, përfundoi komisionari për Zgjerim.

You Might Also Like

Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe

Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm

‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin

Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”

Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht

Kosova Times February 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Scherzinger duket e pabesueshme me bikini shumëngjyrëshe në pushimet e diellit me Thom Evans pas fejesës

Kosova Times Kosova Times July 5, 2023
Ribashkimet emocionale nëpër botë të të ikurve nga Gaza
Italia gjobit kompanitë e energjisë për rritjen e çmimeve
Zulfaj: Nga mosheqja e masave ndaj Kosovës, BE humb kredibilitetin e saj
BDI: Dështoi plani për ekstradim të ushtarit të UÇK në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?