By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama kërkon bashkëpunim duke e lënë pas çdo konflikt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rama kërkon bashkëpunim duke e lënë pas çdo konflikt
Ballina 2Rajon / Botë

Rama kërkon bashkëpunim duke e lënë pas çdo konflikt

Kosova Times
Last updated: 2024/02/29 at 12:56 PM
Kosova Times Published February 29, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë po zhvillohen punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Në këtë samit po merr pjesë dhe ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini. Mogherini, do të jetë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hapur punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Rama ka folur për rrugë dhe frymë të reja bashkëpunimi mes shteteve të rajonit, ndërsa bëri thirrje për të lënë pas çdo konflikt. Rama u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të lënë pas çështjet komplekse mes tyre dhe të fokusohen te puna për transformimin e rajonit. Rama është shprehur se çështjet dypalëshe duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut, duke iu referuar tensioneve mes Kosovës e Serbisë.

“Është e qartë që mundësia e re që përfaqëson plani jashtë kornizës, na sfidon në gatishmërinë për fatin e përbashkët evropian. Mundësitë mund të merren apo humben. Duhet të angazhohemi pa kufizime. Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa vende në rajon janë në situatë komplekse për njëri-tjetrin. Disa nga vendet e rajonit përballen me çështje komplekse mes tyre, por ti lëmë pas këto për një punë bashkëpunuese e jetike që kemi para me synim për transformimin e rajonit. Çështjet dypalëshe mbeten, por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh e jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh. 10 vite me parë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në zyrën e Kancelarit në Berlin për të kapur të ardhme. Bashkëpunimi është një kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë përmes planit të ri të rritjes”, ka theksuar Rama.

Rama ka deklaruar se mes vendeve të rajonit duhet të vendoset gjithmonë paqja, pasi në të kundërtën rrezikojnë BE.

“Në planin e rritjes në fuqi, domosdoshmëria është e qartë, ose do të marrin masat e nevojshme që të ecim përkrah njëri tjetrit ose të dështojmë. T’u japim qytetarëve tanë rrugën drejt BE. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose kjo mungesë do na bëjë që të humbasim paqen. Më vete jemi të gjithë të vegjël. Së bashku mbartim rëndësi. Si mund të bëhemi më të lirë dhe më të mëdhenj nëse kamionët tanë duhet të presin ende 26 orë në ditë. Si mund të heqim këto barriera? A mos jemi dembelë? Të çmendur? Budallenj, apo çfarë jemi? A nuk është ende e qartë për secilin prej nesh se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE”, ka deklaruar Rama.

Varhely: Plani i Rritjes është ambicioz, rajoni duhet të ecë para

komisionari për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka deklaruar se Plani i Rritjes është ambicioz. Nga samiti BE-Ballkani Perëndimor ka deklaruar se ka ngelur dhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa shtoi se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Varhelyi ka theksuar se Plani i Ri i Rritjes pritet të dyfishojë ekonomive e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në 10 vitet e ardhshme.

“Procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë me kapitujt e ndryshëm të legjislacionit, pro është proces integrimi që do të thotë se ekonomia e BP të integrohet në BE që do të thotë që edhe BE duhet të ofrojë përfitimet që sjellë anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen pjesë e BE. Kjo është ideja që ne sjellim me Planin e Rritjes. Është plan ambicioz dhe kemi besim të plotë te vendet e BP që do arrini t’i merrni të mirat e këtij plani që ka mundësi të kontribuojë në dyfishimin e ekonomive të vendeve të Ballkani Perëndimor në 10 vitet e ardhshme. Që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë përpara vetë me shpejtësi, kjo do të thotë që të arrihen rezultate për ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë nëse ju i zbatoni të gjitha rregullat e BE”, ka deklaruar ai.

Koopman porosi Ballkanit Perëndimor: Keni vetëm një muaj kohë për të mbyllur reformat

Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka deklaruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor se duhet ritëm i lartë në punë në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE.

Ai u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave.

“Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi. Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre”, ka theksuar ai.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Kosova Times February 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deliu-Kodra dhe Qalaj: PDK fton kryeministrin Kurti dhe ministrat në inteprelancë për sigurinë – shteti po dështon të mbrojë gratë dhe vajzat

Kosova Times Kosova Times December 1, 2022
Ish-këshilltari i Trump: Ai nuk bën strategji. Ai bën gjithçka për të mirën e tij.
Protestë në Shqipëri pas dhunës së ushtruar ndaj një 3-vjeçareje
Osmani uron Çekinë për ditën e pavarësisë
Konjufca shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?