By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot mbahet seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për manipulim votash
January 24, 2026
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë
January 24, 2026
Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku
January 24, 2026
Ribollita
January 24, 2026
Supë kremoze me kungull
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Iran mban zgjedhjet e para pas protestave masive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Iran mban zgjedhjet e para pas protestave masive
Rajon / Botë

Iran mban zgjedhjet e para pas protestave masive

Kosova Times
Last updated: 2024/03/01 at 9:56 AM
Kosova Times Published March 1, 2024
Share
SHARE

Në Iran janë hapur të premten kutitë e votimit, për herë të parë prej protestave kundër udhëheqjes, më 2022.

Zgjedhjet e së premtes po konsiderohen si shumë të rëndësishme për legjitimitetin dhe mbështetjen kombëtare për udhëheqjen e Iranit – ndonëse pritet të ketë dalje të vogël.

Apatia në mesin e votuesve mbetet e lartë, pas një periudhe trazirash të lidhur me vdekjen e një gruaje të re, e cila ka vdekur ka qenë në mbajtje policore për mosvendosje të hixhabit në “mënyrën e duhur”.

Më shumë se 61.2 milionë njerëz kanë të drejtë vote.

Në këtë vend janë duke u zhvilluar dy lloje zgjedhjesh, njëra për deputetët e rinj parlamentarë, dhe tjetra për të zgjedhur anëtarët e Asamblesë së Ekspertëve.

Asambleja zgjedh dhe mbikëqyr figurën më të fuqishme të Iranit, njëherësh komandantin e përgjithshëm të ushtrisë, liderin suprem, i cili merr vendime kyçe për votuesit, sikurse liritë sociale dhe kushtet ekonomike.

Të enjten, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei – i cili është në pushtet për më shumë se tri dekada – i ka inkurajuar votuesit që të dalin në votime.

Ai ka thënë se mosdalja në zgjedhje “nuk zgjidh asgjë”.

Media shtetërore ka tentuar t’i inkurajojë njerëzit që të dalin dhe të votojnë duke krijuar edicione maratonike për kandidatët.

Megjithatë, dalja në zgjedhje pritet të jetë e ulët. Një agjenci për sondazhe publike, e lidhur me shtetin, ka parashikuar dalje prej 41 për qind për zgjedhjet parlamentare.

Nëse shifra është e saktë, ajo do të jetë më e ulëta në 12 zgjedhjet e fundit.

Prej protestave mbarëkombëtare të vitit 2022, dhe shtypjes së tyre nga dora e shtetit, atmosfera në Iran është bërë shumë e rëndë dhe publikut i është shtuar ndjenja e pakënaqësisë ndaj qeverisë.

Këtë vit, një numër rekord prej 15.200 kandidatëve kanë të drejtë të garojnë për 290 ulëset e parlamentit, por vetëm 30 prej tyre janë prej kampit reformist.

Ata i kanë përshkruar zgjedhjet si “pa asnjë kuptim, të padrejta, dhe joefektive”.

Të enjten, zyrtari amerikan Mathhew Miller, ka thënë se “një numër i madh i iranianëve” nuk kanë pritshmëri që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të drejta.

You Might Also Like

Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku

Dita e dytë e negociatave në Abu Dhabi – “Gjëmba” territoriale

Rrëshqitje dheu përfshin një fshat në Java Perëndimore

Strategjia e re e mbrojtjes së SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times March 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si po përpiqet Rumen Radev të bëhet Viktor Orbani i Bullgarisë?

Kosova Times Kosova Times June 2, 2024
FSK-ja demonstron aftësitë për intervenim në kushte të vështira dimërore
Në Gjermani, kontrollet u kryen në zyrat e filialit të Postës Ruse
Kurti para studentëve austriakë: Progresi i Kosovës, i njohur nga raportet ndërkombëtare
Hamza: Zotohem për të krijuar ambient miqësor për bizneset
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?