By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë
November 23, 2025
Spiunazhi i Kinës në Evropë po thellohet dhe është më i sofistikuar sesa pranohet
November 23, 2025
Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hezbollahut
November 23, 2025
Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’
November 23, 2025
Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një ish-diplomat amerikan pranon se ka punuar si agjent i Kubës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një ish-diplomat amerikan pranon se ka punuar si agjent i Kubës
Rajon / Botë

Një ish-diplomat amerikan pranon se ka punuar si agjent i Kubës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/01 at 9:35 PM
Kosova Times Published March 1, 2024
Share
SHARE

Një ish-diplomat amerikan i tha një gjykatësi federal të enjten se do të pranojë fajësinë për akuzat se ka punuar për dekada si agjent sekret për Kubën komuniste, një zgjidhje e papritur e shpejtë e një çështjeje që prokurorët e kishin quajtur një nga tradhtitë më të rënda në historinë e Shërbimit të Huaj të Departamentit të Shtetit.

Prokurorët dhe avokati i ish-diplomatit 73 vjeçar Manuel Rocha thanë se marrëveshja për pranimin e fajësisë përfshin një dënim, për të cilin është rënë dakord, por ata nuk zbuluan detaje të tjera në një seancë në gjykatë që u mbajt të enjten. Ai do të kthehet në gjykatë më 12 prill, kur është planifikuar të zyrtarizojë pranimin e fajësisë dhe të marrë dënimin.

“Jam dakord”, tha zoti Rocha, me pranga në duar dhe këmbë, kur u pyet nga gjykatësja Beth Bloom nëse dëshiron të ndryshojë deklarimin e pafajësisë. Prokurorët, në këmbim, ranë dakord të heqin dorë nga 13 akuza, përfshirë ato për transferime të paligjshme të parave dhe dhënien e deklaratave të rreme.

Seanca e shkurtër nuk hodhi dritë të re mbi pyetjen që ka rezultuar e pashpjegueshme që nga arrestimi i zotit Rocha në dhjetor: Çfarë bëri ai saktësisht për të ndihmuar Kubën ndërsa punonte në Departamentin e Shtetit për dy dekada? Ai ka shërbyer si ambasador në Bolivi dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në ambasadat në Argjentinë, Meksikë, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Seksionin e Interesave të Shteteve të Bashkuara në Havanë.

“Ambasador Rocha”, siç preferonte të quhej ai, ishte i njohur në mesin e elitës së Majemit për stilin e tij aristokratik, pothuajse mbretëror, që përshtatej me nivelin e tij të lartë të arsimimit në universitetet më të mira të Amerikës. Pas largimit nga Departamenti i Shtetit ai punoi si këshilltar special i komandantit të Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara dhe së fundmi si një mbështetës i fortë i ish Presidentit Donald Trump dhe i vijës së ashpër ndaj Kubës, një personazh që miqtë dhe prokurorët thonë se zoti Rocha e adoptoi për të fshehur besnikërinë e tij të vërtetë.

Peter Lapp, i cili mbikëqyri operacionet e FBI-së kundër Kubës midis viteve 1998 dhe 2005, tha se nga zgjidhja e shpejtë e çështjes përfiton jo vetëm zoti Rocha, por edhe qeveria, e cila do të mësojë shumë rreth depërtimit të Kubës në qarqet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Zakonisht në rastet e kundërzbulimit, i pandehuri akuzohet për spiunazh. Por zoti Rocha u akuzua për krimet më të vogla të veprimit si agjent i huaj, të cilat mbartin dënime maksimale nga pesë deri në 10 vjet burg, duke e bërë më të lehtë për prokurorët dhe zotin Rocha që të arrijnë një marrëveshje.

“Është një zgjidhje e favorshme për të dyja palët”, tha zoti Lapp, i cili drejtoi hetimin ndaj zonjës Ana Montes, zyrtarja më e lartë amerikane e dënuar ndonjëherë për spiunazh për Kubën. “Ai merr një shpërblim të konsiderueshëm dhe mundësinë për të parë përsëri familjen e tij dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të kryejnë një vlerësim të plotë të dëmit që nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e tij.”

Por marrëveshja u kritikua nga komunitetin kuban dhe disa ekspertë ligjorë që thanë se dënimi ndaj tij mund të jetë shumë i lehtë.

“Çdo dënim që e lejon atë të shohë përsëri dritën e ditës nuk do të ishte drejtësi”, tha Carlos Trujillo, një avokat në Majemi që ka shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Shteteve Amerikane gjatë administratës së Presidentit Trump. “Ai është një spiun i një armiku të huaj që u ka rrezikuar jetën amerikanëve.”

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentonte për këtë çështje.

You Might Also Like

Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë

Spiunazhi i Kinës në Evropë po thellohet dhe është më i sofistikuar sesa pranohet

Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hezbollahut

Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani

Një djalë në Itali u maskua si nënë e tij e ndjere për vite me radhë për të marrë pensionin e saj

Kosova Times March 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kasanof: Sulmet si ai në “Ibër-Lepenc” për të krijuar destabilitet

Kosova Times Kosova Times December 21, 2024
Netanyahu paralajmëron Iranin, teksa Izraeli sulmon jugun e Bejrutit
Intelektualë, gazetarë dhe aktivistë malazezë i shkruan von der Leyen: Ne kërkojmë sanksione kundër Serbisë dhe masa të tjera të nevojshme për të ndaluar shkatërrimin e Malit të Zi
Serbët e veriut e quajnë tradhtar Vuçiqin: Na shitët, nuk do ta bëjmë as Asociacionin tuaj
Në Rusi, rektori i katërt i universitetit u arrestua brenda një viti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?