By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Përkundër që kemi qenë viktima të gjenocidit, kemi zgjedhur paqen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Përkundër që kemi qenë viktima të gjenocidit, kemi zgjedhur paqen
Ballina 1Lajme

Osmani: Përkundër që kemi qenë viktima të gjenocidit, kemi zgjedhur paqen

Kosova Times
Last updated: 2024/03/01 at 5:54 PM
Kosova Times Published March 1, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin Diplomatik të Antalisë tha se Kosova ka shumë plagë të hapura nga lufta.

“Kemi tejkaluar pushtimin shekullor, kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima të krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në luftërat e Ballkanit, kemi qindra gra të përdhunuara. Përkundër kësaj dhimbjeje, kemi zgjedhur rrugën e dialogut, rrugën paqësore”, tha ajo, raporton RTKlive.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë në avancimin e diplomacisë në vend.

Shefja e shtetit, e cila po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë, tha se Kosova është shembulli më i mirë i demokracisë në rajon.

Tutje Osmani u shprehë se shembulli i ndihmës që i është dhënë Kosovës nga ndërkombëtarët duhet të ndiqet nga të gjithë.

“Në kohë trazirash, në kohë tensionesh është shumë me rëndësi të dihet se kush qëndron përkrah teje. Fuqia jonë është fuqia e partneriteteve tona. Si presidente kam kuptuar se distanca gjeografike nuk ka rëndësi. Nuk ka lidhje se sa larg jemi, mund të kemi miqësi e partnerë që do të qëndrojnë përkrah atëherë kur të duhen më së shumti. Derisa ballafaqohemi me konflikte në botë dhe janë gjithmonë të pafajshmit që vuajnë më së shumti, shembulli i Kosovës, ku shtetet e gjithë botës nuk i kanë mbyllur sytë dhe na kanë dalë në ndihmë, është shembull që duhet të ndiqet”, shtoi presidentja.

E para e shtetit të Kosovës është pjesë e panelit kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Nga Turqia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar që gjendet një zgjidhje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

E para e shtetit e cila po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë tha se nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon me paqe, atëherë kjo do të ketë pasoja edhe për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Osmanit, Rusia nuk do të ndalet vetëm në këtë shtet pasi synon ta zgjerojë konfliktin.

“Për çdo ditë që kalon dhe kjo u konfirmua edhe nga presidenti Zelenskyy, Rusia po e sheh Ballkanin si vend ku duan ta hapin një front të ri kundër perëndimit. Një prej rreziqeve më të mëdha të luftës është përhapja ose zgjerimi i konfliktit. Mu për këtë ne vazhdimisht e themi se ajo që ndodhë në Ukrainë nuk ndodhë vetëm brenda Ukrainës dhe se rezultati i kësaj lufte nuk do të jetë vetëm rezultat për Ukrainën. Mënyra se si përfundon kjo luftë do të vendosë një precedentë sepse nëse nuk përfundon në mënyrën e duhur, nëse nuk flasim për paqe të drejtë, kjo do të jetë shembull i tmerrshëm, jo vetëm për shtetet baltike, Moldavinë e Gjeorgjinë, por edhe për Ballkanin Perëndimor. Sepse Rusia e thotë shumë haptas, nuk do të ndalem vetëm në Ukrainë. Rusia është krejt transparente për qëllimin e saj, duan që ta zgjerojnë konfliktin”, shtoi Osmani.

Tutje ajo tha se Serbia është bërë dorë e zgjatur e Rusisë për të destabilizuar rajonin.

“Përtej faktit që jemi fqinjë me Serbinë, që fatkeqësisht jo vetëm tash së voni por për një kohë të gjatë, është bërë një dorë e zgjatur e Rusisë në përpjekje për të destabilizuar rajonin. Nuk mund të gjejmë ndonjë ndikim rus brenda Kosovës, e kjo na ka ndihmuar edhe në luftën tonë ndaj propagandës ruse, e cila është e stër-madhe në rajonin tonë. Historikisht Rusia është përpjekur të gjejë teren të pjellshme ku do të mund të zgjeronin konfliktin. Gjithmonë e kanë parë Ballkanin Perëndimor si një prej këtyre tokave pjellore për konflikt. Kemi pasur krizë pas krize në rajon për shkak se interesi rus ka qenë që ta kthejë rajonin tonë në të 90-at kur ka pasur luftëra e konflikte”, tha presidentja Osmani.

You Might Also Like

Turqia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi Detin e Zi

Gjermanët e KFOR-it me patrullime gjatë ditës e natës

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen arrestohet dhe rrihet në Iran

Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit pjesë e pandashme e territorit

Vihen në funksion nga KQZ-ja 23 kuti postare në shtete të ndryshme

Kosova Times March 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kjo është arma që amerikanët përdorin për të shkatërruar anijet e kontrabandistëve të drogës

Kosova Times Kosova Times November 11, 2025
Sot UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarë
Artyom Uss, i arratisur nga gjykata në Itali, tha se ishte në Rusi
Madonna publikoi videoklipin e këngës “American Life”, e cila u ndalua 20 vite më parë
Aeroplani amerikan Blue Ghost u ul me sukses në Hënë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?