Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kanë marrë pjesë në takimin e 10-të të Ministror të Këshillit Këshillimor që u mbajt në Baku, Azerbajxhan, këtë të premte.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Energjisë, Belinda Balluku, në një postim në Facebook, zëvendëskryeministrja, bën të ditur se po ashtu u zhvilluan edhe një sërë takimesh të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe energjetike.
“Mirëmëngjes nga Baku! Në nisje të një dite të rëndësishme, ku delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama , do të marrë pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe energjetike, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, por në rang europian”, shkruan Balluku. /Kosovatimes/